Conference League, Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë, finalja shkoi më së miri! Treguam se kemi kapacitetet për të menaxhuar evente të mëdha

26 Maj 2022, 10:27Politika TEMA

Conference League, Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë,

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me menaxhimin që iu bë situatës së krijuar nga finalja e Conference League në Tiranë. Sipas ministrit, Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

Çuçi falënderoi policinë, që sipas tij garantuan mbarëvajtjen nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.

"Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve", shkruan Çuçi.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Shpenzime të kota shtetërore për diçka që s'jemi asgjëkundi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      Sa te peshtirë jeni o Zot. Edhe deshtimin kerkoni ta propagandoni si fitore. Ky eveniment tregoj qe policia shqiptare eshte e afte vetem te hedhë gaz helmues kunder grave dhe femijeve per ti nxjerrë nga shtepitë e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Policia e pa’afte

        Po te mos ishin Policia e mir film te e Kosoves,ata drogaxhinjt tuaj qe dogohen,vrasin koleget ne pa’besi komisariateve,shesin droge,pijne alkol,ju do menaxhonit ket timin,o legen dhjeraman

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje