Balla në Kongresin e PS: 323 efektivë të arrestuar në kuadër të procesit të pastrimit të policisë

8 Dhjetor 2023, 16:20Politika TEMA

Balla në Kongresin e PS: 323 efektivë të arrestuar në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se do të ndjekë personalisht proceset gjyqësore të personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Ndërsa duke folur për sigurinë në vend, Balla tha se numri i vrasjeve kriminale në vend ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me një vit më parë. Më tej shtoi se në bashkëpunim me SPAK po zbardhen ngjarje kriminale të ndodhura dhe se goditjet ndaj grupeve kriminale do të rriten.

“Do të ndjek proceset gjyqsësore në ngarkim në 101 të arrestuarve për zjarrvënie të qëllimshme. Kërkojë dnime ekzemplare për kdëo që është i përfshirë në krime barbare. Në territorin e vendit nuk do ketë më feude që janë të fortë mbi qytetarët . Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritete kryesore. Goditjet ndaj grupeve kriminale do të vazhdojnë të intensifikohen. Në bashkëpunim me SPAK po çmontohen ngjarje të rënda ku janë përfshirë grupe kriminale.   Ka një rënie drastike të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti. Ndërsa viti më i mirë i atyre që sot bëjnë rrëmujë në Kuvendin e Shqipërisë ishte 124 vrasje kriminale. Indeksi europian mbi sigurinë publike e përcakton Shqipërinë shumë më mirë se vendet e BE-së. Deri në këtë moment që flasim, operacioni Tempulli ka goditur mbi 20 grupe kriminale dhe ka vënë në pranga mbi 400 persona”- tha Balla.
Ndërsa tha se do të ketë një praktikë të re penale për personat që ushtrojnë dhunë ndaj policëve apo kundërshtojnë urdhrin e tyre, Balla tha se do të ketë një bashkëpunim me drejtësinë për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Duke u përqendruar tek procesi i vetëpastrimit të policisë, Balla tha se në javët e fundit, deri më tani janë arrestuar 323 efektivë në kuadër të këtij procesi.

“Deri tani janë 323 punonjës policie të arrestuar apo të proceduar në kuadër të procesit vetëpastrimit të policisë. E ardhmja nuk do ketë krahasim me të sotmen”- tha Balla.

1 Komente

  1. R
    Real

    More ti hajdut dhe kriminel keto shifra thuaja krye hajnit te ripjelljes se ne e dime se krimi e korupsioni kane hyre ne palcen e shtetit te ripjelljes

    Lini një Përgjigje