Rasti Majko - Kur përgjon SHISH? Juristi shpjegon kompetencat e Shërbimit Informativ

9 Janar 2025, 17:37Politika TEMA
Rasti Majko - Kur përgjon SHISH? Juristi shpjegon kompetencat e

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i ka dërguar shkresë zyrtare Shërbimit Informativ i Shtetit (SHISH) duke i kërkuar që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e kryedemokratit Sali Berisha se SHISH-i e ka përgjuar.

Juristi Edmond Petraj ka sqaruar për RTSH-në rastet kur SHISH-i vihet në lëvizje dhe merr nën përgjim një person.

"Në ligjin e posaçëm të Shërbimit Informativ Kombëtar ka disa detyra kryesore për institucionin. Në qoftë bëhen hetime jashtë natyrës së vet, kemi mbivendosje me institucionet e tjera, me strukturat hetimore, sidomos me Strukturën e Posaçme apo prokuroritë e rretheve.

Gjithmonë duhet të ketë një indicie për spiunazh, terrorizëm dhe grupe të strukturuara kriminale, që janë në bashkëpunim, që cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë," shpjegon z. Petraj.

Petraj shpjegon se përgjimi i një deputeti nga një agjent i SHISH-it përbën vepër penale kur kryhet pa urdhrin e gjykatës.

"Nuk mund të futet SHISH-i të përgjojë një deputet nëse nuk ka indicie që ai kryen veprimtari, që cenon integritetin territorial shqiptar ose sigurinë kombëtare. Nëse punonjësi i SHISH-it përzihet në raste të tilla kjo është shpërdorim detyre dhe quhet vepër penale," thotë juristi.

Po ashtu juristi shton që përgjimet e paautorizuara nuk mund të përdoren si prova dhe ky debat bëhet "vetëm për qëllime elektorale".

"Këtë marrëdhënie e shoh si një betejë paraelektorale për t'iu shmangur dhe për të futur sa më shumë institucione në lojë, të cilat po kushtëzojnë humbjen e opozitës," shprehet juristi Petraj.

Më 6 janar, në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Berisha deklaroi se deputeti Majko është regjistruar me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ dhe regjistruesi ishte vendosur në tavolinën ku ai po zhvillonte një bisedë.

8 Komente

  1. a
    asllani..

    Hahaha.. po jep mend ky Pjetraj? po ky ska mbaru shkollen e mesme.. po ku ka tru ky.. apo kush del ne televizor eshte vip..hahaha

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Mondi ia fut pordhes! Ne Kodin e Procedures Penale, eshte nje paragraf qe thote: Pergjimi parandalues rregullohet me ligj. Rezultatet e tij nuk perdoren si prove ne gjykate. Por, keto lloj pergjimesh perbejne indicie per prokurorine, kur jane te rendesishme, te sakta e ne perputhje me njera-tjetren.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Majko eshte as mish as peshk, pabyths

        Majko te behet burre, e pamundur kjo te ndodhe, e te shkoje ne Spak per akuzat e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. f
          fuks 80 leksh

          SHISH eshte nje deshtim.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noc Rroku

            Saleh pushto serbi eshte sherbetor i UDB Kopilit karaxhic duhet ti pritet llapa perfshire te gjith kelyshet e tije,,

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dielli

              Kur SHISH përgjon opozitën krejt në rregull kurse përgjimi i deputetit socialist është i pa ligjshëm.Kjo logjik është e kohës së Partisë së Punës.Harrone BE me deklarime dhe veprime të tilla dhe me gjykata që bëjnë sikur janë komitete të partisë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dielli

                Kur SHISH përgjon opozitën krejt në rregull kurse përgjimi i deputetit socialist është i pa ligjshëm.Kjo logjik është e kohës së Partisë së Punës.Harrone BE me deklarime dhe veprime të tilla dhe me gjykata që bëjnë sikur janë komitete të partisë.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  km

                  Thuaj nje rast qe SHISH Ka pergjuar opoziten.Edhe rastin tjeter i pergjimit lidhet me Akuzat e fabrikuara nga Salijani ne zyrtar e PD kunder Fatmir Xhafes.Ndaj opozites nuk Ka asnje lloj akuzen falloso.E mohon dot qe Saliu YT Ka qene agjent i UDB dhe i sigurimit?Megjithate pergjime nuk Ka.Edhe Ca pergjime qe pruri ai i shkreti Remzi,u zhduken nga SHIK i Saliut,bashke me kuufomen e Remziut .Kete qe Beri Saliu une do ta quaj " babale -2".Jo me kot Saliu shkoi ne Burg te Saliu i Janit ,per pervoje pune te tipit "babale"

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje