Dash Shehi: Kur t'iu sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve, atëherë ka filluar lufta e vërtetë e SPAK

10 Janar 2025, 09:32Politika TEMA
Dash Shehi: Kur t'iu sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, ka deklaruar se lufta e vërtetë e SPAK-ut do të nisë “kur t’ia sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve”.

“Ka 3 ministra në burg, dhjetëra funksionarë në hetime, po ashtu edhe kryetarë bashkie dhe vazhdohet sikur nuk ka ndodhur gjë.

Kjo ndodh sepse kjo është Shqipëria jonë, e lodhur dhe nuk ka reagim publik. Drejtësia shyqyr që po bën diçka, por edhe SPAK-ut i janë turrur me egërsi të dy palët”, tha Shehi.

“Askujt nuk i leverdis që të hapen letrat sepse pothuajse të gjithë janë përlyer. Nuk po them që këta të SPAK-ut janë të rënë nga qielli, por i ka lëvizur pak ujrat në Shqipëri, pasi këtu ishte bërë kënetë fare.

Mendoj se diçka pozitive në fund të kësaj historie do të dalë. Të paktën një pjese të këtyre funksionarëve që vjedhin pa iu dridhur qerpiku do tremben paksa, një pjesë e politikës do të bëhet e përgjegjshme.

Por, ajo që duhet të ndodhte ende nuk ka ndodhur sepse deri tani, asnjë nuk është dënuar tamam. Deri tani, nuk janë sekuestruar paratë. Kur t’i marrin vilat e pallatet e llogaritë bankare, që mos të kenë më para të paguajnë gjykatësit, atëherë nis lufta e vërtetë”, theksoi Shehi.

11 Komente

  1. G
    Gjakovari

    Edhepse jemi në fillim të vitit besoi se s'do të ketë mendim më të qëlluar në vitin 2025. Të përgëzoi Dash Shehu.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vetmja rruge eshte konfiskimi

      Bravo Dash Shehi.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Po

      Po po ja dhe nja 34 vjet te tjera.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i indinjuari

        Shume e vertete dhe shume e drejte. Populli i ndershem kete kerkon sote e 34 vjete. Kush do ta beje kete do te jete kapak florori per tere kombin shqiptar. Jemi ne pritje si deri tani (speriamo) ne shpresojme. Nuk dua ta di kush eshte Dash Shehi por ketu me keto fjale eshte burre dhe burri vleresohet edhe nga ato qe thote dhe nga ato qe ben.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Germo Tare , germo.... po qe nuk e dinim kete......lol Te fillohet nga Surrepi, Cepan e Vicidol ene Hollande e Librqzhd... apo kunershtimnonjeni, lol

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Pikerisht, na tha gjera që s'i dinim. Po ku ka qenë më perpara ky mor burrë i dheut? Jo se kam ndonjë problem me Dash Shehin, sepse ky është "shkrepse Llapshin", por kjo qe thotë Dashi, ka pak mundesi të ndodhë. Njerezit janë dakord të bejne edhe burg, vetem pasuria të mos u preket. Por siç thotë Kaleci, të fillojë nga Kupola - Viçidoli, Çepani, dhe Surreli. Të shohim cilës kullë do t'i dalë flaka, dhe cili prokuror ose gjykates do hajë tritol poshtë makinës. Mafia behet e rrezikshme kur preket paraja. Deri tani kemi parë vetëm gallatë me Papafingon e Shpresës, me ate që bën shqiponjën dhe ja rruan me të fortit.tek Pazari i Ri, dhe me çitjanet dhe baturat "e kripura" të Skenderbeut të Surreli. Ndersa shefi i SPAK del e mban fjalime të koduara qe as ai vetë nuk i deshifron dot. I ka predhat me.qitje të largët sa bien në det dhe nuk demtojne askënd. Po ne presim. Ne kemi durim. Kemi shekuj që e kalisim këtë durim, dhe presim që këta myteberët ta gjejnë nga Perendia, ose Dajë Sami. Por harrojmë që Dajë Sami nuk është Daja jonë. Me që anerikanët e therresin Dajë, i themi edhe ne, dhe duket si i joni dreqi. Siç thoshte edhe Fadil Hasa ndjesë pastë. Nderkohë, "katundarë e punetorë, që nga Shkodra e gjer në Vlorë, të gjithë i bien me ......". Çekiç mo çekiç. Me çekiç i bien gozhdës. Opo lere fare.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dash mos prit te bien koqet e dashit

            Ai qe sekuestroi pasurite e bejlereve qe u dha turqija tapite per ndrim feje dhe faleshin 7 here ne xhami dhe bashkepunonin me turqit,dhe atyre bashkepuntoreve me fashistet,AI vdiq dhe keta jashteqitjet e kombit e kane ndar Shqiperine midis tyre dhe mos prit sekuestrim,dhe ato qe sekuestrohen,ndahen ndermjet politikaneve dhe njerezve te tyre...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              Ka thene nje te vertete te madhe.Te vjedhesh miliona dhe te te behet gjykim i shkurtuar apo te denohesh me 20 ore pune eshte nje lluks qe vetem drejtesia shqiptare ta dhuron

              Përgjigjjuni
              1. P
                POPULLI

                Jo sekuestrim por konfiskim total duhet qe drejtesia te shkoje ne vend. Masa e sekuestrimit te pasurive te cdo lloji mund te hiqet dhe ne fund so te kene bere nje vrime ne uje. Vetem KONFISKIMI TOTAL u vjen hakes ketyre birbove

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pac jete e fryme Dash Shehi

                  Dash, kete perserite perdite, populli te degjon dhe do te mbeshtese perdite me shume.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Soni

                    Nga Drejtore e larte. Ke drejtore rajonale tatimesh me 15 apartamente.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje