Dashnor Sula: PD-në po e përçan kupola, jo demokratët që pijnë kafe

1 Dhjetor 2025, 14:12Politika TEMA
Dashnor Sula: PD-në po e përçan kupola, jo demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, foli për lëvizjet e brendshme në selinë blu.

Sula u ndal tek kafja mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe demokratëve, ku tha se PD dhe drejtuesi janë të shqetësuar më shumë nga kjo kafe, sesa nga “kafja e mortit” që, sipas tij, ka qëndruar te dera e PD-së që prej vitit 2013.

Sipas tij, Foltorja prishi strukturat e PD-së, ndërsa shtoi se vetë drejtuesi i partisë është larguar nga strukturat e Partisë Demokratike.

“Po flet një person që nuk shquhet për fjalë të bukura, por për një kafshë politike, terreni që ka demonstruar fitore të forcës sime, nga viti 2005-2021.

Duke njohur terrenin shumë mirë, pëllëmbë më pëllëmbë dhe parashikimet që kam bërë, partia dhe drejtuesi, janë të shqetësuar më shumë për kafene e këtyre demokratëve me njëri-tjetrin, dhe jo për kafen e mortit që rri te dera e PD që nga viti 2013. Ka një problem thelbësor sot për PD.

Kupola e PD, drejtuesi, është shkëputur totalisht nga strukturat e PD, një parti ekziston në sajë të kapilarëve që janë strukturat seksionet dhe degët e PD. Kjo po ndodh sepse edhe drejtuesit e kanë të pamundur të shkojnë në bazë, janë efecientë apo drejt shuarjes.

Unë nuk e kafshoj gjuhën, sigla dhe loga e PD është më e dobët se ajo e PS. Ndërkohë që PD ka figura si Kalaja, Alimehmeti dhe Tabaku që kanë fituar vota individuale. Sali Berisha është njeriu sot për sot më i fortë në PD, pa diskutim.”, u shpreh ai në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Shqipëria Live’.

3 Komente

  1. G
    Gjeli dhe Bufi

    Ky eshte mithoman. .....Politika nuk eshte profesion ajo ka hyrjet dhe daljet , ky nuk pranone daljen edhe Berrisha si ky , atehere ku eshte différenca ..... midis Bufit dhe Gjelit ...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hesht Dash, shko puno bahcen e mbill presh

      Dash Sula eshte nje nga fytyrat me idiote te PD-se mjerane.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teme

      Kur te shikojme keshtu them sa mire qe nuk te beri deputete. Po te bente deputet do flisje keshtu?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje