“Ne na duhen të paktën tre garanci”, Rama: Nuk do të futemi në BE nëse nuk do të kemi një drejtësi europiane

8 Dhjetor 2023, 17:18Politika TEMA
“Ne na duhen të paktën tre garanci”, Rama: Nuk do të

“Shqipërisë i duhen tre garanci, një vend i gatshëm për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e organizmit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë”, është shprehur kryeministri, Edi Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera Rama u shpreh se ne nuk do të arrijmë të bëhemi pjesë e familjes europiane nëse nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane.

Rama u shpreh se nëse PS nuk e ngre më lartë kërkesën ndaj vetes progresi vihet në një diskutim serioz fakt të cilin kryeministri jua rikujtoi të gjithë anëtarëve të partisë së tij.

Edi Rama: Pas 10 vitesh të pandalshme përballjeje në çdo hap me faktet e të shkuarës unë nuk dua as të përsëris ato që u thanë as t’ju marr më shumë kohë me ndryshimin si dita me natën mes të sotmes dhe të djeshmes. Dua  të përqëndrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes, për Shqipërinë, shtetin dhe partinë. Unë besoj që me gjithë vlerën e shtuar që kemi krijuar, me punën e bërë Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne Partia Socialiste nuk do të fokusohemi me të gjithë forcën te krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pandalim.

Mereni me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull që sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet  i gjithë ky progres. Prandaj ne na duhen të paktën tre garanci: një vend i gatshëm për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e organizmit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë.

Dua ta besoni se për ne asgjë nga kto që u thanë dhe u panë nuk mund të jetë mjaft. Do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër, do të risim turizmin patjetër, do të bëhemi eksportues neto të energjisë patjetër, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane.

As nuk do ta bëjmë këtë vend një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit jogradual dhe jo thjeshtë në aspektin teknologjik, por në qasjen, filozofinë e qasjes së institucioneve ndaj idesë së progresit dhe as nuk do ta bëjnë këtë parti një forcvë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë fitoret elektoralë të rradhës me disa kundërshtarë as të gjallë as të vdekur të cilat, fitoret aq sa vlejnë duke na dhënë mundësinë të udhëheqim vendin aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës jetike ndaj vetvetes si forcë udhëheqëse duke e lënë progresin pa asnjërën nga garancitë sepse nëse PS nuk e ngre më lartë kërkesën ndaj vetes atëhere nuk ka as kush e bën gati Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, as kush i përkushtohet kapitalit njerëzor të shoqërisë.

Gadishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në familjen europiane, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot dhe jo për pak vitë të tjera pazgjithshmërisht të lidhura me këtë parti prandaj çdo kush që ka një detyrë për këtë parti duhet t’i vërë gishtin kokës së vet çdo dit, unë ja vë dhe t’ja kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS ndalon ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz, në një botë, në një rajon ku çdo ditë që dikush ndalon distancën me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madh sesa ç’ndodhte në kohëra përpara kësaj.

4 Komente

  1. v
    viktor

    Shqiperia nuk e meriton Europen pa qene ti ne burg,se je hajdut.

    1. P
      Parruca

      Cfare do te thote « drejtesi europiane »? Se ne France p.sh qe eshte 1 nga 2 lokomotivat e BE-se rreth 54% e popullsise nuk kane besim te drejtesia. Dhe kjo sepse drejtesia ne France eshte pjeserisht funksionale. Vonesa monumentale gjyqesh si ne Shqiperi, vendime skandaloze, kriminele qe lirohen me kusht etj. Tani jo se Shqiperia eshte lule, por edhe shume shtete te BE-se jane po aq mut si Shqiperia. Ne kishim Lazaratin ku nuk hynte policia, por ne BE ka lagje te tera ne cdo qytet ku nuk hyn policia.

      1. R
        Real

        Dhe jo vetem nuk e meriton, por as nuk do ta arrije pa u zhbere gjithe sekti hajdut i ripjelljes me ty ne krye si hipokrit i neveritshem.

        1. S
          Socialisti pa testër

          Po të dëgjoja dhe live dhe gjithçka në parim qëndron,por para socialistëve retorika jote eshte krejt populiste. Të ndërtorsh retorikën duke përjashtuar vehten në zbatimin e drejtësisë ,apo rregullave të lojës brenda një shteti ligjor funksional,është thjesht të tallesh me njerzit dhe t’u besh lavazh truri socialisteve. Gjith sa fole do te kishte vlere në momentin e pare te marrjes se pushtetit,por ti o ‘nastradin’ ke 10 vjet qe je ne pushtet dhe ćfar ke bërë!? Asgje, perveç se një fasade te kallangjosur ngjyrash per reklame,ku qytetari shqiptar i friksuar ,i trembur nga ‘sistemi i tallavasë’ i trembet gjithçkaje,sepse eshte me shume se kurre i pambrojtur e pa dinjitet,prandaj dhe vendos te iki nga syte kembet neper bote ,te laje dhe halet,por te jetoj i mbrojtur nga ligji dhe me dinjitetin e munguar. Çfar bere ti,kur gjoja po dixhitalizon sherbimet,por qe ato dyert e institucioneve jane te mbyllura gjithmone kur ke nevoje te pyesesh ,te sqarohesh ,te ankohesh per padrejtesite qe po na shtohen çdo dite. E pra edhe ketij dixhitalizimi ne dukje,ne permbajtje e zbatim eshte tallava se nuk ka zgjidh gjith hallkat e mosfunksionimit. E mora si shembull kete dixhitalizimin,se e ke si merak,medemek po lufton korrupsionin,por ana e vertete e medaljes ,eshte kontrolli me ‘dore te hekurt’ i qytetarit te thjeshte,qe nuk arrin te zgjidh më padrejtesite me te cilen ndeshen çdo ditë. Nëse do shtet ligjor funksional,mos e bej ate me thirje e VKM -ëra,apo me aksione duke iu lutur institucioneve te punojnë, Jo,mblidh një grup juristesh dhe të ndertojne gjith programin ligjor per çdo institucion në detaje deri në zbatim,duke parashikuar çdo lloj thyerje disiplene ligjore deri te etikes te punonjesit te administrates. Por se pari duhet te rishikohen me ligj ne detaje autoriteti dhe kopetencat të presidentit,i kryeministrit ,i ministrave dhe gjithe zinxhiri deri ne baze. Sepse nuk mundet qe nje president,te mbaj peng siç ka ndodhur më parë,te mos firmose propozimet qe vijne nga parlamenti,duke ditur se jemi republike parlamentare,ndryshe ketu ka kontradikte,nje president karagjoz apo arrogant,luan si macja me miun dhe bën qesharake vehten,por perdhos autoritetin e parlamentit. Kryeministri,nuk mund të vendos VKM-ra,apo të punojë me PPP-të,vetëm se ja lejon ligji,qe gjithsesi duhet të ishte i kufizuar,apo ne raste urgjente te dukurive madhore( si demet e natyres). Ministrat duhet te marrim vendime kolegjiale dhe duhet te rregullohet me ligj,çdo levizje duke parashikuar gjithe veprimtarite brenda cdo institucioni ne menyre qe zbatimi mos te le ekuivoke. Po keshtu,duhen ligje per te kontrollu zbatimin e ligjit nga cdo investitor strategjik,ndaj çdo koncesioni,apo bashkpunuesi me qeverine,se pikerisht rastet e fundit me te cilen eshte marre SPAK ,si me inceneratoret,koncesioni sterilizimit,tregojne per nje vakum te thelle ligjor ne kontrollin e zbatimit. Nje rast si shembull mund t’a jap une. Ne bllokun tone vjen nje grup pastrimi nje here ne tre jave a nje muaj se nuk i kam mbajt pishen dhe mbajne nga nje qese plehrash ne dore dhe bejne sikur pastrojne dhe nje ‘qehaja’ qe filmon ato momente. Por cfar bejne ,pasi fshije apo mbledhin ca gjethe ,hedhin pastaj nga nje firme ne dokumentin qe mban ‘qehajaji’ dhe me pas largohen. Rrugen,oborrin dhe gjithcka rreth e rrotull e lejne siç e e gjejne duke e lënë me letra e pislliqe pa fund.Kush i kontrollon këta!, Këta marrin lek nga bashkia qe jane taksat tona. E pra ja si funksionon edhe një konçesion i tillë. Nese deri më sot ju z.kryeminister siç thua,don te shohesh me shume rezultate nga drejtesia e re,atehere mos u anko,se ke 10 vjet qe mund te reegulloje ca ligje ne parlament,duke i diktuar,apo propozuar nje pakete dinjitoze ligjore qe te rrotullohet perreth ruajtjes se qytetarit dhe jo mbrojtjes se oligarkeve,koncesionareve dhe gjith asaj pjese te shoqerise qe jane bere te pasur e ‘te suksesshem’ duke vjedhur edhe nga vakumet ligjore. Pse psh,nuk e ngrini zerin ju dhe te ndryshoni ligjin për sjelljen e parlamentareve ne parlament.!? Nje sjellje e rendomte dhe jo dinjitoze në parlament,jep mesazhe negative ne shoqerine shqiptare,eshte kosto e shtuar per qytetarin dhe mungese sigurie per te. Kjo per ju si kryeminister duhet t’ju shqetesoje me shume se çdo gjë tjetër dhe pasi te rregulloni këtë dhe parlamentit t’i kthehet dinjiteti i duhur,atehere duhet te uleni fort te punoni me legjislativet per te bere ato qe s’bere ne 10 vjet,te pakten ne 10 muaj dhe atehere do te shohesh se nuk eshte nevoja më të zgjatesh me retorike,për të bindur,institucionet,kompanite,qytetaret ,per te punuar duke i urdhruar e duke i ‘shantazhuar’,se perpara ata do kene tashme ligje pa ekuivoke dhe secili do te gjendet para nje ligji qe nese e shkel kushdo qofte pergjigjet i barabarte para ligjit.Kështu mund te punohet si institucionet europiano perendimore qe funksionon si nje sahat dhe jo me thirhje retorike. Ky eshte në të vërtete shteti ligjor funksional ,që perendimi zbaton dhe qe ju e merrni si shembull pozitiv ne retoriken tuaj,kur e di shume mire se retorika nuk i ben punë. Ti je një ‘shofer i një makine me pjeset e pa montuar” dhe ke hypur e je në timon dhe iu thua gjithe pjeseve te makines ,”punoni” që të eci makina. Po si,kur juve ju duhen specialistet ( juristet )për t’a montuar ( paketa ligjore),pastaj te mjafton pa folur,mjaft këmbën në gaz ( ligji) dhe gjithçka lëviz dhe makina (shteti) ,ka për të ecur(funksionuar).

          Lini një Përgjigje