
Grupi parlamentar i PD, përmes një deklarate thotë se tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për ndërtimin e një procesi të përbashkët parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, provoi që Edi Rama nuk do një President të gjithë shqiptarëve. Ata shprehen se do të mbeten të angazhuar në vullnetin për një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri.
Duke iu përgjigjur akuzave të PD-së, ministrja Elisa Spiropali u shpreh në studion e “ABC Live” se Enkelejd Alibeaj, por vepron si Lulzim Basha që pretendonte se kishte vota.
“Duhet të flasim për emra konkretisht se jemi në prag të raundit të trete. Kemi ende kohë që opozitë të propozojë emra” tha Spiropali.
Por a e ka prishur marrëveshjen mazhoranca, duke pasur ekskluzivitetin për raundet e tjera?
Elisa Spiroplai u shpreh se kushtetuta e ka përcaktuar një rregullore të tillë, për raundet e tjera. Sipas saj opozita ka ende kohë për të sjellë emra, por një pjesë e pakicës nuk mund të kushtëzojë shumicën. Më tutje, Spiropali u shprehe se Enkelejd Alibeaj po i ngjason Lulzim Bashës, me akuzat e tij që bënë kundër mazhorancës.
“E dëgjoj shpesh Alibeajn që thotë qeveri ilegjitime, por këto tingëllojnë si zoti Basha që pretendonte votat në tavolinë.” tha Elisa Spiropali.
Sipas Spiropalit, opozita është ende në kohë që të sjellë emrat e saj për garën Presidenciale.
“E thotë ligji, por gatishmëria ka qenë maksimale. Të uleshim dhe të flisnim. Ne nuk kemi sot asnjë propozim shkresor nga PD. Kemi vetëm thashetheme. Mungon një proces i brendshëm. Ne u kemi thënë se kur të doni në cdo orë të natës apo të ditës të ulemi të bisedojmë. Ata mund të sjellin emra dhe nëse i përmbush pritshmëritë jemi të gatshëm ta mbështesim me të 74 votat tona.”
“Ata vijnë dhe thonë hajde se keni 4 emra. Dhe të japin 4 emra dhe të thonë cilën prej tyre do zgjidhni. Por jo kështu. Duhet të sillni ju dhe ne emra dhe ti diskutojmë dhe jo vetëm ju.”
“Ka qenë një patatet e nxehtë brenda tyre. Dhe të mos duket një shkërrmoqje brenda grupit, kanë hequr dorë nga ky proces. Por probleme të rënda brenda tyre po reflektojnë edhe në këtë proces. I bëjnë presione njëri tjetrit për marrje apo mos pjesëmarrje. Dhe janë të gatshëm ta shpallin armik njëri tjetrin” tha Spiropali.
Partit politike, trupi diplomatik, dhe disa nga deputetët e din se kush është Presidenti i Ri, pasi kanë rënë në ujdi, por tani na hedhin hi syve.,deri në konfirmim zyrtar pas formalitetit të rradhës
Opozita parlamentare nuk grumbullon dot 20 firma!!!! Po luan me 4 emrat,por cilët janë mbështetësit ? 4 emrat duan 80 deputet!
Aman ca merreni me ti po zgjilleni vet presidentin
Zgjedhje e presidentit i takon partis socialiste per vendimin me te drejte se opozites nuk i besohet asgje prej gjeje
Kta t pd do e nxjerrin gjithmone nje gje qe nuk i pelqen po si gjithmone pa baza dhe palidhje.Bejini mute kta t berishes se na e shpifen.
Keta skane asnje emer te sakte per asgje , mbahen akoma te krimineli me i madh sali berisha se parti e tille jane parti kriminelesh
Me mire qe e kane shtyre zgjidhjen e presidentit se pse ka gjera te tjera me te rendesishme per tu bere
Po ca marrveshje prishen mos keni prishur ju ndonje gje se ju jeni si ato bimet e keqija ste lini te beni para .Marrveshja ska ndryshuar hic
Po ça merrni me alibeajn dhe bashen ata jane te mbaruar fare . Mendoj ta zgjidhni ju te PS-se presidentin se do jete nje person i denje .
Une uroj te zgjidhet dikush i hajrit jo si ai Iliri qe nuk e dinte se ca bente dhe kurr nuk beri dicka per shqiperine
PD ka treguar qe ka njerez te paafte ca presidenti pretendojne te zgjedhin ata aman
Shume here pd ka deshtuar.Tan na doli dhe alibeaj si ai gjumashi lulzim basha.Normale qe askush nuk ju merr parasysh kur keni keta lloj njerezish te paaftesh
per president duhet nje njeri i denje dhe jo te paafte si keta te pd.LE te flasi alibeaj se po flet bukur hahahah
Zgjidheni ju te PS presidentij se po e shohim qe nuk po ndrrisin gje ata boll koh i lat
Po ca merreni me kto te pd kto skane zgjedhur akoma kryetarin e vet ju prisni te merreni vesh me to
Kta te PD nuk rrin dot pa then budallalliqe.Dohet qe nese hapin gojen nuk do thone ndonje gje te skate.Njerez te deshtuar.