PS shtyn deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në vend

25 Maj 2022, 13:31Politika TEMA

PS shtyn deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve

Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot dhe marrë në konsideratë interesin e lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve.

“Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor.

Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj”, thuhet në njoftim e Partisë Socialiste.

PS bën me dije se kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja, por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.
“Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës”, theksohet në njoftim.

Procesi i propozimit të kandidaturave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki.

23 Komente

  1. M
    Marko

    Nje fryme e re do te jet akoma me shume frut dhenese per vendin tone

    Përgjigjjuni
    1. k
      kleo

      u beft me e mira

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evi

        Eshte e veshtir te gjesh dike te pershtatshem keshtuqe me mir e zgjedhin m von sesa t vehet jo i duhuri

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andon frroku

          Rroft Ps keni me bo nji zgjedhje fantastike jam i bindur kemi besim te ju ????

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oksi

            Vendim i duhur pasi duhet koh per tu menduar mire per zgjedhje te rendeshishme

            Përgjigjjuni
            1. G
              Greta Hoxha

              Me shtyrjen e afatit te aplikimeve u jepet edhe me teper kohe per administrimin e mire te kandidaturave te reja. Me teper kohe per te pjekur mire vendimet.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KLAJDI

                Me mire vone se kurr prandaj gjithsecili le te marri kohen e vet

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kledi

                  perderisa shohim se per tu marre nje vendim ne te miren e vendit tone duhet nje kohe e mjaftueshme duhet ta respektojme e te jemi te duruar per vendimin e dhene

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Redi

                    Cdo gje kerkon kohen e vet.Edhe zgjedhja e 61 kryetareve ne vend ka nevoj per kohe.Shume mire qe e shtyt

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klevi

                      Per te marre vendimet e duhura duhet kohe dhe ju jeni te denje per te marre vendime te sakta . Besojme tek zgjedhjet qe beni ju .

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        era

                        Vendimet e duhura duan kohe qe te meren dhe nese nuk jane te sigurt per zgjedhjen e kryetareve te partive nuk duhet te meret nje vendim i shejtuar.NEse ju e keni pare te arsyeshme keshtu beni mire qe po e merni vendmin me vone dhe e keni shtyr afatin e dates se vendimit.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Keni bere gjen me te duhur per ta shtyre sepse jane te shumte ata qe duan te marrin pjese.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anisa

                            Mendoj se zoti rama merr vendime te duhura. Shtyrja e dates eshte per arsye se ka shume kanditate dhe zgjedhja e te duhurit eshte nje proces jo i lehte.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Blerim

                              Nuk kane faj pasi ka shume emra dhe duhet te behet nje pune e mire per te zgjedhur te duhurit

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Myzeqarvete

                                Cdo gje e ka kohen e vet ,edhe ky afati i shtyrjes mund ti kete disa arsye mund te kene gjera ose takime te rendesishme me krer te shteteve te tjera

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Besi

                                  Nje gje e mire kjo pasi i lini kohen e nevojshme per te plotesuar dokumetacionin e duhur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Besi

                                    Eshte shume mire qe po shtyhet qe te kete mundesi te paraqiten sa me shume kandidatura e te zgjidhet opsioni me mire

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alfredi

                                      Kjo eshte nje parti e mir organizuar

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Savio

                                        Normale qeveria don te bej zgjedhjen me te duhur qe partia socialiste te marri vendime te duhura jo te nxitohet kjo tregon nje maturi per partin socialiste

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          pukjani

                                          Duhen kandidatura sa me te mira prnadaj dhe presim , respekt

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fredi

                                            Shume mire beni qe i shtyni dhe jam i sigurt qe do beni zgjedhjen e duhurrr????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Megi

                                              Eshte e veshtire te gjesh dike te duhur

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ana

                                                Zgjedhja e duhur gjithmone ska gabim ne vendimet qe merr ps gjithmone ka dal per me mire

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje