“Për ne socialistët, 21 Janari është plagë”- Ulsi Manja: Ndihemi të lehtësuar pas vendimi të Strasburgut!

8 Dhjetor 2023, 12:23Politika TEMA
“Për ne socialistët, 21 Janari është

Partia Socialistë është duke mbajtur Kongresin e jashtëzakonshëm të saj në Pallatin e Kongreseve, ku pas fjalëve hyrëse, ka nisur diskutimin në panele.

Pjesë e panelit të parë, për të folur për Reformën në Drejtësi, është ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili a prekur edhe 21 Janarit dhe vendimin Gjykatës së Strasburgut.

Ai ndër të tjera tha se ajo ngjarje për socialistët ka mbetur plagë, por sot ata janë më të lehtësuar pikërisht për shkak të atij vendimi të Strasburgut.

Për çdo njëri të lirë drejtësia për  21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe demokracisë.

Për ne socialistët, 21 Janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndjehemi pak të lehtësuar pasi vendimi i Gjykatës së Strasburgut më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë.

 Vendimi i gjykatës evropiane, dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën.

Jo më kot paneli nis me drejtësinë, pasi te drejtësia e ka zanafillën krijimi i shtetit.

Votën e 2013, e faktuam përmes një përpjekje të madhe, për t’i dhënë vendit drejtësi, që nuk e ka pasur që nga 1912,” tha ndër të tjera Manja.

1 Komente

  1. p
    pirdh te cfryhesh

    Ulsi te ka mbetur me,ndonje rob nga fisi tend pa sistemuar,ne administraten shteterore?

    Lini një Përgjigje