Tre faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës se Majko u përgjua për pazare elektorale

9 Janar 2025, 10:16Politika TEMA
Tre faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës se Majko u

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Pandeli Majkon se është përgjuar nga SHISH duke bërë pazare elektorale në Kukës. Por, për analistin Arben Meçe këto pretendime të Berishës nuk qëndrojnë. 

Sipas Meçes, SHISH nuk mund të përgjojë një person me imunitet. Meçe thotë se SHISH nuk ka rol në hetime dhe nuk bashkëpunon me organet hetimore, ndaj edhe një regjistrim i tillë, nëse do të ekzistonte, do të qëndronte vetëm në arkivat e SHISH. E për rrjedhojë, analisti thotë se ky përgjim edhe nëse do ekzistonte nuk mund të përdorej si provë ligjore apo të dërgohej në SPAK.

“Sipas legjislacionit shqiptar, çfarëdolloj regjistrimi dhe ai që është me vendim gjykate, jo më SHIK, kur ka një person me imunitet ndërpritet regjistrimi. Nuk lejohet. Së dyti, SHISH nuk operon në asnjë linjë të legjislacionit shqiptar me organet e hetimit.

Edhe sikur ta ketë regjistruar, mbetet në arkivat e SHISH dhe është i paligjshëm për tu depozituar. Së treti, nuk ekziston strukturë e SHISH, i cili një regjistrim që e bën e çon në SPAK. Nuk mund ta çojë në SPAK se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që e pranon në SPAK”, tha Meçe në Report Tv.

Meçe ngre pyetjen pse Berisha nuk e ka bërë publik këtë përgjim të pretenduar, për të cilin tha se Majko ka dosjen në SPAK. Meçe i cilëson këto akuza si të dhëna halucinative dhe të improvizuara, duke nënvizuar se janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe faktet. 

“Nëse Berisha sot, në një përgjegjësi politike dhe penale, nxjerr në opinionin publik atë regjistrim, çfarë efekte politike do kishte ky regjistrim. Pse Berisha nëse e disponon nuk e ka nxjerrë deri më sot. Sepse po përdor skemën e vet të intimidimit politik. Pse nuk e ka nxjerrë. Berisha nuk lë gjë pa nxjerrë përmes qytetarit dixhital dhe lë këtë pa nxjerrë. Nuk e ka, se në fillim thash që nuk është ligjor, nuk ekziston.

Dalin të gjithë në studio që mbi këtë fakt të improvizuar, sheshin një skenë të improvizuar. E nxori oficerin e çoi në SPAK, SPAK e kundërshtoi, të gjitha veprimet janë antiligjore. Fakti nuk ekziston, i dhënë në mënyrë halucinative”, tha Meçe.

Pas këtyre akuzave, deputeti Pandeli Majko i kërkoi zyrtarisht Shërbimit Informativ Shtetëror ta informojë nëse ai ka rezultuar në ndonjë përgjim të këtij institucioni, siç kreu i PD-së, Sali Berisha e akuzoi publikisht se del në biseda për blerje votash.

 

3 Komente

  1. F
    Fiku i thatë

    Dmth sipas Meces edhe nëse ekziston si provë s'ka vlerë juridike mëse e vërtetë por nga ana politike është skandal mer plak i pjerdhur

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ky llapaqen i veremosur duhet paditur qe te mos haje mut me kedo. Boll na cau bythen 34 vjet duke I. Gjitur Bishton cdo shqiptari.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Intriganti flet sipas oreksit nga djallezia shpirt

        Si nuk u mesuat me keto lloj intrigash te SB.Keto jane intriga te tipit komunist,qe nuk ja vlejne te meren seriozisht.Keto jane thjesht shashka per te trullosur injorantet qe vazhdojne akoma e mbeshtetin,se per ata normale jane akuza qesharake qe nuk ja vlen te humbesh kohen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje