Reforma në Drejtësi, Ngjela: Është strukturuar e ndërtuar nga Uashingtoni! Socialistët zgjodhën të mos prishin raportet me Amerikën

9 Dhjetor 2023, 10:20Politika TEMA
Reforma në Drejtësi, Ngjela: Është strukturuar e

Nga Kongresi i PS kryeministri Edi Rama teksa foli për reformën në drejtësi tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013.

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV deklaroi se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.


“Socialistët e kanë sforcato sepse s’mund të prisheshin me Amerikën. Natyrisht ky është momenti politik që secili e diskuton në mënyrën e vetë. Atyre iu ra barra për ta miratuar. Ai nuk gënjen deri këtu, po të donin krijonin një krizë të brendshme dhe nuk e miratonin.

Tani ç’është reforma në drejtësi. Është shpëtimi i Shqipërisë. Sepse këtu ne na ka marrë frymën korrupsioni. Të keni parasysh zonjë se cdo shoqëri që pushtohet nga korrupsioni nuk ecën dot përpara.

Roli është i Washingtonit por këta nuk i ranë ndesh. Vullneti i tyre është por reforma është strukturuar ndërtuar nga Washingtoni. Ke fjalimin e Blinken që tha se SPAK e kemi ne dhe reformën në drejtësi. Nuk kanë urdhëruar ata kanë strukturuar përmes ekspertizës”, tha Ngjela.

 

2 Komente

  1. N
    Ndoi

    Humor bajat ky i Tak Ngjales!Ky i bie fyellit gjithe diten!Te zgjuarit e kane lene kete vend,trimat i vrau Saliu ne 97 ,ndersa budallenjte dhe qente e kazaneve te plehrave i ka mbledhur dritarja e kazanit mediatik! Ja perse Saliu kakaris akoma.

    1. I
      Italia si moter

      Mire e ke more avokat koti po mos te donte Edi nocrrokun bente amerika ,shiko se cfar beri ,nje mut te madh ata qe ishin ne kohen e sales ata jane edhe sot ju e dini qe dumani dhe kataj heyuan si getdecin dhe 21 janarin ,e cfar prisni ? Asgje nje vtime ne uje .

      Lini një Përgjigje