Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e Asamblenë e Përgjithshme. Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë zbatimi i vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 prillit.
Në fjalën e tij sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri e vuri theksin te zgjedhjen e kryetarëve të partisë në degë dhe zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës jo vetëm me njerëz të ri por të bëhet një organizatë me skelet të fortë strukturor organizativ që pavarësisht garave a humbjeve në vende të caktuara të kemi parti solide që është gjithmonë gati të ringrihet apo të korrigjojë gabimet.
Do bëhet procesi i veçantë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do jetë proces konkurrues, do kemi ballafaqim idesh para anëtarësisë, jo më atë mënyrën e ngushtë të propozimit të kandidatëve”, tha ai.
Duke folur për zgjedhjet vendore te vitit qe vjen, Gjiknuri shprehu bindjen për fitoren e shumicës dërrmuese të bashkive.
“Për t’u përgatitur si duhet që ne zgjedhjet vendore të ballafaqohemi. Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot.
Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”, u shpreh Gjiknuri.
Sa te dal nje forc politike serioze e re , por ke per te par ti mut sa vota merr , tashti kemi perball partin e sharlatanve antishqiptarve dhe llumit shqiptar PDn dhe nga halli i themi derrit daj o legen.
Pa te te lexuar. Ju jeni me nje sy ne mes te verbereve. Sigurisht ju duket vetja Mbret.
Duhet transparenc dhe bindje te të gjithë për ç'do fitore, ndryshe nuk i thonë politik por farefis.
Po ore gjiknur kusari po , fol tu thafte goja se do te shkosh per lesh dhe kur te shkosh pas hekurave do te thuash ,o po paskam qene ne ender dhe tani kush do mi numuroje parate e vjedhura qe mi moren!