Rama i përgjigjet Greqisë për "Belerin": Qëndrimi ynë nuk ndryshon, edhe po na bllokuan në Bruksel nuk do kthehem i mërzitur

8 Dhjetor 2023, 17:11Politika TEMA
Rama i përgjigjet Greqisë për "Belerin": Qëndrimi

Nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, kryeministri i vendit Edi Rama ka sjellë në vëmendje faktin që Greqia e ka lënë pezull opinionin e vet për ta çuar më tej procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë pavarësisht paralajmërimeve të Greqisë përsa i përket çështjes “Beleri”.

“Unë nuk do të pranoj ta besoj se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë dhe profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 1 mijë vetësh në të gjithë sistemin e shtetit tonë që ka përfaqësuar me dinjitet e me seriozistet Shqipërinë përgjatë këtij viti në tryezat e dialogut në Bruksel”, ka deklaruar Rama.

Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e Këshillit Europian me Ballkanin Perëndimor me kokën lart dhe me bindjen në meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e Kongresit Europian si dhe të përshëndetura pa asnjë rezervë nga 26 shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Vetëm një shtet e lënë pezull opinionin e vet, jo për rezulatet e pamohueshme të Shqipërisë për hir të së vërtetës, por për një arsye të mosarsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia. Historia dihet dhe nuk ka nevojë të humbasim kokë dhe sot duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 Dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 Dhjetorit.

Ky qëndrim nuk do të ndryshojë, jo sepse ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne. Drejtësia për Shqipërinë është sot si uji që sa ka nisur të dalë në shkretëtirë, ku brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë.

Unë nuk do të pranoj ta besoj se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë dhe profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 1 mijë vetësh në të gjithë sistemin e shtetit tonë që ka përfaqësuar me dinjitet e me seriozitet Shqipërinë përgjatë këtij viti në treyezat e dialogut në Bruksel për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve dhe duke provuar me fakte gatishmërinë e Shqipërinë për ta vazhduar më tutje procesin e negociatave duke çelur grupkapitullin përkatës.

Juve të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë, dua të ju them sinqerisht se në rast se kjo ndodh, unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar për Shqipërinë, edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë, në rast se ndodhë, nuk do të vonojë dot asnjë ditë procesin e anëtarësimit tonë në BE, madje dhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces dhe për ta bërë gati Shqipërinë për BE-në edhe më përpara se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë", tha ai.

38 Komente

  1. L
    Landi

    Ti je njeriu qe per Momentin i di heshe kesaj Shqipnie.Me vone nuk e di kush do vije:Ai Veliaj me duket i zgjuar por jo Garib dhe Trim si ti.Prandaj shpresoj per te miren e Politikes Shqiptare ti i duhesh atij vebdi dhe per disa vite.Do isha njeriu me i gezuar ne Bote ,po te shoh qe kjo Drejtesi te Zbardhi Vrasjen e Janarit:Gerdecin:Vrasjen e Kosta Trebickes dhe Remzi Hoxhes:97 e Saliut:Vjedhjet tek Rruga Arbrit:CEZ in e famshem,etj,etj,etj.Shqipnia behet me durim.Pershendetje nga Canadaja Larget.E di qe do dali ndonjeri Berishist te me shaje,:E shara eshte per Injorantet e Lindur qe edhe sot me 8 Dhjetor thone Ai qe Pruri Prulalizmin,Pra per Sali Ram Berishen,dhe kjo eshte kulmi Injorances se Idioteve te Saliut ne Shqipni.Me rrespekt nga nje i larguar mbas 97 te Komunistit Sali.

    1. b
      ben.

      Bravo Rame. Nga europa ne 10 vjet mund te fitosh 200.000 milione euro. Nga bashkia qe ka zgjedhur belerin fiton 1 miliarde euro per 2 -3 vjet. Vetem te jesh budalla te duash europen. Ja turqit nuk i ka gjetur gje pa europen , as turkmenistanin, as kongon.

    2. a
      american23al

      Bravo Rama.! Ne nuk jemi kopeshti i Greqise qe te vendose se cfare duhet ose jo te bejme, une ne disa gjera nuk pajtohem me ju , gje qe eshte normale por per kete rast jam pas teje 100% dhe denoj me force qendrimet e sotme te opozites antikombetare per mos me thene trathtare e idealeve democratice qe aspirojne te gjithe shqipetaret.

      1. B
        Ben

        Kandidati kriminel i plakut Mere bllokon negociatat, o zot medet fshataret grek. Prap Sali muti antishqiptari.

        1. S
          Spiro Terbufi

          Me mire te vidhni pronat e bregut se te hyje Shqiperia ne BE ,ajo dihej

          1. A
            Aron

            Po mor, se Saliu me Bollanon nuk i vodhi kur e drejtonin Himaren.

          2. M
            Maloku

            Do gezohet karjani.

            1. Z
              Zenuni

              Rama ben si gangsterr ,,,,te tjeret jan pasuruar me dallavera te medhaja ,,,,ngeli puna per belerin qe nuk ka ber asgje,,,,,qindra mij metanaste ne greqi u jan bllokuar lejet e qendrimit per kapricot e Ram spiro kolekes,,,,

              1. Roberto

                Te lumte ! Keto pergjigje na kane munguar prej vitesh. Nje fjale e te huajve na ka zbrapsur por kjo kembengulje per te patur nje shtet. Kryeministri Rama sado i keq qe mund te jete per nje pjese dhe sado i mire eshte per nje tjeter ka treguar dhe po tregon qe eshte personi i duhur qe ka fituar simpatine ne arene nderkombetare si askush tjeter ne keto 111 vite te krijimit te shtetit Shqiptar. Faktet flasin vete qe nga Merkel qe ka vizituar Shqiperine dhe e gjithe elita e Komunitetit Europian bashke me Presidentin e pare Frances Manuel Macron per mos hyre pastaj tek te tjeret qe jane po aq te rendesishem ne arenen nderkombetare. ????????????????????????????????????????????????.

                1. 3
                  3 2 1

                  E di që për diplomaci e kortezi, i kthen këtë përgjigje të kujdesëshme Greqisë. Zoti Rama, ne shqiptarët, duam fqinjësi të mirë me Greqinë, dhe ashtu duhet, por greku ne na urren në kulm, ka patur,ka dhe do të ketë qëllime ekspansioniste me Shqipërinë, a thua se s’është ngopur nga ato troje që na ka marrë dhe kërkon të tjera. A mos duhet t’i tregojmë vëndin se ku e ka Greqia ndaj nesh ? Greqia të na rikthejë të gjizha trojet e grabitura shqiptare që ishin para vitit 1913. Greqia është shtet hajdut, dhe me hajdutët flitet ndryshe, dhe nuk ulet kurrizi. Himarës ti hanë mutin, langot.

                  1. X
                    Xyz

                    Fat qe ju kemi Kryeminister. I nderuar! Suksese!

                    1. G
                      Gjeli

                      PS ne pushtet deri ne vitin 2099

                      1. v
                        vizioni

                        Sy topi Miço i Taqit i ka versulur Erdoganin ,Rama duke i dhene ultimatum ne takimin e tyre:Ose Shqiperia ne BE dhe pasketaj bisedojne per problemet tona,ose Kreta eshte e jona pasi na e keni vjedhur pabesisht,duke na bere kete qe kerkoni sot ti beni Himares duke blere prona e populluar me greker token shqipetare e pastaj duke pretenduar per Himaren si teritor te Greqise!Ky eshte plani i kishes orthodokse Greke dhe pinjollit te saj denbabaden familjes Miço-takis!Kaq te poshter jane Greket sa qe edhe pse perflitet qe Kostandinos Miçotakis i ati i qirje Qirjakos,ka deklaruar qe e shoqja Maria Janku (januku)ka rrenje Arvanitase!

                        1. R
                          Real

                          Po normal qe nuk do kthehesh i merzitur sepse ky eshte qellimi yt o hipokrit i neveritshem, o vellai siamez i ministrit te propogandes te Miloshevicit

                          1. B
                            Balona

                            O Putin I vogel, "villai i Vucicit" u provua dhe nuk funksionoi. Thuaj dicka te re. Dhe te jemi realist hipokrizi eshte te besh "patriotin" me Greqine e nga njera ane e nga tjetra tí falesh detin...apo jo?

                          2. T
                            TaRrasLala

                            Po pse te merzitesh ti o bos si ne EU si jashte EU ti njesoj e ke.

                            1. A
                              Aron

                              Je i madh! Ne jemi Europian, zanafilla e Europes. Ne BE as vete ata qe jane atje nuk duan te rrine. Shume Europian vijne rrine ne Shqiperi se ka me pak pengesa se ne BE. Shqiperia duhet te vazhdoje investimet, rregullimet dhe ngritjen e ekonomise. Te tjerat do vijne ne kohen e duhur.

                              Lini një Përgjigje