Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha shpif ndaj meje

9 Janar 2025, 19:50Politika TEMA

Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, paralajmëron një fushatë elektorale të ashpër dhe me akuza si ato ndaj tij nga Sali Berisha për krime elektorale.Vënien nën sulmin e Berishës, Pandeli Majko e shikon të lidhur me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës.

“Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën.

Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptoj se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai për Top Channel.

Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e  SHISH në Kukës?

“Sigurisht që jo. Sidomos me ish drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e Majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai.

Për momentin Pandeli Majko e përjashton një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.

“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko.

Megjithatë përplasja e radhës Majko-Berisha do të zhvendoset në një zonë elektorale të cilën Majko nuk e tregon por Top Channel mëson se është me shumë peshë e rëndësi për PD-n.

“Shpresoj në një zonë interesante. Pa diskutim të vështirë”, tha ai.

Çfarë pritshmërie keni nga kjo zonë?

“Të bëj më të mirën për PS. Familjen time”, u shpreh Majko.

E ndërsa socialistët kanë vendosur standardin e të mos komentuarit të atyre që hynë e dalin në SPAK, ish kryeministri socialist jep një përgjigje të shkurtër si ndjehet kur kolegë deputetë, ish ministra apo edhe kryebashkiakë kthehen në subjekte të prokurorisë së posaçme.

“Keq ndjehem. Shumë keq. Dhe sidomos ndjehem keq kur shoh njerëz që janë nën akuzë që sulmojnë kolegët e mi”, tha Majko.

24 Komente

  1. M
    Majko, je pioner i Saliut kriminel

    O Padi, saliu e di more se cfare rrote je ti. Coje ne Spak nograten ose mbylle gojen se nuk lan dot mutin e maces me shurren e saliut.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjaft me "Dekllarata"!

      Si eshte e mundur qe 4 vjet pas, Sali Berisha nuk eshte 'non grata' per Pandeli Majkon dhe Partine Socialiste, perkundrazi ringrihet ne nivelin e rivalit te forte elektoral e poltik, nderkohe qe rivalet e vertete te diteve te sotme shperfillen sikur te jene 'non grata'?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqarim

        Thjesh se PS -ja e di sesi u shpall non grata Berisha dhe nga kush. Edhe mileti tashme e kane kuptuar.

        Përgjigjjuni
    2. F
      Fiku i thatë

      Majko të dalë në listë të hapur dhe pastaj të shohim a bëhet deputet

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??

        Deklarimet e Berishës janë një ndihmë e nëndheshme për Majkon për t'a mbajtur në politikë. Është e njëjtë si rasti kur e shpalli "Pishtar të Demokracisë", duke zbatuar porosinë e shokut Ramiz për konsolidimin e pushtetit të komunistëve. Pa një "sulm", të Berishës ndaj tij, Majko do të ishte si puna e asaj bimës së domates të cilës i heq shkopin dhe ajo rrëzohet përfundimisht në tokë. Dhe rrëzohet jo nga pesha e kokrrave, pasi Majko është një domate që nuk lidh fruta, por ngaqë kurrë nuk formon kërcell të fuqishëm.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti shqiptar

        Majko është më qoftja i gjithë socialistëve. Çudi si e kandidon përsëri Rama..... . Askush nuk e mban mend se para 4 vjetëve ka qenë ministër për diasporën.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Je i shpifur Majko

          Përgjigjjuni
          1. l
            latifi

            Ti je debil mor plehre ke qene kryeminister, vetem ne kete vend injorantesh mund te bejne kryeminister nje si puna jote ose Metes.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              E perjashton nje perballje ne gjykate se nuk ke bythe te besh padi per shpifje. Jeni te gjithe per tu arrestuar.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ish dasnori I blondes

                Majko jdhe ti je nji vemje qe i njgjitesh kryetareve si ai..... Shif njgjitu nonjihere ke bucaku i shkodrenes sate se me sa kam nigjue i ngjiten te tjere Hajdara. Boll u more me kryetare o Majko palla

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILIR

                  O Majko ke fituar se je nje medioker servil,por ke edhe dicka nuhatje.Ja ke gjetur Rames, se ai keshtu i do njerezit e tij,te paafte dhe qe te ngrene doren sa here te thote ai. O i vrare ke 35 vite qe e ha qyl por i neperkembur. Ka kaluar koha jote,ik liroji vendin te rinjve.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Visi

                    Parazit pushteti! I tredhur ti dhe te tjere si puna jote! Nuk meriton respekt as edhe nje moment o Memec i perjetshem!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alfred

                      Shikoni live ne tv Klan sesi doli nga shinat maskarai Fevziu! Ka rreshkitur komplet! Ka nje ore qe vjen verdalle e po sillet si idiot! E nxori nga binaret Arlind Qori! Si ushtar ne sherbim te mafias! Njelloj sic sherben edhe ky, "Meti" kokebusti! Do u vije fundi shpejt! Do na shporren nga syte bashke me padronet qe i ushqejne!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Majko maqedonsi

                        Lepiji dhe ti bythen SALISE se vec domi me mbush fushaten me te tilla pleherlleqe se nuk keni asnjera pale program per shpetimin e Shqiperise nga krimi e korrupsioni se ne fakt ju bashke me Sali e nano e rame jeni KRIMI DHE KORRUPSIONI, se nuk eshte populli! Ti maqedonasi majko me serbin sali jeni kusherinj ndaj beni lojera sa te mbani skenen POLITUKE dhe rolet tuaja ne te per te shkaterruar pergjithnje SHQIOERI e shqiptari! Por do ta hash ti e saiia se ka bere ymer PERENDIA!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. @
                          @majko maqedonas

                          Koment idiot. Majko nuk eshte maqedonas. Por edhe sikur te ishte, nuk mund te gjykohet per kete. Nese Majko ka te metat e fajet e veta si politikan, ti je thjesht nje nacionalist primitiv, i pakulturuar.

                          Përgjigjjuni
                        2. s
                          sali krimineli

                          saliu. eshte. kriminel. duhet. arestuar. sa me shpejt. me burk. te perjjetshem

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sadiu

                            Drejtusi socialist më frikacaku, këlysh si Ilir Meta dhe lëpirës. Pse nuk përplaset me Saliun ky idiot, pse nuk ja thotë bëmat Sali Berishës po lëpirës ky këlysh. Duhet të ikin vet se është bërë skrap si tanket e tij kur ishte ministër. Socialisti më pocaqi, hidhe Saliun në gjyq she fito

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vezhguesi indiferent

                              Nuk eshte faji i Majkos, por i rrethanave qe u krijuan me ndryshimin e sistemit. Majko, Meta e disa te tjere si ata u bene deputete direkt nga bangat e shkolles dhe pastaj ministra, zv.kryeministra, kryeministra e ndonje (Meta) arriti ne majat me te larta te pushtetit. Pa folur per nivelin e mesimit ne ato vite te trazuara, keta njerez nuk provuan asnje lloj pune tjeter per te siguruar jetesen, nuk paten asnje pervoje si nepunes shteti, qe ben shkresa, pergatit raporte e informacione per eproret, zgjidh ankesa e kerkesa te qytetareve etj., por cdo gje u shkonte gati ne tavoline per ta nenshkruar. Kjo eshte arsyeja qe ata mbeten te paformuar si njerez, intelektuale e drejtues. Kjo eshte dhe nje arsye qe punet ne kete vend, nen drejtimin e tyre, kane shkuar kaq "mbare".

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pandrushkuli

                                Pandushka, po mire Berisha ben gjithe te ligat, po ty mor edepsez qe vegjetove per tre dekada e kerkon akoma, pse te urrejne kaq shume valle? Shtroje njehere vete kete per diskutim ne ato intervisyat e panelet ku lepihesh se palo gazetaret kane frikke te te pyesin.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mali

                                  Majko Majko picku majka saliu ka me ta rrase palloqen

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I juaji Edi Rama

                                    Ja pse vetem Pandushin kam mbajtur prane nga ajo Garda e vjeter e Fatosit - se ishte me mumja e humbamemoja qe u thinj duke ndenjur urte e pa folur kurre ne c'do mbledhje partie.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kristof

                                      Majko HUNDË ZHGABA që NUK e ndan ASGJË nga Sali Berisha KRIMINELI , në MISIONIN e KORRUPSIONIT , VJEDHJES së SHQIPËRISË dhe HAJDUTËLLIQEVE tè thella , kundër POPULLIT SHQIPTAR !!! Fatos Nano , Sali Berisha KRIMINEL dhe Pandeli Majko duhet të DËNOHEN që tè TRE për GENOCID ndaj POPULLIT SHQIPTAR !! DHE duhet tè dalin pèrpara GJYKATÈS USHTARAKE , dhe MOS tè shikojné mè me SY DRITË DIELLI , qè tè TRE kèto KUFOMA tè URRYERA ANTI SHQIPTARE !!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ali Pasha

                                        Kriminel, njeri me rrezikshmeri të lartë pasi eshtë i kamufluar, ka veshur lekurën e qingjit. Qënie e ndyrë që mundohet të rrijë jashtë syrit të publikut për të mbuluar shpirtin e Zi katran të tij. Servil i shefit që ka berë deputet njerz spiun. Mos keni dyshim, ky eshte nje ordiner.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. @
                                          @majko maqedonsi

                                          Ti @majko maqedonsi mos je sllav dhe ti si majko? Boll e kane PERDHOS kete komb sllave greke boshnjake etj dhe kopila pushtimesh.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje