"Berisha, një rrangallë që u fut në politikën shqiptare nga njerëz të dyshimtë", Ngjela: Ai gjyqtari injorant që mori vendimin për Kuvendin e 11 dhjetorit rrezikon burgun

26 Maj 2022, 18:53Politika TEMA

"Berisha, një rrangallë që u fut në politikën

Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur “fallco” të gjithë procesin e zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD-së. Ngjela tha se vendimi i marrë nga Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit ishte një vendim fallco dhe prandaj vetë gjyqtari po rrezikonte të burgosej.

“Ata që thuhen se Berisha është zgjedhur kryetar, janë fallco, nuk kanë vlerë juridike. Ka 30 e ca vite që ky njeri nuk njeh ligjin. Jo që nuk e njeh, por nuk e kupton fare, ishte një rrangallë që u fut në politikën shqiptare nga njerëz të dyshimtë dhe nuk po del. Ku ka parti ai, nga e gjeti partinë? Partia është person juridik që e njeh gjykata. Ai gjyqtari, ai injoranti që ka bërë atë vendimin fallco për njohjen e 11 dhjetorit, ai rrezikon burgun.

Prandaj vonon Apeli tani se edhe Apeli në burg shkon nëse merr vendim si ai. Edhe sikur t’ja shpjegosh Saliut këtë, të thotë armik, por nuk fiton dot, vetëm sa po lodhet kot. Nuk e ka mundësinë të marrë PD-në, po të dojë le të formojë një parti tjetër. Është në luftë me SHBA-të, si mendoni ju do fitojë?”– tha Ngjela në një intervistë për "Fax News". 

8 Komente

  1. k
    k

    Kalorësi i apokalipsit çdo javë fut në burg ndonjë gjykatës apo të korruptuar,por pas ca ditësh përveç dëshirës abstrakte,nuk ndodh asgjë. Mos eshte më mirë mos flasësh fare se nuk sjell mirë ?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Taku... Ty Berisha te "ngrinte" dhe te "shkrinte" si i deshte cari... Leri kto prralla.... Jeni te zotet ta fusni ne burg ??!! - JO. Gjithe te therat jane pallavra per te shtyre diten sa te vije darka...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një qytetar

        O Bushat, nëse do zgjidhnim vërtet një president, kjo është të vësh kujen, kjo as Pol Potit nuk do t'i shkonte ndër mënd, që emrin e presidentit t'a nxirrte një minutë përpara zgjedhjes së tij. Por ne nuk po zgjedhin një president, ne jemi në kushtet kur Kryeministri po emëron një noter të zakonshëm. Pastaj, me ata të dy që i duhet t'a konsultojë, pra, me Berishën dhe Metën ai pa tjetër e ka diskutuar, pasi nuk bënë asgjë pa miratimin paraprak të tyre. Ndaj kot shqetësohesh për emrin. Por,me që e dashke, ja po t'a them unë, një copë pensionisti, presidenti ynë do të jetë shoku Gramoz Ruçi, që e paçim sa malet.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i pa emër

          Avokat leshi. Edhe hiqet se njeh parimet e demokracisë. Ky nen o "avokati i madh" ka qenë në kohën e komunizmit, po ty të ka ngelë ora atje.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Po e pranojme se Berisha nuk do te njihet nga Gjykata Apelit. Nuk e kupton dot se je jurist, konflikti ka kaluar nga SHBA - Berishe, ne SHBA - Anetaresia e PD. Anetaret e PD, pervec njohjes se gabimeve, nuk kane asgje me Bashen apo Alibeajn, por nuk durojne me hipokrizine e ambasadores amerikane, qe na tregon cdo jave tabelen e emulacionit se per ke te votojme, kujton se jemi ne vitin 1945 kur shqiptaret ishin analfabet. Nuk e kupton dot as ti dhe as ambasadorja, se edhe sikur te largohet Berisha apo te ndahet nga kjo bote, anetaret e PD, nuk votojne me te preferuarit e ambasadores. Mos fol me se le nam, nuk ke asnje ndikim tek antaresia PD.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentator Politik ????????

              Në një vendim i gjykatës së lartë, peshohet pour et contre, ndërsa në politik të gjitha idet janë të vyera, nëse nuk na pëlqejn ne, i përshtaten palës tjetër. Nuk organizohet jeta duke observuar të tjerët. Si të shkosh në supermarket dhe të vështrosh gjith ditën çdo ditë.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sopiqoti

                Sali Berisha "Rangalle??? Domethene "....................pafille"sic ethone Gjirokaster

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elezi

                  Jeni i saktë avokat me të gjitha çthoni. Këtu njerëzit janë pak të dyzuar me faktin se shkojë gjatë arrestimi i këtij killeri, prandaj dhe njerëzit të kthehen ty, kjo ndodh sepse të gjith e duan arrestimin e tij, por ju ka sosur durimi. Vendimin urgjent duhet ta marë drejtësia shqiptare, por habit SPAK kur thotë se prokuroria punon me fakte, faktin po ja jep SHBA por akoma këta nuk duan apo kuptojnë se njëshi i thyerjes së embargos me luftën e kosovës, është sali ram berisha.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje