Britania e Madhe: Berisha? Do të shpallim ‘non grata’ të tjerë

11 Dhjetor 2023, 09:35Politika TEMA
Britania e Madhe: Berisha? Do të shpallim ‘non grata’ të

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith ishte i ftuari i radhës në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor. Diplomati britanik zbuloi një sërë projektesh në të cilat ambasada është e përfshirë për të ndihmuar ekonomikisht zonat veriore të Shqipërisë, ku fenomeni i largimit të të rinjve, sidomos drejt Mbretërisë së Bashkuar, është më i theksuar.

“Kemi ngritur disa qendra sipërmarrjeje për të rinjtë. Kemi hapur një në Kukës, do të ketë edhe të tjera, në Dibër. Do të nisim programe me shkollat. Sigurojmë gjithashtu grante për bizneset e vogla, që individët të hapin biznese dhe të marrin njerëz në punë”, – tha ai. Ambasadori komentoi shifrat e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Krahasuar me 2022, niveli i tyre gjatë këtij viti ka rënë me 90%.

“Apeli im për çdo të ri që mendon të ikë ilegalisht është të mos e bëjnë. Ka mënyra të ligjshme për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi hapur një qendër aplikimesh për viza në veri për të lehtësuar ikjen dhe për të treguar se jemi të hapur për punë”, – deklaroi ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

Ambasadori ndau disa detaje nga dokumentet e rëndësishme që ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi në Londër, pas takimit me homologun britanik, James Cleverly. “Është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes tonë, brenda kontekstit të Komunikatës së Përbashkët që dy kryeministrat tanë nënshkruan vitin e kaluar. Deklarata e bashkëpunimit nënkupton se do të ketë shkëmbime, operacione policore, do të intensifikojmë atë që bëjmë përmes task forcës së emigracionit, do të shohim si mund të mbështesim transformimin brenda Policisë. Ne tashmë e shohim Policinë e Shtetit si një partner të mirë për të bashkëpunuar”, – tha ai.

Në fund, King-Smith sqaroi arsyet përse Mbretëria e Bashkuar vendosi të shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa paralajmëroi se do të ketë masa të ngjashme edhe në të ardhmen. “Ne mbështesim tërësisht sistemin gjyqësor të Shqipërisë, në veçanti institucione si SPAK. Nuk komentojmë rastet individuale, por ajo që mund të them është se jemi të angazhuar të pengojmë lidhjet mes kriminalitetit, korrupsionit dhe politikës. Do të marrim masa kur ta konsiderojmë të përshtatshme”, – deklaroi Alastair King-Smith.

Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh “non grata” politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri. Këtë paralajmërim ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith e bëri edhe me 13 gusht të këtij viti, i cili në një intervistë për TCH tha se shpalljet “non grata” do të vijnë deri në fund të vitit. Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publikë për disa arsye ligjore.

“Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, ndërsa sanksionet antikorrupsion nga sekretari Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë”, – tha ndër të tjera ambasadori.

Më 22 korrik, ishkryeministri Sali Berisha njoftoi vetë se është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre “Home Secretary”, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

4 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Zoti Ambasador Alastair ! Me respekt per Ju, te lutem prano dy fjale. Mreteria e Bashkuar, per mua, eshte shteti i pare ne Bote. Po te doje Anglia behe shtet per 24 ore. Siç po duket, MB akoma nuk e ka kete deshire per vendin tim te bukur, autokton ne trojet e veta, i vjeter qe kur njihet bota, jo agresiv (asnjehere nuk kemi sulmuar nje shtet tjeter. E kunderta eshte e vertete). Tani vendi im nga mbi 100 mije kilometra katrore eshte katandisur ne 28.000 km2. Kontributi i Anglise, per kete eshte shume i madh, per dhenien e trojeve tona te tjereve. Shqiptaret ne Maqedoni te Veriut jane shtetformues. Mali i Zi gjysma eshte shqiptare. Greqia e Veriut po ashtu, plus Çameria martire. Serbia ka akoma troje shqiptare ne territorin e saj. Anglia rri e ben sehir. Te pakten qe mund te beni ta mbeshtesni vendin tim. Po te doni forma, metoda, rruge ka sa te duash. Napoleon Bonoparti thoshte: "Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke!!!". Ti je burre shteti. Pyete veten a te flet zemra per vendin tim, qe permbi nje shekull i kini rene ne qafe duke e sakatuar. Burrit te shtetit nuk duhet ti flasin buzet mekanikisht duke u hapur e mbyllur ftohtesisht, e as xhepi, por zemra... "Kur Berati ishte qytet, Londra ishte fshat dhe Nju Jorku kenete"-ka thene nje i huaj per vendin tone. Dil vet ne konkluzion. Ne jemi nje popull shume dashamir, mikprites dhe mirnjohes... Zoti Ambasador! Ju jeni perfaqsuesi i nje shteti qe te ben shtet. Ne jemi ketu, ne kete gjendje edhe per fajin tone, te drejtuesve tane, por ju shihni qe nje skizofren ka marre zvarre nje shtet te tere dhe beni sehir... Nje njeri qe i etur per pushtet shan e kercenon cdo dite organet e reja te drejtesise. Ja per kaq gje kerkojme ndihmen tuaj, se e dime qe nuk ka me ndryshim kufijsh e te vini ne vend masakren qe i bete vendit tim, para me shume se nje shekulli...

    Përgjigjjuni
    1. p
      pijaneci

      Kamarjer , edhe nje dopjo raki nga mua per Bohetinen ....

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        Pijanec kari. Pa më thuaj, çfarë ka shkruar gabim komentuesi "Bohotina" më lart??

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

      Fotografon ....Ilir Meten ....te semurin rende te diteve tona ....skuthin qe eshte fshehur si minjte dhe nuk ndihet ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje