Rrëfimi i pazakontë, si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori nuk flet kurrë për të shkuarën e tij

11 Dhjetor 2023, 09:16Politika TEMA
Rrëfimi i pazakontë, si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit

Ka ndodhur shumë kohë më parë, por ende mbahet mend dhe tregohet nga banorët e malësisë së Pukës. Bëhet fjalë për vrasjen e priftit të fshatit Berishë, nga gjyshi i kryeministrit aktual, Sali Berisha, çka më pas do të sillte edhe largimin e tyre përfundimtar nga kjo zonë dhe vendosjen e tyre në Malësinë e largët të Gjakovës.

Është fakt se banorët e zonave malore të veriut të vendit janë përfshirë shpeshherë në hasmëri të ndryshme që jo rrallëherë kanë zgjatur edhe më tepër se një shekull, por historia e familjes Berisha do të ishte unike.

Kjo për faktin se shënohet e para herë që dikush nga banorët ngre dorë kundër priftit. Kjo do të thotë që edhe pasojat do të ishin më tepër se një vrasje për gjakmarrje, pra një “damkë” që shoqëron familjen e kryeministrit prej më shumë se një shekulli.

Ndre P. 67 vjeç, e ka origjinën familjare, pikërisht nga ky fshat, por prej rreth 20 vitesh jeton në kryeqytetin belg, Bruksel. Para disa vitesh ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Fatos Mahmutaj:

Tregon Mahmutaj, publikuar në DITA:

“….Takohemi me të në një bar-kafe në lagjen Uccle ku bashkëbiseduam rreth ngjarjes së vjetër, çka po e botojmë më poshtë. Në marrëveshje me të intervistuarin po ruajmë pjesërisht anonimatin e tij, pasi ai vetë pretendoi se një pjesë e mirë e familjes së tij jeton ende në fshatin e origjinës si dhe në qytetin e Pukës.

Ky rrëfim, bie ndesh edhe me atë që tregon vetë kryeministri, i cili nuk ngurron as të hiperbolizojë shpesh kur tregon për fëmijërinë e tij. Ai flet shumë pak, për të mos thënë fare, për origjinën e tij. Edhe kur i përmend, ai flet sipërfaqësisht, aq sa të jep përshtypjen se fsheh diçka. Ndoshta këtë më poshtë…

Nga është origjina e familjes tuaj?

Nga Berisha e Madhe e Pukës. Por prej shumë vitesh familja ime është zhvendosur nga andej dhe tashmë jetojnë të shpërndarë në disa qytete të mëdha. Një pjesë e fisit tonë ka mbetur ende në fshat dhe jetojnë atje në kushte të vështira, pasi mungon thuajse fare infrastruktura.

Përse mendoni se mungon infrastruktura, kur gjatë fushatës elektorale kryeministri ka pohuar se rrugët janë ndërtuar në çdo fshat të Shqipërisë?

Kryeministri mund të deklarojë çfarë të dojë, por është fakt që në zonën tonë nuk ka investuar. Aq më tepër që edhe origjina e tij është nga ky fshat.

Nga ky fshat? Origjina e Berishës dihet që është nga fshati Viçidol i Tropojës.

Kjo është e vërtetë vetëm për kryeministrin Sali Berisha, ndërsa babai i tij ka lindur në Berishë të Pukës. Saktësisht nuk e di vitin, por sipas asaj që tregohet ende në fshatin tonë, ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, pra rreth 100 vjet më parë. Gjyshi i Berishës ka vrarë priftin e fshatit dhe për këtë shkak është përzënë që andej dhe është vendosur në Viçidol të Tropojës.

Përse janë përzënë, dhe nuk është zbatuar kanuni me vrasje siç ndodh rëndom në malësi?

Sipas asaj që tregohet në kohën që ka ndodhur krimi, Shqipëria ishte përfshirë në shumë rrëmuja që kishin të bënin me vitet e para të shtetit dhe kohën e turbullt para luftës së parë botërore. Por duke mos pasur zgjidhje tjetër banorët e fshatit, pasi e gjykuan rastin në bazë të Kanunit vendosën që familja e vrasësit të shkishërohej dhe pastaj të përziheshin nga fshati. Ky është fakti që pjesa e mbetur e fisit Berisha në Pukë i përkasin besimit katolik, ndërsa familja e kryeministrit besimit musliman. Pra në fisin e tyre gjysmat janë katolikë dhe gjysmat muslimanë.

A mban lidhje kryeministri Berisha me kushërinjtë e tij nga Berisha e Pukës?

Po, besoj se po. Kjo për faktin se disa prej tyre i ka shpërblyer duke iu ofruar poste të ulëta apo disa vende pune modeste. Por fshati ka mbetur një nga më të varfrit në zonën e Pukës.

Të rikthehemi edhe njëherë tek përzënia, çfarë pasojash të tjera patën ata?

Fisi i tyre ka qenë i madh dhe i fortë, çka siç duket ndikoi edhe mos ekzekutimin e gjyshit të Berishës, por u mjaftuan me përzënie. Fundoja nuk kishin çfarë t’i bënin zemërimit të fshatit, pasi e kishin prekur atje ku nuk mund të shfajësoheshin, aq më tepër që prifti mbante me bukë gjithë njerëzit, përfshi edhe familjen e vrasësit. Sipas asaj që tregohet, hipotezohet se shkak për krimin ishte fakti se prifti e kishte kapur vrasësin duke vjedhur në pronat e kishës. Përzënia ishte më e pakta që mund t’iu bëhej si dënim dhe shpagim njëkohësisht. Kështu që ata kaluan Drinin dhe u vendosën në fshatin Viçidol të malësisë së Gjakovës. Pas kësaj historia e familjes Berisha është e njohur…” (Dita)

39 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Edvin Rama do shkruaj nje liber ku do tregoj per te kaluaren e tij qe nga Parisi e martesat dhe nuk do harroj si u frymezua nga babai....lol = Berisha eshte perdite ne Tema, ose Mero ka kaluar ne fiksime , endrrat i shikon me Berishen ose Mero eshte me pasoja ne trurin e vogel nga shkundja qe i beri Berisha me cubat nen komanden e ceceneve te zbritur nga bjeshket e nomura... = Sidoqofte, Berisha perfiton nga nje qira falas ne trurin e komunisteve qe nuk kane per tja falur kurre qe ai ofendoi komunizmin e dashur babaxhan...edhe pse ai boni siku e shau ate....lol

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita baxhella, shēmtira pocaqi

      Bin babi al abi në arrest shtepie gjithe diten komenton ne Tema. IP e tij eshte gjurmuar saktesisht në llogarine e tij te internetit. Ndaj ti urojme njezeri bin babit Al abit abu gites, Ha Mut o Kellire !!!!

      Përgjigjjuni
      1. V
        VranaKonti

        Shko mo kalec i rames...lol....

        Përgjigjjuni
      2. P
        Putin Gelboqja

        Ketu flitet per kucedren dhe ti rrot kari na flet perralla, yyyttt rac kurvash!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani-Belgjike

          Mos u merr me Edin, merru me viçidolin si familje hajdutash paska ken gjyshi dhe ma hajdut e vrases nipi. E paskan si fis vjedhjen.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paradoksi - lumpenët e djathtë të Saliut

            O Kalec, te gala trurit, vella, se te paska.... opo lere fare, nuk ja vlen. Meroe sheh Berishen ne enderr, ti sheh komunistet me Enver Hoxhën në krye, aty aty jeni. E paske dobesi Saliun. Vetëm rrumpallat e kane. Ata që kane tru dhe jane te djathtë nuk kane pune me Ramen. Rama eshte socialist, dhe une natyrisht dua ta heq. Por si ta heq kur opozitën e ka dhjerë Saliu? Ndersa ti merkin të heqesh Enverin nga pushteti. Nuk e ke keq, vetëm se je nja 40 vjet me vonesë. Dhe që të akuzosh Edi Ramen dhe Mero Bazen si Enverista duhet te just nje kokerr rrumpalle or byrazer, që lere mos e pyet. Komunist nuk ka qene as Kristaqi e jo më Edi Rama. Just sikur keni marre angazhimin solemn që o e mbani në pushtet Ramën, o bini e vdisni në vend. Hallall. Kur je mendje ndarë, je. Ç'i do llafet. Dhe Rama vazhdon tall trapin me PD-ne që e ka sjelle Saliu në kete derexhe, dhe me ju, që po e bëni "telef" neper komente gazetash.

            Përgjigjjuni
          2. s
            spata

            Si ka mundesi qe keto detaje ,mbi fisin Berisha nuk i dinte Hoxha .Pra ne kemi futur kriminelet ne politke edhe ne sistemin komunist ku biografija kalonte ne brim te gjelperes . Jo vetem Berisha, por midis shqiptarve te ndershem dhe patriot ,mbas vendosjes se demokracise jane strehuar element me prejardhje kriminale .Per kete fatkeqsi ka nje arsye shume te thjeshte. Ligjet tona ,te dale nga nje Kutetute jo reale,kane hapsira per te depertuar element te tille . Do thone fillostrofet e demokracise .Shkelen parimet dhe normat e demokrcise ne se veme kufizime . Pergjigjen do ta merrni nga eksporienca boterore e vendeve perendimore .Ne hapat e para ,te nje sheti demokratik ,keto nuk i ndalon dote ,por kur nuk shkojne reformat sic duhen ,Kutetuta ndryshon per te vendosur kontroll te rrept ,mbi elementet destabilizuaes dhe i perjashton .Kush duhet ta beje kete reforme .Asnjehere ata qe qeverisin por levizjet intelektuale, organet, e pavarura dhe vulen ua ve populli . Tek ne nuk po ndodhin mbasi demokracjia ne Shqiperi ishte zene peng e mbetjeve te komunizmit . Keta qe shohim sot ne pushtet dhe politke jane te gjithe, ose servila te peshtire te sistemit qe lam, ose segment te agjenturave te huaja qe prisnin momentin e duhur . Nga keto konkluzjone te pergjithshme dua te theksoje se ndryshimet demokratike ne Shqiperi dote kene kosto te madhe ,sic po e tregojne dhe faktet e sotcme . Reformat e nisura ecin me hapin e breshkes ku i lihet vend abuzimeve te medhaja me parimet e demokracise se vertete . Aleatet tane ,e perserise e do ta perserise ,nuk jane shume te fokusuar ndaj fenonenit berisha.Kazani eshte qelbur dhe do kohe te pastrohet .Ata jane te kenaqur me format se si po ngrihet kapitalizmi ne Shqiperi( e linjes me kafsherore ) . Ky tregues ,ku ekonomija jone eshte ne ngritje nuk eshte, rezultat i punes se politkes dhe shtetarve, por i klimes se biznesit qe kane imponuar Aleatet tane .

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ???

              perralla tende nuk ka fare lidhje me temen e intervistes ...

              Përgjigjjuni
              1. b
                bishti

                Po çfare shpjegimi do kur edhe pseudonimin e ke vu "dru me pre"?Edhe nje sugjerim,ndero tastieren e ordinatorit se e ke bo cop duke i ra e per rrjedhoje ka shume germa qe nuk shtypen:p.sh :Kutetuta ku germa "sh" mungon!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dru me pre!

                  Dy fjale per ty o Spata. 1-Je pak "miop" kur mendon se Enveri duhej te merrej me Saliun. Saliu vetem sa mbante shenime per analizen e shurres se Enverit... 2- Ishte Ramizi qe e vuri Saliun ne krye te opozites, sepse vetem nje njeri si Saliu mund te bente ato pislleqe qe beri ai. Ramizi e vuri Saliun qe te shpetonte koken e vet. Ramizi e dinte qe Saliu ishte nje ndyresise qe qelbte dynjane....Eshte fatkeqesi te mendosh se Ramizi e "parashikoi" qe me venien e Saliut ne krye te opozites(demokracise), Shqiperia do endej ne erresire edhe 40 vjete te tjera. Ai pati te drejte ne keto kalkulime prej vampiri, vecanerisht kur shikon qe Sali Berisha, i mallkuar nga zoti dhe Amerika, ka mbeshtetje ne popull, ne permasa te perfillshme....

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Gabriel

                  C'paskeni qenë plehra ju te Temës!

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    reti11

                    Po e paska patur ne gjak krimin monstra e vicidolit! Rrace e ndyre, e c'kisheruar!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Po mor gabel,me fal Gabriel legeni, ashtu eshte.30 vjet nuk lat te gjall e te vdekur pa baltosur vetem se nuk ishin llum si juve tani hiqeni si kurva te ndershme.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      V.L

                      Pa vënë në dyshim vërtetësinë e kësaj historie, rrëfimi ka shumë kontradikta. Megjithatë fshati i përmendur nuk ndodhet ne planetin Mars as në Hënë, por ne Shqipëri. Pra gazetari mund të shkonte atje dhe të mblidhte dëshmi nga banorët e vjetër të fshatit që të ishte më serioz në radhë të parë me vetveten dhe më pas edhe me lexuesit. Por jo kështu se kjo nuk është gazetari, por thjesht duket si 'më the e të thashë' kafenesh nën avujt e alkoolit.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        aa

                        Nuk ka asnjë shqiptar apo shqiptare personazh publik, brenda e jashtë kufijve që të mos jetë sharë apo fyer që të mos jetë spërkatur me helmin dhe baltën e Mero Bazes qe pretendon se bën detyrën si gazetar duke shpifur për ta.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilir

                          Po mbase ka qene pedofil prifti, apo jane pake pedofilet ne klerin katolik...,?!

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            UÇK

                            Sali Ram Vipidoli nuk flet per te shkuaren e tijë se ta te shkuar kriminalo fashiste.

                            Përgjigjjuni
                            1. !
                              !!!

                              Kot ja fut dhe sepata e druvarit; kapitalizmi ne Shqiperi u ngrit qysh kur i dhane pushtetin Sali Berishes ne 1992. Ai urdheroi: te rrembehet çdo gje se keshtu do ndertojme kapitalizmin shpejte dhe ajo ndodhi. Vete Verisha me te tijte mori pjesen e luanit, me mbrapa dha: pas mua, kijameti. tani çfare doni , doni ta telendisni akoma te ziun? Lereni, ai ndertoi kapitalzmin dhe ne do i hame koqet ketij kapitalizmi si po ja hame. Te fala mendjes , tani, se s'ka ngele gje tjeter, perveç varrezave me parà edhe per tu gropsur. Pse donit socializmin qe i kishit falas shkollen, falas spitalin, falas varrezat, falas ujin, falas oksigjenin...?! Apo donit socializmin qe kur martohej njeri terboheshin te gjithe, apo kur vdiste njeri, s'kish vend shepia nga njerezit! Iku ajo kohe, kohe te reja kemi ; seicili per vete, zoti per te gjithe, meqense se zot s'ka se nuk e kemi pare kurre as te beje mire as te beje keq veç Berishes, seicili ti beje gropen vetes dhe atij qe ka inat po mundi. A nuk jane realitete keto? Por me e çuditeshmja eshte se te gjithe ankohen , por se per ke e pse perse dhe ku e kerkojne, as vete s'e dine. Gjithe populli ankohet me perjshtime te vogela te atyre qe kane pushtet dhe kur nderrohen ndonjehere pushtetet, perseri e njejta gje. Ky eshte kapitalizmi qe ishte enderruar dhe dhane jeten ata per atdheun!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                km

                                Per kete ngjarje te fisit Berisha Kane shkruar e folur Edhe te tjere me pare.Pyesni Izet Haxhine dhe ua shpjegoni Edhe ai Kjo interviste e fundit,AQ me teper nga nje banor i Berishes se Madhe ,verteton Edhe interviste e thene e te bere nga Izet Haxhia

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Latifi

                                  E din gjithe Puka e zona e Berishes se gjyshi i Berishes ka vra prifin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Latifi

                                    E din gjithe Shqiperia se gjyshi i fiktatorit Berisha ka vra priftin

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ardes

                                      E kane ne gjak vrasjen...ska faj...bastardi berishe me baba serb...dhe grua malazeze ...rrace muti shkurt...komunist!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        U shofshin zagaret e Lexhendes

                                        Foto qe flet shume. Drakula Shqiptar. Zoti e mallkofte ne breza.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. c
                                          ce

                                          i paska ngjare gjyshit komplet perbindeshi i vicidolit qe pasi vrau 4 protestues te pafajshem para deres se zyres me 21 janar deklaroi se ai do ta vriste pa ju dridhur dora dhe Edi Ramen te nesermen e 4 vrasjeve nese ai do shfaqej perseri para deres se kryeministrise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alpo

                                            E po nuk ka faj Berisha qe eshte vrases. E ka ne ADN- nga gjyshi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Beni

                                              Keta qe vrane Priftin prishen Kishat dhe XHamite me vone!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Ceco me bicak

                                                Berisha dhe soji tij me den babaden duhen kallur te gjalle ne flake me benzine… ose te ripen te gjalle e tu hidhet kripe ne trup.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shkodrani-Belgjike

                                                  E din gjithkush kush lexon Shqip për këtë histori, familja e vrasësve dhe e hajdutave sali viçidoli.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Martini

                                                    Sali Berisha eshte 100 breza myslyman,,si paska qen katolik gjyshi tij dhe vrau priftin ,,, haha ,,,,,gjyshi saliut mund te ket vrar hoxhen e pukes ,, se ne puke gjysma jan myslyman dhe gjysma katolik ,,e ka Sali me kuran ,,dhe jo Simon me ungjill ,,

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbër

                                                      O budalla, nuk ka as arab në botë që ka 100 breza muslimanë; e din ti, apo ia fut kot?! Që nga muslimanët më të parë shqiptarë, bëhen apo nuk bëhen 10 breza... (10 breza * 30vjet =300 vjet) Islamizimi masiv në Shqipëri ka nisur pas viteve 1700. Në Malësitë e thella të Veriut edhe më vonë. Shumica atje kanë vetëm 4-5 breza. Dhe, për të qenë i saktë ti Mah-mut (alias "Martin"): atje në Pukë janë diku rreth 15% islam.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. ¿?

                                                      Merrni ne interviste edhe Tom Lum Kaqolin, shok feminie i Berishes. Ka kohe qe ai tregon se si Berisha e bonte shurren shtremet kur ishte i vogel. Ky fakt i ka shpetuar gazetes Gelbaza. Eshte koha te tregojme te vertetat e rendesishme per ata qe e kane shkelur Gelbazen me kembe.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Shkodrani

                                                        Historia e familjes Berisha është pjesrisht e vërtet sepse : familja e Berishës pasi u dëbuan nga Berisha e Pukës ata shkuan në Berish të Gjakovës dhe u paraqiten si musliman , dhe aty jetuan rreth 30 vjet , me kalimin e viteve banoret e Berishës së Gjakoves mësuan të verteten e familjes Berisha , që kishin vjedhur e vrarë Priftin , dhe fshati i Berishës në Pukë i kishte debuar për krimin e bërë , atëherë është mbledh fshati i Berishës së Gjakoves dhe ka marr vendimin për ti dëbuar dhe nga aty sepse si kan vrar Priftin mund të vrasim dhe Hoxhen , dhe i kan dëbuar si një familje e pa dëshiruar . Familja Berisha është larguar nga Berisha e Gjakoves dhe është vendos sapo kalon kufirin e Gjakoves , fiks sapo hyn në token Shqiptare , në fshatin e parë Shqiptar në Vuçidol sepse nuk mund të vinte më poshtë nga frika e eleminimit , kjo është e vërteta e vendosjes së familjes Berisha në Vuçidol !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. ¿?

                                                          Dakord or zoteri, edhe mund te jete si thua ti, edhe mund te mos jete. Po ti po deshe, a mund te me shpiegosh CFARE RENDESIE KA KJO PER SOT? Apo meqe jemi popull i stervitur me biografite duhet te vazhdojme deri ne fund me to. Po e deshe me shqeto, kujt i plasi bytha cfare pat bere gjyshi i Berishes, kur edhe ato qe ka bere Berisha vete nuk po jemi te zot te vendosim drejtesi, apo bej blla blla blla kot me kot si plakat e lagjes. Ketu e kam fjalen.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pukjani

                                                            E vertete nuk e lun topu,familje vrastare,hajduta imorale.Kur e moren vesh Gjakovaret se ç'ka kishte ba kjo familje u i nternoi ne Vuçidol toponim sllav(lugina e ujkut quhet shqip.I dergoi atje per ti eliminuar,por cuditerisht mbijetuan dhe per kete e zgjodhi krimineli Hoxha si mbrojtes i komunisteve vazhdues u denje i Katovices.I vllai i tij Selimi drejtor shkolle dhe mbeshtetes i denje i kufirit ne bashkpunim me sigurimit te shtetit.Shqip rreziku i Shqiptareve kush i drejtoi dhe ato qe i besuan..

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. .
                                                            .

                                                            "¿?"! Ruj se mos i bi naj qime n tok Sahalese, vrap nreje e nepja. Jepi ne i krahet t kref lesht e kres.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. ¿?

                                                              @"." Une po rruj ket temin e po ta qoj ni tuf me çime ta kesh me ia hudh makaruneve . Or idiot kaqol, lexo pak pergjigjen qe i kam dhene Shkodranit ketu me siper qe ta marresh vesh se cfare po them. Po e more dot vesh, se me ate cope kake qe ke ti ne vend te trurit vetem pune qimesh e te rrumesh mund te kuptosh. A more vesh o lesh "." ?

                                                              Përgjigjjuni
                                                          3. ÇEKIÇI

                                                            Gjyshi i Sali Ram Viçidolit ka vrarë një prift. Sala ka vra njerz në komunizem. Sala ka vrarë pjestarë të UÇK. Sala ka vrarë 4990 veta në vitin 1997. Sala ka vrarë më 21 janar. Sala ka vrarë në Gerdecë bashk më Shkelzenin. Sala ka vrarë 200 Tropojan dhe 14 antarë te familjes patriotike HAKLAJ dhe i i ka dhunu varrezat dhe kullen e HAKLAJVE. SPAK HESHT HESHT HESHT TURP TURP TURP

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

                                                              O shoku nuk mund te mbaje nipi pergjegjesi per gjyshin qe nuk e ka njohur, por nje gje eshte e ditur dhe e sakte, qe nga ADN e gjyshit si hajdut dhe vrases ka kaluar 100% si trashegimni tek Saliu.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. ¿?

                                                                Po mjaft o gazeta Gelbaza se na çate bythen me kete Salli Berishen. E ka mare vesh gjithe bota kush eshte e cfare ka bere. Ka aq shume mut rreth e qark saqe keto kakerdhite e kota qe shtoni ju nuk e shtojne eren e keqe vetem tregon sa inat te zi keni ju. Nje filozof i vjeter ka pas thene: "Te kesh inat dike eshte njelloj si te pish vete nga nje shishe helm per dite dhe te presesh te vdese ai qe ke ti inat".

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje