
Opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.Qëllimi i këtij Komisioni është kontrolli i mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 31 deputetë të grupit parlamentar demokrat. Deputeti demokrat, Gazment Bardhi përmes një postimi në "Facebbok" ka bërë me dije se kërkesa është dorëzuar sot.
"Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij", shkruan Bardhi.
Jemi shtet mysliman, ndaj investimet strategjike t'ju a lëmë vendeve të BE që zhvasin ku të munden. Kushti për antarsimin në BE për vëndin ton ësht 60% e PIB, sot jemi te 80%., duhet patur kujdes se një gjendje kome si Italia me 160% të PIB, do bënte çpopullim te detyruar te popullsis, dhe te perfitojn te huajt ne investimet e projekteve te kopilave tane politik.
Nje gje s'kuptoj,per cfare duhet komisioni hetimor kur ti e paske pergjigjen.Coje ne Spak zoti deputet.
Firmoseni dhe futini nje shurre...