Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja tre grupet që janë brenda selisë blu

27 Qershor 2025, 20:08Politika TEMA
Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja tre grupet që janë brenda selisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin.

Sipas Sulës, alibia e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që zgjedhjet janë vjedhur, nuk qëndron. Sakaq, Dashnor Sula shprehet se asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk do që të mbajë përgjegjësi.

"Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej.

Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari.

Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.

Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në.

Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre.

Një është grupi që përfaqëson Berishën, që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër, i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur”- tha Sula në Report TV.

12 Komente

  1. D
    Demokrati i kastrum

    Dash, përse nuk e kupton se po të përdorin, apo deshiron të nxjerrësh zorrët e barkut nga qé nuk je deputet ? Po martohesh Dash…

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      O Kastrato, kush po e perdor? Na thuaj edhe në. Nga sa lexova unë, Dashi tha një gje qe e dine te gjithë. Tani, jo të gjithë, sepse është grupi rrumpallist i Saliut që u mungon truri. Të gjithë të tjeret e dine we Saliu duhet të ikë, dhe bashke me të, edhe Nul Noka, Paloka, Xhelal Mzati, Kerriçi i Fahriut, Aldo Bumçi, Al-bana Vokshi, dhe nja 57 të tjerë. Njerezit e PD që u votuan nga elektrorati i djathtë kane mandatin moral dhe real per të qenë në krye te PD. Ketu fillon rruga e PD drejt pushtetit. Se ku është perdorja ketu, askush nuk e di.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Benet Beci

        Dash Sula sta ka fajin njeri. Kafshon doren qe te ka ushqyer !? Kujton se Rama do ta marre ne konsiderate. Perkundrazi askush nuk te afron me me keto qe po ben. Me perpara thonin Dash Sula deputeti tani thone Kar Sula debili..shih mua si e dredh

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali

        Te gjithe ne pd te rinj te vjeter e duke futur kete gjelin e peqinit jane njesoj jane te kllonuar Berishiste.vetem kur te shkrihet ajo parti me te gjithe mund te pretendohet dicka tjeter

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          O kokthat he bo si grrat e lagjes ke shkallet e pallatit. Pse nuk na thu ku I ka gjet $$$ maloku qe ka pagu laciviten dhe paret e $6milion. Na thuj mer kto nqs zdi gjo ik kap nai planatcion Ullinj Krete se bo nai lek sa rri na ca Karin gerrverr

          Përgjigjjuni
          1. p
            pap

            Zbulim shume interesant i ketij "analistit" te ri!!! Askujt nuk i kishte shkuar medja se ne kete "amalgame" jane tre grupe. Ne fakt, o Dash, nuk jane tre, eshte vetem nje grupim, i cili ka si karakteristike te perbashket te qenurit antishqiptar. E thua dot kete?! Thuaje kete qe te te tregosh se je ndryshe dhe mos humb kohe duke rrotulluar gjuhen ne goje........

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Të treja grupet janë fundërrina. Grupi i të rinjve kërkoi rinumërimin se janë rritur me vjedhjen në gjak. Grupi i parë e ka vendin në burg dhe 2 të tjerët të shpërbëhen. Kjo është e ardhmja e bandës pd.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KROI MBRETIT

                Dash (pa bole) kur dote e nxjeresht platformen per ringritjen e PD-se.Pritet me interes nga Albana Vokshi,Flamur Noka,Alizoti,Baçi,Boçi,Bardhi etje. Pushime te mbara dhe pergatituni per zgjedh.te pjesshme lokale ne shtator.Fitore madhesheshtore.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Admir

                  Zeri yt nuk ka fuqi te kendoje ne mengjez o gjeli peqinit. Perse nuk fole me pare apo tani tu mbaruan beneficet!!!@??

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    Te tre grupet qe ti vecon jane copeza te nje bajge lope te ndare me tresh. Te gjithe njelloj mendojne. Ti shiko te rinjte jane kopje e Saliut ne te menduar dhe ne te shprehur.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saimir Albulena,lagja uji bardhe.

                      As plaku,as dashi me delet e plakut nuk mund ta shkermoqin sistemin e te qendruarit ne pushtet, ndertuar me mjeshteri nga i gjati.Problemi i p.d -se,eshte problem i njellojte me ate qe kishte socialista e italise dikur,qe shkoi ne shperndarje.Kjo aq me teper qe partite kryesore politike ne shqiperi trashegojne nga e kaluara mitin e njeshit,ku sipas tyre keta njesha jane te pazevendesueshem deri ne vdekje,edhe pse atyre ju vjen dita kur fillojne te flasin me vehte,per vete moshen e tyre,perseri vazhdojne te duartrokiten instiktivisht nga delet qe u shkojne pas.Shkurt,po nuk iku Saliu,e djathta nuk ka shanse.Rrezikohet te shkohet perfundimisht ne monopartizem.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Të bëj çfarë të dojë PD-ja nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet për derisa të ketë sali malokun kryekar,Nul Nokën sekretar,belo jevgun,zhelal mëzin,paçe pilafin e Fari pordhës,A Vokshin me sytë e shtrëmbër,nallbatin,shalqiun e Lushnjes etj.Shqiptarët e urrejnë këtë grup gangsterësh politik të përbër nga gjirizet e Shqipërisë.Ekektorati do t’ju japë një shit të hanë dhe malokut të Vipidolit do t’i rezervojnë një pjesë të madhe të jashtqitjeve.Prandaj pe-deistët të mbajnë mëndjen si laraska për pusht-et.Shqiptatët e duan të varur për gjuhe malokun kriminel,por meqënëse ky dënim është hequr të dënohet me 25 vite burg për gjithë krimet që ka kryer kjo bishë e egër rritur në shpellat e Tropojës.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje