Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Gonzato bën me dije se gjatë takimit me Ramën kishte diskutuar për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe mënyrat sesi ai mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.
“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”- shkruan Gonzato.
My first meeting with Prime Minister @ediramaal! We talked about Albania’s???????? next steps in its EU???????? integration process and how me and my team can accompany the country along this challenging but promising journey. pic.twitter.com/M7SMCD8q0P
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) December 11, 2023
Kryetari i Komisionit Nderkombtar te Kontrollit më 1913 apo edhe tani?
Po violinës a I ratë ndopak....? Ne muzik duam jo fabrika.... Ju lumtë kur gjeni!