Gazetari Denis Dyrnjaja komentoi sondazhin e djeshëm në ‘Repolitix’ i cili i jep Ramës dhe PS-së 80 mandate në zgjedhjet parlamentare.
Dyrnjaja thekson në 'Sot Live në Shqipëri' se PD është larg situatës në vitet 2004-2005, ku duke që ishte pranë pushtetit, ndërsa sot aleatja e saj më e ngushtë PL-ja është pothuajse e shkrirë.
''Në 2004 ishin indiciet se PD po vinte në pushtet. E njëjta ndodhi me Ramën në 2012 se do merrte pushtetin. Por ishte e gabuar aleanca me LSI, por e kishte të nevojshme sigurinë për të marrë pushtetin për ta patur 100% të sigurt fitoren. Dhe më pas i dha duart kur iu bë barrë.
Sot LSI ka ardhur drejt shkrirjes dhe po shkon drejt një asimilimi politik si pasojë e faktit si parti e lidhur ngushtësisht me pushtetin dhe jo si projeksion emocional. Parti familjare e kryesuar nga dy njerëz sot të ndarë nga njëri tjetri.
PL e ka parashkruar fatin e vet se Meta bëri gabimet e tij në raport me mënyrë si e kishte ndërtuar filozofinë e forcës së tij. Sado bashkim solid të jetë, nuk do arrijë koeficientin që të rrëzojë politikisht Ramën'', tha Dyrnjaja.
Sakaq, nënvizon standardin e dyfishtë të PD-së me SPAK, që nga njëra anë e quan organizatë kriminale, ndërsa nga ana tjetër atje çon kallëzimet.
''Te SPAK çohen letrat dhe denoncimet e opozitës kur goditen njerëzit e opozitës quhen organizatë kriminale. PS është nisur për reformë në drejtësi për të dënuar korrupsioni në nivele të larta. Nuk e di nëse i ka çuar mendja kaq lart, Rama thotë do goditem dhe vetë.
Kjo justifikon qasjen e tij si lider i mazhorancës. Por nuk mendoj se të tjerët kanë menduar njësoj si Rama. Kanë menduar se Rama do i mbrojë. Ai ka krijuar distancën'', shtoi gazetari.
Sa i përket 8 janarit, Dyrnjaja thotë se demokratët e kanë lëpirë atë që kanë pështyrë dhe pranuan se janë bij të Berishës.
''Demokratët e kanë lëpirë atë që kanë pështyrë, e kuptuan që pa Berishën nuk shkojnë dot një hap më tej. Janë produkt që i ka sjellë Berisha aty. Këtë lloj politikani epruvete, e prodhon ky ligj zgjedhor ku kryetari i partisë cakton listën si shërbëtorë. Përdorimi i ligjit nga kryetari i partisë është i tmerrshëm'', shtoi ai.
sali maloku do fitoj Noc Rrokun më 11 Maj.Një humbje katrastofike e pret partinë e malokut dhe të like kakës.Vota popullore do t’i dërrmoj ata dy mafioz,ata plehra e jashtqitje të kombit shqiptar.
8 janari nje tjeter fitore e Saliut pas shume e shume te parave si 96 , 97 , 98 Gerdeci apo 21 janari , apo ajo e zhdukjes te Remzi Hoxhes pa nam e nishan . Pikerisht per kete fitore te 8 janarit shkoj e pergezoj Salianin qe e pati te lehte grushtin nuk i rrihte me shume inat shoket e tij te idealit te dhjertores .