
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar lajmin e publikuar pak ditë më parë nga gazeta austriake, “Kronen Zeitung”, e cila ka denoncuar një skandal të madh financiar, në të cilën është përfshirë presidenti Ilir Meta, ndërkohë që ka folur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe rikthimin e tij në krye të Partisë Demorkatike.
Media në fjalë ka shkruar për një aferë 700.000$ të presidentit shqiptar me kompaninë offshore, ku sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
Por zoti Klosi gjatë një interviste, u shpreh se lajmi i gazetës austriake ka të vërteta, pasi Austria është vend serioz dhe sipas tij, përpara se gazetari të publikojë një fakt, ai verifikon burimin, duke lënë të nënkuptohet se Meta është përfshirë në këtë aferë.
Zoti Klosi, pak ditë më parë një gazetë austriake ka bërë një shkrim në të cilin është deklaruar se presidenti Ilir Meta kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inaugurimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar shkrimin si mashtrim dhe ka paralajmëruar se do ngrejë padi. Si e komentoni?
Nëse kjo është e vërtetë për mua është e rëndë, është e turpshme që të paguash para për të shkuar atje sepse kë do që të gënjesh, popullin tënd. Se di pse gazeta austriake ka pas kaq vitesh që ai është në krye të Presidencës dhe po ashtu ka qenë edhe kryetar i Parlamentit e ka trajtuar këtë problem. Meta ka qenë si kryetar i Parlamentit i ftuar andej ka të drejtë që të kërkojë të drejtësinë e tij, por ajo është një ndër gazetat më të mëdha austriake dhe se do të ishte absurde që një gazetë të merrej me presidentin e Shqipërisë edhe sikur të ketë sajuar. Besoj se gazeta të tilla në të tilla nivele, i verifikojnë lajmet që shkruajnë para se ti botojnë aq më tepër që është një lajm denigrues për presidentin e një vendi. Nuk është se po flitet për një biznesmen, por për presidentin e një vendi, ne me Austrinë konsiderohemi vende miq.
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pasi të largohet nga posti i president ndërkombëtarët të cilët i dalin kundër do ti pres me armë. Si e komentoni këto deklarata të tijat?
Këto janë deklarata boshe. Ilir Meta ka bërë disa deklarata absurde me ndërkombëtarët nuk e di cilat ishin motivet që e shtyn, por them edhe kjo që më pyesni ju është në këtë kuadër. Unë kam qenë i afërt me të dhe në kryesinë e LSI dhe nuk ka qenë kështu. Besoj se ndërkombëtarët duan vetëm një gjë për vendin tonë, që të jetë një vend i qetë dhe të mos ketë korrupsion.
Mendoni se pas largimit nga posti i presidenti pasi i mbaron mandati në korrik të këtij viti, presidenti Ilir Meta do të ketë një bashkëpunim në politik me ish-kryeministrin Sali Berisha?
Dëgjova edhe një deklaratë të tij këto ditë që do përpiqet që të luftojë regjimin që është në vend, ndërsa të njëjtën gjë e ka thënë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kështu që kjo nënkupton se edhe mund të ketë. Ai e ka pak jo të lehtë që ta thotë hapur se do të ketë një bashkëpunim me Berishën. Ai ka bashkëpunuar me Berishën në fakt, kujtojë këtu zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale në vend që u zhvilluan pak kohë më parë, ku Meta bëri që të marr pjesë në votime sepse ai nuk kishte të drejtë. Kështu që unë nuk çuditem me asgjë. E dimë prej kohësh që ai ka dashur që të marr drejtimin e opozitës
Si i shihni zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike që u zhvilluan pak ditë më parë dhe zgjedhjen e në krye të asaj partie të ish-kryeministrit Sali Berisha?
Berisha nuk është rikthyer tamam në Partinë Demokratike. Ai është kthyer në politikë me votimin që bëri dhe një pjesë e simpatizantëve të Partisë Demokratike votuan për të, të paktën kështu u deklarua se votuan rreth 40 mijë vetë, por ky është një numër i vogël krahasuar me popullin shqiptar. Unë e kamë thënë edhe më parë se militantët ia dinë për nder Berishës sepse ai e krijoi atë parti dhe e udhëhoqi për disa vite, por mendoj se me këto që ndodhën brenda Partisë Demokratike, ajo pjesa gri e votuesve votojnë për njërën apo tjetrën parti nuk votojnë Partinë Demokratike, sidomos me thirrjet që bënë Berisha. Berisha me rikthimin e vet ndjell frikë në radhët e votuesve, kur tre herë radhazi vota i është dhënë Partia Demokratike, mbase nuk ka pasur edhe kundërshtar të zotë nga Partia Demokratike. Dy rastet që ka pasur nuk ka qenë fitore të mirëfillta, nuk kemi ndonjë kujtim të mirë nga qeverisja e Partisë Demokratike, ata kanë pas shkaktuar vetëm sherre nëpër rrugë. Partia Demokratike nuk do ta bëjnë dot për vete pjesën gri që është e madhe dhe atyre mund tu duhet. Kështu që rikthimi i Berishës për mua është kthim pas.
Mendoni se amerikanët kanë fakte për ish-kryeministrin Sali Berisha?
Nuk besoj se ata e kanë bërë pa prova sepse akti që është shpallur është një akt që është kryer nga administrata amerikane dhe si i tillë nuk mësoj se është deklaruar pa fakte dhe nuk besoj se amerikanët duan që të bëjnë kot armiq dhe të mos nxjerrin fakte kur shpalli një kat të tillë. Besoj se ata nuk duan që në këtë vend që e konsiderojnë mik nuk duan që të ketë njerëz të cilët abuzojnë. Ata kanë thënë se ai është i korruptuar në përmasa të mëdha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar sulmet ditët e fundit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Si i komentoni deklaratat e tij?
Ambasadorja Yuri Kim, është ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënëpunëse e shtetit amerikan dhe natyrisht që përfaqëson Amerikën dhe thotë ato që i kanë thënë që duhet të thotë dhe kjo duhet që të jetë detyra e çdo ambasadori dhe mendoj se secili shtet në botë do të shikonte që ambasadori i tij nuk flet duke treguar opinionet e shtetit, por flet duke treguar opinion e tij nëse i ka ato të ndryshme nga shteti, do ta tërhiqte menjëherë, nuk mendoj se kjo ndodh, aq më tepër një shtet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fjala e tyre në çdo shtet të botës merr një rëndësi të veçantë. Nuk tolerojnë gjëra të tilla dhe që të lejojnë një ambasador që të thotë gjëra për të cilat ata janë dakord, por Berishës i duhet që të mbrohet dhe është duke përdor të gjitha mundësitë për tu mbrojtur. Ai filloi me atë gjyqin e famshëm që do të bënte në Francë dhe për të cilin nuk po dëgjojmë asgjë, thjesht e bëri për të treguar se ai s’ka frikë, nuk ka bërë asgjë dhe se ai mund ta fitoj atë gjyq. Ka shumë njerëz që edhe sot i besojnë atij, që e kanë pasur drejtues në Partinë Demokratike dhe kanë pasur kryeministër dhe president të vendit dhe besojnë tek ai, pikërisht me ata ai e ka më shumë problemin. Fakti që ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një problem shumë i madh edhe për militant e tij dhe do që ti jap atyre mesazhin shikoni se është një lojë e Ramës e Sorosit dhe e Amerikës.
Mendoni se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të hetohet nga SPAK duke qenë se është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Unë mendoj se po. Duhet që ta trajtojnë, pastaj arrijnë që të gjejnë prova apo nuk arrijnë që të gjejnë prova për të hapur një proces është tjetër gjë pastaj. Duhet që të kërkojnë ndihmë gjithandej megjithëse për mua ka prova plot, por që është detyra dhe përgjegjësia e tyre. Unë jam i sigurt që shpallja e Berishës non grata nuk është bërë pa prova dhe nuk është bërë pa argumente dhe është detyra e SPAK që ti gjej këto prova por të gjeje edhe prova të tjera të cilat nuk i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ne e njohim më mirë se ata. Mjafton që SPAK të merret më “21 janarin” se pse u vranë ata njerëz në Bulevard dhe do dal që urdhrin vetëm ai mund ta jepte, sepse ushtarakët e dinë që arma përdoret për vetëmbrojtje ose kur cenohen interesa të mëdha është dashur një urdhër shumë i lart dhe jam i sigurt që e ka dhënë Berisha, sepse Basha nuk guxon me dhënë urdhra të tilla sepse ai ministër i Brendshëm ishte. SPAK e ka detyrë që të sqarojë pozicionin e Berishës Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dha një indicie. Nëse SPAK do të kërkonte informacione mendoj se do të jepnin informacione.
Ftyre e piset Dihet tashme mardhenia jote me berishen Cdo thuash tjeter Je i vetmi ish shef i sherbimit informativ ne bote qe del cdo dite si kurve neper studio televizive!!!
Janë të besueshëme se Amerika ka dëshmi përvëluese për Sali Berishën,pse nuk i nxier,pse nuk e arreston? Ka frikë nga Saliu? Turp e faqe e zezë.
Interviste me shefat e sherbimit informati v pas 20 vjetesh jane intervista te pa vlera. Pushka pas lufte dhe fjalet pas kuvendit nuk i ve njeri ne kandar apo ne refene thote populli .Keto jane llafe pazari sepse sua mban bytha te paditni ne organet e drejtesise. Cbeje zotrote kur ishe ne karrike apo numeroje tempiet dhe ne dt e rroges vije firme ne borderò. Kjo tregon se ju nuk ishit i afte per ate detyre ndersa sot na hiqesh si i pa fajshem medemek jeni te persekutuarit e demokracise. Na ngordhi kali Irene thojt Povrapojne shikasit Ti heqe patkojt.
Me provat e Amerikanëve fshijm bithën, jemi në gjëndje të prishim ambasadat nëse bën dredhi në miqësin tonë.
Robt kane prova edhe se ke qinte azem hajdari o legen i pafytyre
Po kush flet! Djali i atij që bëri krimet me të papara në veri dhe kryesisht në Mirditë. Bilbil Klosi, dhe krimin me të madh e bëri kur na la një flliqesir si puna jote, që me surratin e tij na bën të thyejëm dhe televizionin.
Po kush flet! Djali i atij që bëri krimet me të papara në veri dhe kryesisht në Mirditë. Bilbil Klosi, dhe krimin me të madh e bëri kur na la një flliqesir si puna jote, që me surratin e tij na bën të thyejëm dhe televizionin.
Nuk është i biri i Bilbil Klosit, informohu, mos fol pa përgjegjësi.
Ky ish shefi "informativ" smban dot gruan e tij, I pallohet mbrapa kraheve jo me nji por me disa. Jo me te deklasifikoje Berishen. Ik mor impotent merr sufllaqen se te tjerat I kuptojme se sa I informuar je. Pjerdh edhe ky si Ngjela, Merua e Neri I Minxhozit.
Doli gam gami i perhereshem pa prova.
KU I MORI VESH KY MATEMATICIEN SE CFARE DOSJESH ZOTERON SHBA PER PERBINDESHIN E VICIDOLI- SALI BERISHA?! PO QE SE I DI PSE NUK I TREGON??
@Violeta, Zoti Klosi eshte fizikan. E ngaterron me te ndyerin Gazidede.
paskan dale bubureca e dordolecit Sali Berisha te komentojne per prof Fatos Klosin ! kjo eshte shume komike
Veproni sic pretendoni ne komente se amerika nuk do ta kursej shpalljen "organizat teroriste" dhe e dini vet cfar ju pret.Do te kapeni si Bin Ladeni qe e hodhen ne det.Populli do tu tregoj vendein edhe me vote.
Shqiperia nuk ka asnje prove per krimet e Saliut
Po kte te keqe e ka Demokracia “llafet e gazetave dhe opinionet e miletit ste fusin dot ne burg”
Pysni njehere mire ju komentusit e malokut pse sala nuk flet me motren e vet dhe ska as nje foto me maman e vet .vazhdoni kerkoni pastaj dilni dhe pellisni .
pse nuk vepron SPAK?
Or Tos djali Po ti, si ish shef i sherbimeve sekrete... a ke prova ??? Ne se ke, prezantoi publikisht ne media ose ne SPAK. Ne se jo, lere ate muhabet se ke vite qe na can bythen gam gam gam. Jo Amerika, jo Honoluluja.... Ne si popull e dime qe Saliu eshte kriminel. Por ky eshte vetem opinion. Gjykimi kerkon prova, fakte , njerez, deshmitare qe e implikojne direkt.... Po qe se i ke...bujrum.
Paska shume komentues pro-berisha, ose pro-llum-hane
Nuk janë pro berishiane njerzit, por kërkojnë korrektesë kur deklarohet, jo të flas ish kryetari i shikut fare pa përgjegjësi. Shtypi le t'a mbush kohën me papagaj të papërgjegjshëm, por kur thërret një ish zyrtar të lartë të shërbimit informativ, këtij nuk i ka hije të përsërisë budallallëqe kafeneje. Amerikanët janë një shtet tjetër dhe janë thellësisht serioz kur arrijnë në konkluzione si ky ndaj Berishës, zyrtarët tanë flasin si gazetar të rëndomtë. Nëse nuk ke informacion të dobishëm mbyll gojën dhe mos u mundo t'a nxjerrësh bukën me llafe boshe politike.
z. Klosi, ke qene drejtor i SHISH dhe meso ca gjera per perdorimin e armes. _ Ushtari ose gardisti ne rastin konkret, para se merr sherbimin instruktohet nga oficeri qe ka sherbimin ose nga eprori me i afert. _ Pas instruktimit, firmos ne librin e sherbimit per marrjen e deyres ku shenohet dhe koha e marrjes dhe niset tek objekti i caktuar. - Ne kete moment, ushtari ose gardisti ka perballe vetem ligjin. - Ushtari ose gardisti, ne rast se hap zjarr ndaj personit, pavaresisht se nga kush ka marre urdher, i duhet te justifikoi me ligj perdorimin e armes. _ Ushtari ose gardisti, e merr urdherin vetem nga eprori me i afert, cdo urdher tjeter, nga ministri, kryeministri dhe nga kushdo tjeter qe kapercen hierarkine, eshte i paligjshem. _ Ushtari ose gardisti, nuk e zbaton as urdherin qe merr nga eprori me i afert per te hapur zjarr drejt personit, ne rast se ky urdher nuk pajtohet me ligjin. _ Ushtari ose gardisti, po perdori armen, do te perballet me ligjin, pavresisht nga urdherat qe mund te kete marre nga eproret. I duhet te justifikoje ligjerisht perdorimin e armes kunder personit. _ Ushtari ose gardisti, ka te drejte ta perdor armen pa paralajmerim, kur i rrezikohet jeta atij dhe te tjereve, kur nuk ka kohen e mjaftueshme per te zbatuar masat paralajmeruese. - Ushtari ose gardisti mban pergjegjesi ligjore, ne rast se nuk perdor armen kunder keqberesve ne rast se ligji kerkon perdorimin e armes. Po eproret qe japin urdhera ne kundershtim me ligjin, a mbajne pergjegjesi ligjore? Eproret, nga me i vogli e deri tek ministri e kryeministri, mbajne pergjegjesi ligjore ne rast se kane dhene urdher ne kundershtim me ligjin, por kjo nuk i shfajeson ushtaret dhe gardistet. Shkurt, ligji thote, kush perdor armen ndaj personit, duhet ta justifikoje me ligj. Urdheri ne kundershtim me ligjin, nuk zbatohet nga ushtari.