21 janari, Braçe: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin

8 Dhjetor 2023, 12:50Politika TEMA

21 janari, Braçe: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit,

I ashpër është treguar deputeti socialist Erion Braçe teksa fliste për 21 janarin, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve, gjatë qeverisjes Berisha. Teksa një pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, Braçe tha 21 janari është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit.

Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.

Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.

Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut. Prokuroria e Tiranës është tallur me hetimin”, tha Braçe.
Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.  Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

4 Komente

  1. c
    cicerima ankesah nga rama

    Nuk eshte prokuroria,qe u tall me masakren dhe te vraret,por jeni ju,Rama dhe skota juaj,qe vazhdoni ta beni ate masaker te pa denuar.Ata u ngriten dhe i vrane ne nje proteste paqesore,qe u inicua nga ju,por ju si frikacake dhe nga e kaluara komuniste, nuk dolet ne shesh dhe ta kryesonit ate,por vrojtonit neper cepa se cfare do te ndodhte.Dhe keta lloj gjykatesish.pa snje moral profesional dhe njerzor e dine shume mire se ju, tju kesh mik nuk te mbaroni pune,tju kesh armiq te hani mune,pra natyrshem do te mbrojne anen e saliut,kur ai mund dhe ti kercenoje tani dhe me te shkuaren e tyre,kur ata kane perfituar dhe i kane sherbyer ne menyre te verber atij.

    1. K
      Kika

      Ore njerez pa memorrje :A e mbani mend ngjarrjen ku doli ambasadori "mik me gishtin ne bythe" dhe deklaroi qe protestuesit ishin te dhunshem ,apo nuk keni memorrje?Vazhdoni memiopi ku nuk kuptoni qe Rama nuk i jep urdhera si Berisha ,drejtesise!Nuk e quan drejtuesin e SPAK-ut Lavir Bulevardi apo Horr Bulevardi edhe pse ky organ le shume per te deshiruar! Rama nuk e ka quajtur killerin Sali "Burre shteti" apo urdherzbatuesin "Yll ne ngjitje" perkundrazi i ka demaskuar deri sa populli i urren dhe nuk i shikon dot!

    2. I
      Ilir

      Je burr me karakter Brravo per ato prinder

      1. P
        Patrioti

        Ik ore Brace sewna hape Barnum

        Lini një Përgjigje