Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, bëri një krahasim mes Kongresit të socialistëve dhe Kuvendit të Rithemelimit.
Sipas Klosit Kongresi i PS donte të tregonte ecurinë e qeverisjes dhe planin e reformave që do të ndërmerren në të ardhmen.
Nga ana tjetër Kuvendi i Rithemelimit, donte të tregonte që opozita po bashkohej dhe këtë nuk e realizoi dot, pasi grupimi i Gazmend Bardhit nuk mori pjesë, tha Klosi.
“Çfarë kërkuam të bënim ne në Kongres dhe çfarë kërkonte të bënte ajo pjesë e opozitës në Kongres.
Ne kërkonim të bënim sa të gatshëm ishim të shkonim drejt 2030 me disa reforma, me aktivitete dhe punë dhe me konsolidim të jetës së brendshme në PS.
Pjea e opozitës kërkoi të bënte Kongres me idenë që a do bashkohej.
Në atë Kongres e rëndësishme nuk i ishte çfarë thanë njerëzit, se te ne bëjnë komplimenta për Edi Rama, ndërsa tek ata nuk u dalin më komplimentet për Sali Berishën.
Nuk janë problem komplimentet. Në një organizatë glorifikimi i liderit është një nga aspektet e organizatës.
Në rast se ne kishim këtë mesazh, që jemi të përgatitur, pavarësisht problematikave, por është e gatshme të qeverisi gjatë këtë vend partia tjetër donte të tregonte se po bashkohej. Dhe atë që donin të tregonin nuk e realizuan dot, pasi nuk u bashkuan.
Donin të tregonin se donin të bashkoheshin dy ng atre copa, pork jo gjë nuk ndodhi”, tha Klosi në emisionin Review në Euronews Albania.
Nuk mund te behet krahasim, e pamundur, se 0 mund te krahasohet vetem me 0. Ia ke futur kot o Blendi.
Eh mor lakej te ish komunisteve,tani pionere te enverit,vazhdoni te censuroni qendrimet objektive.
Nuk kane asnje dallim ne thelb. Njeri eshte i bandes qe ka udhequr vendin prej shume kohe, tjetri i bandes se hajnave te ripjelljes ne pushtet.