Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin për president. Ja kandidatura që më duket "no sens"

24 Maj 2022, 20:17Politika TEMA

Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin për president.  Ja kandidatura

Deputeti Agron Duka, i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, tregoi se si po vijohet me procesin e përzgjedhjes së Presidentit.

Ai theksoi se duhet vepruar shpejt që të propozohen emrat, ndërsa shtoi se dyshon që procesi do të përfundojë në raundin e katërt, me maxhorancën që ka të drejtë ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit. Ai tha se ngërçi brenda PD ka krijuar dhe një mosdakordësi në propozimin e merave. Duka, tha se propozimi i tij ishte Dashamir Shehi, një politikan me eksperiencë dhe sipas tij, njeri i dnershëm.

“Kjo punë do të shkojë me emërim nga Rama. Me 20 firma është e mbaruar kjo punë. Nëse nuk gjendet konsensus brenda opozitës, të marrësh 20 firma duke iu lutur deputetëve të skualifikon. Nëse nuk arrin të marrësh konsensusin e opozitës, si mund të marrësh konsensusin e Ramës.

Nëse ndjekin zotin Alibeaj s’do të thotë që ndjekin të gjithë opozitën. Është pjesa tjetër që ndjekin Rithemelimin dhe aleatët. Në këto kushte, edhe kandidatët nuk pranojnë që thjesht t’u dalë emri sepse janë të skualifikuar. Unë dhe Aleanca për Ndryshim jemi për emrin e Dashamir Shehit. Ai ka një fjalë pëlqyeshmërie te pjesa më e madhe e opozitës. Nuk bën asnjë kompromis në atë që është në të mirë të qytetarëve. Ai është i ndershëm.

Nëse nuk zgjedhim një njeri të ndershëm nuk është mirë. Ka eksperiencë të gjatë në politikë. Është politikan i një moshe që nuk pritet të synojë lëvizje të re politike apo të jetë pjesë e PD apo PS. Sipas gjykimit tim, por jo vetëm, unë besoj se është figurë që plotëson kushtet. Ne dhe unë personalisht kam shprehur pëlqimin për të. Kandidatura që të dali duhet të ketë konsensusin e të gjithëve. Nëse s’ka konsensus, edhe Shehi nuk do të pranojë. Mund të ketë edhe emra të tjerë.

Këta s’po puqen sepse kanë kundërshti mes vetes. Grupi i Rithemelimit është shprehur dhe thotë që nuk marrim pjesë në proces të rremë. Edhe unë kam të njëjtën mendësi me palët tjetër. Kushtetuta e lejon dhe do të ishte mirë të bashkoheshin e të mos ndiqeshin etapat. Nëse Rama kishte ndërmend t’i digjte e të vendoste të vetin, kështu e vendosim përballë përgjegjësisë. Nëse veprojmë kështu i japim Ramës alibinë që iu ofruam opozitës, por ato nuk dhanë kandidaturën e tyre. Emrat janë të nderuar, i vetmi njeri që nuk bën sens aty është Leka Zogu që nuk besoj se është një njeri që le fronin mbretëror për t’u bërë President.

Kurse figurat e tjera janë shumë të mira. Personalisht nuk njoh Demirajn. Janë bërë propozimet pa pyetur njeri. Ata kanë qenë kundra, si rasti i Profesor Kosovës, që ka thënë kam plane të tjera. E vetmja mënyrë për të arritur emër konsensual ka qenë dhe është që të bashkohet opozita. Duhet patjetër të marrim pjesë. Nuk ka ndërmend që opozita të bashkohet për të nxjerrë një figurë. Jam skeptik që të ketë raund të tretë përfundimtar dhe mendoj që do të shkojë në një raund të katërt”, tha Duka.

7 Komente

  1. P
    Pace plonci grosh me pilafe

    ta kthejme presidencen ne kantine rrakie . Nuk e di kush eshte me i forte ne rraki like fshatari apo dash pilafi .

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacaku

      Ky Agron Duka do jet rot kari komplet , President kerkojme jo pijanec ....pijanec kemi boll , Dash Shehin do mernim ??? Nga te kthesh koken ne Shqiperi pijanec rakie shikon , pastaj edhe mund te jete Dashi , ketu e beri Meta , sdo ta bej Shehi ....me keq se Meta nuk shkon ska me tej ....Meta do mbahet mend gjete , shume gjete si presidenti me negativ ne historine e re dhe te vjeter shqiptare , njeri shume shume negativ .... E zgjodhi rama ne presidence , ama e degjeneroi komplet , e telendisi , nese i ben pershtypje apo jo hajdutit , ajo eshte tjeter pune ......

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        Pirdh o DUKE PIRDH. KUR NUK PASKA KONSENSUSIN E GJITHE OPOZITES SI DON TI TA ZGJEDHI MAZHORANCA. FOL DHE NJE HERE ME ATE QE TE CILSOJ DUKA ZEMUNIT.BEFSHE NATEN E MIRE.

        Përgjigjjuni
        1. s
          specialisti

          Z.Duka Sipas nenit 86 te Kushtetutes, Leka nuk mund te jete kandidat. Nuk ka lindur ne Shqiperi por ne vitin 1982 , ne Johanesburg. Nuk i njihni Kushtetuten.

          Përgjigjjuni
          1. a
            american16al

            Duket qe Agron Duka eshte pjese e xhaketave te grisura edhe ne drejtim te llogjikes, niveli i presidentit qe ai mendon nuk ndryshon nga ai i Metes apo atij vete. Me cfare njerezish drejtohet Shqiperia, kuje….!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Duka “i krimit” (kështu e quante saliu vite më parë) si specialist i bujqësisë ka menduar të mbjellë hudhra e qepë dhe të instalojë edhe një kazan për nxjerrjen e rakis për buzështrëmbërin.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komentator Politik ????????

                Kemi mundesi te prezantojm njëri tjetrin, por duhet ditur që Meta përshkoj rruzullin tokësor për paaftesi, ndaj si ambasadorët dhe Presidenti Republikës ka kushte.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje