Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 7 deputetë të opozitës

11 Dhjetor 2023, 17:27Politika TEMA
Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 7 deputetë të

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare për 7 deputetë të grupit Bardhi e Berisha.

Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit dhe dhunës që ushtruan në seancën e fundit plenare ku hodhën edhe kapsolla e tymuese si dhe u përplasën me punonjësit e Gardës.

Deputetët e përjashtuar:

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Lini një Përgjigje