
Nga Ylli Pata
“Rastisja” qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, të kryekomandantit të NATO-s, Gjeneralit amerikan, Tod Daniel Wolters, ceremonia dhe dekorimi i tij nga kryeministri Edi Rama me medaljen më të lartë, si dhe dalja e lajmit për një tjetër bazë të NATO-s në Shqipëri, të gjitha këto në ditën e një eventi të rëndësishëm europian siç është Finalja e Konference League e UEFA-s, nuk duket tamam një rastësi.
Siç natyrisht nuk ka si të jenë rastësi zërat mediatikë për një përqëndrim anijesh të NATO-s në Karaburun me dyshimin se mund të jetë një pajisje interceptimi dhe interferimi në zonën e bregdetit shqiptar.
Në kulmin e një konflikti në Europë, ku tashmë kemi një ndarje të qartë të botës perëndimore me Moskën, por edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm botërore, gjërat duket se po lëvizin shpejt, edhe për një vend të vogël si Shqipëria.
Gjenerali Wolters, i cili është edhe figura më e rëndësishme ushtarake amerikane dhe e NATO-s në Europë, gjatë fjalimit që mbajti në kryeministri, e cilësoi Shqipërinë si “vëllain e madh” të Aleancës Veriatlantike në Ballkanin Perëndimor.
Një definim i qartë gjeopolitik, i cili duket tashmë një stacion final i atashimit politik të Tiranës zyrtare. Atashim që ka objektiva e pasoja të rëndësishme në të ardhmen dhe zhvillimin e vendit në vitet në vijim.
Pas ndërtimit të një baze taktike ajrore në Kuçovë, Shqipëria me zërin e Kryeministrit të saj shpalli kërkesën ende të paformalizuar për të ndërtuar një tjetër bazë taktike ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Shqipëri-një bazë detare.
E ku sipas të gjitha gjasave do të kandidojë baza detare e Pashalimanit, si struktura më e rëndësishme ushtarake për instalimet e mjeteve lundruese ushtarake.
Zhvillim ky që nuk vjen krejt rastësisht apo i vetëm, pasi tashmë kemi një influencë por edhe marrëdhënie të nivelit të lartë politik me SHBA-në dhe Perëndimin, si dhe një zhvillim shumë të rëndësishëm edhe në aspektin ekonomik.
Perëndimi: Europa në radhë të parë, ka nisur përpjekjet për të ndërmarrë zbutjen deri në shkëputje të varësisë energjitike prej Rusisë. Ç’ka do të thotë furnizim prej burimeve të tjera, që vijnë qoftë nga Azia jugperëndimore, Afrika e Veriut, apo edhe prej gazit të lëngshëm që vjen prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E pikërisht për gazin e lëngshëm; Shqipëria dhe Greqia priten të jenë stacionet e para të një ere të re ekonomike dhe energjitike sidomos në Europë. Ndaj nuk ishte edhe rastësi pritja mjaft special që ju rezervua në Uashington kryeministrit grek Micotaqis pak kohë më parë.
Duket se jemi në kushtet e një investimi gjigand gjeopolitik që vjen nga përtej Atlantikut, investim që këtë herë është në stadin e konkretizimit, jo ideve apo hezitimit të mjaft shteteve europiane për të ndërmarrë këtë hap.
E të gjithë këto investime, kërkojnë edhe më shumë siguri, e cila përkthehet në dy baza të rëndësishme të NATO-s në një vend të vogël si Shqipëria.
Bazat taktike ushtarake nuk janë një grumbullim i përkohshëm trupash për një rast, apo për zhvillime të përkohshme, por përbëjnë zhvillime të menduara dhe afatgjatë të vizionit gjeopolitik të një aleance globale siç është NATO.
Kurse për Shqipërinë, e gjitha përkthehet një siguri më e shtuar, e natyrisht më shumë monitorim në lidhje me kursin e vlerave perëndimore që duhet të ndërmarrë një aleat kaq i afërt i NATO-s, apo “vëllai i madh” në Ballkanin Perëndimor siç e tha gjenerali Wolters sot.
Madje edhe caktimi nga UEFA i finales së sotme të Tiranës ka pasur një pjesë të logjikë edhe sigurinë që Shqipëria ka si një vend i sferës perëndimore, anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA-në…
TemA
Shikoni se shpejti Sali Berisha vdes nga gripi.....
Do « perfitojme » njejte si me TAP ku ne fakt Shqipria u perdor nga MAFIA politike e cila shiti interesin Kombetar per perfitimin personal.
Perrallat e te gjatit, ka 3 vite qe ka filluar puna. https://www.mod.gov.al/index.php/aktualitet-video/4125-forca-detare-mbyll-misionin-ne-egje-xhacka-ka-nisur-ringritja-e-flotes-pashalimani-baze-e-nato
besoj se gjeneral tod na e ka cuar shume perpara ushtrin tone me lidershipin e tij i urojm suksese ne gjithcka qe ai ka bene
Bravo per bashkepunimin kjo tregon nje mardhenie te shkelqyer me amerikanet
Verte Arjola. .... Kjo tregon qe ne heqim breket edhe pa na e kerkuar. Bashkepunimi eshte pak me ndryshe, eshte jep e merr ..... Me qe ra fjala, kur do na i heqin vizat amerikanet, sic i kemi hequr ne per ta ? 30 vjet "bashkepunim dhe marrdhenie te shhkelqyera"...besoj se e meritojme, apo jo ?
Fiks e ke thene Trasparenti. Shume llafe e lek hic. Vizat jo e jo.
Tek vizat te ri mendja ore îles, te dergosh gruan semaforeve te Bostonit
Kom vdek tu qesh
Skllav e bir skllavi, Po nuk kerkove te trajtohesh si i barabarte, skllav ke per te vdekur.
Problemi yt eshte se nuk duhet hequr breket ??? Apo duhet te na e kerkojne te heqim breket ?????? Se jane dy gjera krejt te kunderta ....ka dy lloj femrash , ajo qe nuk do ti heqi dhe ajo qe po tja kerkosh i heq .....mora nje shembull Kurse ajo qe thua jep e mer nuk eshte bashkepunim , por" pazar" tregu i rendomte i tipit turk .....turqit per cdo lloj bashkepunimi duhet patjeter te marin dicka ... Nese amerikanet duan te hapin te ne nje stacion per gazin e lengeshem , ose nje baze ushtarake detare nuk harij te kuptoj se perse duhet ta shperblejne kete me heqie vizash ....kur dihet fare mire dhe qarte nga te gjithe se heqia e vizave nuk ka te beje me marje dhe dhenie , por me nivelin tend si shtet ......kuptove ?????????? Do shume kohe akoma qe Shqiperia te harje nivelin e heqieve vizave me USA....mos i ngatero vendet europiane qe kane fituar kete status si pasoje e grupimit te tyre ne shtepine e perbashket qe quhet EUROZONA , Eurozona ka bere marveshje me USA per heqie vizash dhe jo shtetet qe jane ne te nje nga nje .....keshtu qe Shqiperia do kohe akomavte harije ketk nivele , nje here per nje here levte kete investim , te hapen vende pune , te ndryshoje cdo gje , imazhi i saj , fillimi i bisedimeve me EU dhe me vone heqia e vizave me USA......tung shoku
Amerika ja ka heq Vozat Xhamajkes qe eshte nje nga 10 shtetet me te korruptuara dhe me kriminalitet ne Bote. Ti tjua te arrojme nivelet. Keri justifikimet o skllav
Ne nje dite te vecante per ne dhe ne nje dite te vecante per komandantin qe u vleresua nga Rama.Meriton shum per cso gje qe ka bere per kete vend.
Normal qe eshte rastesi se nuk eshte bere me plane.
E falenderojme per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i ka dhene vendit tone
Nje dite e vecante per komandantin qe u vlersua nga Rama
Akoma me endrra Pashalimani etj. Keto endrra pasqyrojn deshtimin e sektit te 'Rilindjes' qe ne 9 vjet shkaktoi largimin e mbi 600mije Shqiptareve. Zhdukjen e qindra fshatrave nga harta dhe zbrazjen e qyteteve.
E falenderojme gjeneralin per ndihmen qe i ka dhene Shqiperise
bravo TAULANTI SALEH e ke gjetur por NDERKOHE po' vdes nga marazi per arritjet e Rilindjes. dhe se shpejti vavsh ne te sateme
bravo TAULANTI SALEH e ke gjetur por NDERKOHE po' vdes nga marazi per arritjet e Rilindjes. dhe se shpejti vavsh ne te sateme
Lideret tane jane tradhetare, te paskrupullt dhe pengje te korruptuar. Ne momentin kur ju vjen ultimatumi me shkrim se cfare cope duhet te shesin nga Shqiperia, kane gati edhe instrumentet e mashtrimit, se gjoja i jane lutur vete Amerikes qe te marre ne konsiderate kerkesat shqiptare per dhurimin e bazave, sektoreve strategjike, naftes, etj, etj.
Perse nuk na sjellin armati amerikanet si Ukraines? Kjo tregon qe nuk I rruhet shume per shqiptaret se e di qe iu lepihen aq shume amerikaneve sa ata bezdisen nga kjo lepirje. Na ndihmoni me armatim se i dalim vete zote te "dashur partnere strategjik"
Gjenerali nuk po e ben bazen ushtarake se i kerkoj edvin mafia ta perdore si qender trafiku e magazinimi te droges,edvin mafia nuk eshte projektuesi i i gjeopolitikes apo logjistikes ushtarake te natos por jane gjeneralet madhore te natos dhe rama me kete rast ben fushate,ai gjenerali tha vet kam pranuar çdo dhurate qe me eshte dhene,githashtu as baza e kuçoves nuk eshte bere me kerkesen e edvin kolekes por me projektet e vet natis,ndryshe eshte kur berisha kerkoj te hyjme ne nato u pranuam kerkoj heqjen e vizave na i hoqen ndersa edvin mafia kerkon te hyjme ne BE gjithe e refuzojne ky piktor i deshtuar na fut ne ballkanin e hapur ky serbimadh narkoman ptuuu
Idiot I dobishem i Salehut dhe Xhikes, me mire hesht!
"Tropoja" nga te shkruarit dukesh qe ke bere shkollen e mesme pa mbaruar tetevjeçaren.Sa per "edvin mafien" me mire te jesh qytetar mafioz se sa kriminel shpellar dhe i pa qyteteruar si Sali krimi.Sa per pseudonimin "Tropoja" ti nuk e meriton or "toke e xanun"!
Nje bashkepunim i mrekullueshem me amerikanet dhe bravo per medaljen qe i dhate gjeneralit TOD ????????????????????
Sa u gezua poplli shqiptar kur pa medaljen ne gjoksin e Gjeneralit As uj, as drita, bile as buk nuk kerkun me. Mjaft gjenerali te kenaqet
SERBOFILI EDVIN TOPTAN RAMA KUNDËR SHQIPTARËVE DHE KUNDËR KOSOVËS ===================================== Si dikur PPSH-ja, tash po shfaqet edhe Partia Serbe (PS) e esadistit Edo Toptan Rama me Serbinë, derisa Serbia është aleate e ngushtë e Rusisë, dhe nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Keqardhja e Edi Ramës ndaj Serbisë në rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Europës është linjë e politikës së tij nëntëvjeçare, por edhe më parë. Është i njohur fakti që Partia e Punës dhe Partia Serbe (PS) kanë shfaqur historikisht afërsi me Serbinë dhe me serbët. Por, një ngjizje e tillë si në këtë periudhë të qeverisjes së Edi Ramës nuk ka ndodhur kurrë, as në periudhën e bashkim-vëllazërimit të viteve 1944-1948, kur Enver Hoxha deshi ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Jo. As atëherë nuk është ndjerë ky lloj afeksioni shpirtëror midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit e Serbisë. Dhe në fund të fundit asokohe kishte një alibi, se gjoja të dy vendet ishin fituese në luftën kundër pushtuesve e në një anë me perandorinë sovjetike. Sot nuk ka e nuk mund të ketë asnjë alibi përkrahja që kryeministri i Shqipërisë i bën Serbisë. Sepse Serbia nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është aleate e një agresori dhe shkelësi flagrant të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pra në anën e Rusisë. Kjo çfarë po bën Edvin Toptan Rama është kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, me këtë ‘keqardhje’, në fakt është kundërshti e kësaj iniciative. Ne deklarimet, veprimtarinë, fjalitë e tij Rama dëshmon se punon për Beogradin. Serbia nuk e ka zgjidhur konfliktin me Kosovën. Dhe në këtë rast nuk mund të krijohet asnjë lloj alibie për një aleancë midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo që bën Edi Rama drejtohet kundër shqiptarëve e sidomos kundër Kosovës. Keqardhja e tij pse Kosova po bën përpjekje për t'u pranuar në Këshillin e Europës është në fakt kundërshti e kësaj iniciative. Në vend që ai t'u thotë liderëve të Kosovës se çfarë mund të bëjë për ta për ta përmbyllur me sukses këtë aksion politik e kombëtar, shpreh keqardhje se po mërzitet miku i tij, Aleksandër Vuçiqi. Kaq hapur e kaq në flagrancë nuk ka ndodhur kurrë të shpalosen marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kundër Kosovës. Kurrë nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë kaq të ngushtë dhe një agresion si ky nga ana e Shqipërisë kundër Kosovës. Edi Rama është zhgënjimi më i madh i shekullit. Është etaloni i tradhtisë kombëtare. Është heroi i popullit serb dhe armik i shpallur i shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ajo që unë vlerësoj te kryeministri i sotëm fatkeq i Shqipërisë, ka të bëjë me faktin se ai nuk i fsheh qëndrimet e as qëllimet e veta. Është stoik në prapësinë e vet. Deri te përkrahja pa kushte e parezerva ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Nuk ka aksion politik e nacional të Serbisë që ai nuk e ka mbështetur në rajonin tonë. Gjithçka, çdo veprimtari, çdo fjali dhe deklaratë e Edi Ramës na shpjegon faktin se ai punon për Beogradin. Madje edhe deklarata e nëntorit 2014 në Beograd, me kërkesën që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, rezultoi se kishte prapavijë maskimin e veprimtarisë së mëvonshme anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ndërkaq miqësinë me Serbinë dhe serbët e shpalosi edhe në Bruksel, kur i bëri shoqëri të ngushtë jo vetëm presidentit Vuçiq, por edhe anëtarit të presidencës boshnjake, mikut të ngushtë të Vladimir Putin, liderit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Dodik është person non-grata për veprimtari destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Simbolika e miqësisë Rama-Vuçiq-Dodik është e thjeshtë: Këta të tre duan kufij të rinj në Ballkan me synimin krijimin e Serbisë së Madhe. Në këtë veprimtari destabilizuese dhe luftë-nxitëse dy autoritetet serbe të lartpërmendura janë të motivuar nga programet antishqiptare të Serbisë. Por është ende e paqartë se nga se është i motivuar kryeministri i vendit tim, Edi Rama. Sidoqoftë, shfaqja hapur e qëndrimit të tij pro-serb është një ndihmesë e madhe për opinionin publik, për të kuptuar se Shqipëria dhe ekzekutivi i saj drejtohet nga element anti-shqiptar e pro-serb. Duke kuptuar këtë fakt, shqiptarët mund të arsyetojnë edhe shkakun pse vendi është në prag të humnerës. Pse ky vend është i vjedhur përveçse i tradhtuar? Pse Shqipëria është degraduar në atë pikë sa ta mallkojnë shqiptarët! Pse kjo po ndodhë për herë të parë në historinë e saj!? Të gjitha këto dilema shpjegohen me faktin se kryeministri i Shqipërisë nuk punon për vendin e tij, por për armiqtë e vendit të tij! Kaq e thjeshtë është. Detajet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tregojnë se rrugëtimi shtetëror i Shqipërisë s'është i mëvetësishëm e i pavarur, por i robëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Varësinë politike shtetërore të Edi Ramës ndaj Vuçiqit mund ta krahasojmë me varësinë e një gruaje ndaj burrit të vet, e cila për shkak të veprimeve të gabuara i shpreh bashkëshortit të vetë keqardhje. Në këtë rast bashkëshortja politike, Edi Rama i shpreh keqardhje bashkëshortit serb, Aleksandër Vuçiqit, për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rrugëtimet politike të udhëheqësve shtetëror më së miri mund të kuptohen me anë të detajeve e jo ndryshe. E detajet vepruese të qeverisë esadiste të Edi Ramës e parlamentit të Shqipërisë janë pro-serbe e kundër Kosovës e shqiptarëve të diasporës, janë argumentet detajuese proserbe të Edi Ramës: - "Ballkani i hapur" proserb i Ramës; - Miqësia e qëllimshme politike e Ramës me Vuçiqin kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; - Vota e deputetëve të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës e ka kuptimin e mosnjohjes së gjenocideve serbe në Kosovë; - Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë për të provokuar qytetarët e Kosovës me këngën "Kallashnikovë"; - Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Dodikun, të cilit Uashingtoni dhe Londra i kanë vendosur sanksione për ndarjen e serbëve nga Bosnja e Hercegovina dhe për shkak të bashkëpunimit të hapur me Rusinë. Të gjitha këto detaje politike tregojnë se Shqipëria e Edi Ramës është nën ndikimet serbe të Vuçiqit. Partia Serbe e Shqipërisë (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Poshtë zagarët - Liri Kombit shqiptar! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me drejtësi, me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)
Në Librin e tij “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë (pranverë 1997)”, ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj flet edhe për përplasjen e Sali Berishës me SHBA, duke nxjerrë në publik ish-shefin e SHIK Bashkim Gazidede....Ore "Mal" bene mire ta lexosh kete shkrim: "!Lexoje se eshte per sojin tend o hej o hej o hej!
Or ti gazetar ka vite qe ka fillu ky muhabet https://shqiptarja.com/lajm/pas-kucoves-gati-baza-tjeter-e-natos-ne-shqiperi-zbulohet-propozimi-per-pashalimanin?r=kh10
Sakte, Situatat gjeopolitike po ndryshojne me shpejtesi....dhe reagimet duhet ti pergjigjen me shpejtesi.
SHQIPTARET DHE QEVERITE SHQIPTARE MAJTAS E DJATHTA KANE FAKTUAR SE E DUNE SHQIPERINE VETEM PER TA MJELUR SI PER PASURITE MBI TOKSORE ASHTU EDHE PER PASURITE NEN TOKSORE .BAZAT USHTARSKE PERDOREN SI KAMUFLIM PER SHITJEN TERITORIALE DHE SHFRYTEZIMIN EPASURIVE TE KETIJ POPULLI TE VARFER.BAZAT USHTARAKE NUK JANE VETEM TEKNIKA USHTARAKE QE DO INSTALOHET POR EDHE NJEREZIT QE DO TE SHERBJNE NE TO QE PA DYSHIM NUK DO TE JENE SHQIPTARE POR AMERIKANE SEPSE SHQIPTARET NUK LEJOHET TE NDERTOJE USHTRINE E SAJ .EDHE NE WOFTE SE DO TE NGRIHET NDONJE TOGE USHTARESH AJO DO TE BEHET ME BEKIMIN AMERIKAN. SHPREHJA E ZOTIT MINISTER SE NE NA MBRON NATO ESHTE SHUME DOMETHANESE KUSH KA VESHE TE NDIGJOJE KUSH KA SY TE SHIKOJE.
Nje shtet i pavarur nuk mban baza ushtarake kolonizuese te huaja por pasi na e shkaterruan Amerikanet cdo gje ne Shqiperi tani vijne te na zhdukin dhe kolonizojne perfundimisht. Do Zoti vjen Rudi me Kinen dhe i zhduk keta kermat cifuto masonike qe ke.i ne pushtet. Lavdi Enver Hoxhes