VIDEO/ “Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës”, Rama: Transformimi epokal në sektorin energjetik nisi prej vitit 2013

9 Janar 2025, 09:27Politika TEMA
VIDEO/ “Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, ku tregon sesi është transformuar sektori i energjisë prej vitit 2013. 

Në videon e publikuar nga Rama janë pamje të radhëve për pagesat e energjisë elektrike para vitit 2013, vit ku socialistët erdhën në pushtet.

Rama shkruan se Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet katastrofike në energji.

Rama thotë se falë reformave dhe punës së bërë, Shqipëria sot  është prodhuesja më e madhe e energjisë diellore në rajon. Ai thekson se brenda mandatit të katër qeverisës, Shqipëria do të fitojë pavarësinë e plotë  sa i takon furnizimit me energji.

“Mirmëngjes, dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

3 Komente

  1. A
    Aldo

    Hahaha...furnizphedgin me snergjo kombinate, uzina, konvikte, miniera, 4 milion banorë në skajet më të larhëta e shqipëria s blinte asnjë kilovat.... E ti e blen ...sepse e nle me 5 ldk dhe eshënon 50...o funfërinar 30 vjeçare ! Na i ule 5 lekë...u këpute në bythë...po ai legjenda që ingrigi hidrocentralet, na i jepte famas... dhe ju fundërina e sha i e shanë lërdiyë. Sepse jini fundërina antishqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama hajduti

      Pas 2013 filoi Vjedhja epokale nga ky Rama hajduti, qe eshte nje kryeminsiter Hajdut i pameshireshem , vjedh ne cdo gje

      Përgjigjjuni
    2. n
      noci

      -Vrime ishte e vrime mbeti -Fitojne klane, por jo mileti -Eshte rrembyer pasuria -Tallet hapur qeveria -Bonuset , si kokrra misri I hedh me tam tame ceveria Ti gelltisi pensionisti Te rifitoje hajduteria Nga zgjedhjet kete pranvere Mos prisni te ndodhe cudia Me pazaret Rama Berishe Do riperterit historia Ne vjeshte fillon avazi PPP dhe koncensionet Do gelojne si pandemia Noc Rrokun per pensionet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje