Belinda Balluku prezantohet si drejtuese politike e PS në Dibër

25 Maj 2022, 11:11Politika TEMA

Belinda Balluku prezantohet si drejtuese politike e PS në Dibër

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantoi Belinda Balluku -n si drejtuese politike.

Gjiknuri shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit.

Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë. Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, theksoi Gjiknuri.

4 Komente

  1. M
    MAJAKOVSKI

    Belinda meqe eshte Minstre e fuqishme e kabinetit para se gjithash duhet tu premtoje dibraneve dy gjera kryesore: Perfundimin sipas standarteve dhe ne kohe te Rruges se Arbrit dhe Mosndertimin e HEC te Skavices ndryshe nuk fiton me me dibranet. Mjafte i perdoret dibranet duke e lene popullsine me te varfer ne vend.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Reme Lala do e ndihmoj që malokët të bien në dashuri me të.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bëllinda Njëshi

        Punë dreqi... Kjo nuk o dhe e martume merr jahu.. Se nqs dibranët do t'i thirrshin në emrin e burrit.. Oj ti Sokolovic... Tani qysh kanë me i thirr?? Le që ka për t'i hutuar fare kjo ish zëdhënësja e AMC-së me Cavali, e Prada t'u ju shit pordhë e t'u ju bë si e fortë Dibranëve... Se Edi dihet ai muhabet, për çfarë e ka ministre këtë e të motrën (po ish juriste e AMC) "gjyqtare" ( se nga doli gjyqtare ajo ec e merre vesh) per vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve... Komplet Rilindje e kapur...

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora.vlora

          Treshja me e korruptuar ,gjiknuri i 40 milioneshit ,Manja i pergjimeve ,dhe kjo qe s mbushet gopi as me lek dhe as me karr ,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje