Vota e diasporës, Celibashi: Të miratohet një kod zgjedhor për votimet nga jashtë

24 Maj 2022, 10:57Politika TEMA

Vota e diasporës, Celibashi: Të miratohet një kod zgjedhor

KQZ dhe OSBE po mbajnë një konferencë për mediat në lidhje me votimin e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare “Votimet nga jashtë, koha është tani”, Ilirjan Celibashi është shprehur se realizimi i procesit të votimit nga jashtë, të përfundojë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.

Ilirjan Celibashi: Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, veçanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht të domosdoshëm pasjen e një konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi. Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse çdo herë nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim për realizimin e këtij procesi, pasi të gjithë faktorët relevant, politik dhe institucionalë të kenë kontributet e tyre në këtë proces.

KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces.

Partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, institucione dhe organizata partnere ndërkombëtare, janë të ftuara për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë. Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën e draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshirë këtu edhe partitë politike. Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen. Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu.

Gjithashtu, Celibashi ka theksuar se për këtë proces, do të duhet të miratohet një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Komisioneri ka shtuar se shpreson që të merret një konsensus i plotë mbi përmbajtjen e rregullave të përcaktuara në lidhje me votimin e emigrantëve.

Ilirjan Celibashi: Ne do të duhet të dakordësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri.

Gjithsesi nga ana tjetër, vjeshta e vitit të ardhshëm është mjaftueshëm larg periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se me këtë rast partitë politike do ta kenë të vështirë të kalkulojnë mirë interesat e tyre politike elektorale në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave.

Ndoshta do të kishte qënë më e dobishme që Kodi Zgjedhor të kishte disa rregullime më të detajuara në lidhje me votimin nga jashtë. Por kjo ka kaluar tashmë. Tani praktikisht i duhet KQZ-së të përcaktojë çdo rregull për të gjitha aspektet e votimit nga jashtë. Dhe sikurse e thashë edhe më lart, kjo nuk është një sipërmarrje lehtë. Llogarisni që krahas të tjerave KQZ-së do t’i duhet të përcaktojë vetë ajo rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi ka theksuar se do të ishte në dobi dhe interes të gjerë që të aplikohej një sistem përfaqësimi dhe mërgata të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.

Ilirjan Celibashi: Unë mendoj se ne duhet të rihapim diskutimin në lidhje me përfaqësimin e votës së mërgatës. Ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend. Kjo nga njëra anë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e tyre, si dhe dëgjimin e zërit të tyre për zhvillimin e vendit, por nga ana tjetër nuk do të cënon interesin e atyre që jetojnë në mënyrë të përhershme brenda vendit dhe që janë të lidhur direkt me çfarë dhe si vendoset nga institucionet publike duke filluar më së pari nga Kuvendi që është organi përfaqësues i tyre. Gjithsesi kjo është një çështje që implikon interesa politike dhe në fund të fundit do të jetë ajo që do të vendosi mbi të. KQZ do të ndërtojë një strukturë të konsultimit peroidik me të gjitha palët e interesuara për votimin nga jashtë.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ahahahahhahahahahahhahahahahhahahahahahaha! Te fala nga Kimetja!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Me ne fund po diskutohet dhe per voten e emigranteve .Eshte e vertete qe emigrantet nuk jetojne ne Shqiperi,por ata jane shqiptare dhe e duan vendin e tyre dhe ne shumice jane te interesuar qe ne kuvendin e vendit te perfaqesohet dhe mendimi it tyre.Dhe mendimi i emigranteve eshte edhe me objektiv,sepse nuk kane interesa te ngushta dhe i shohin ngjarjet politike e ekonomike te vendit te baraslarguar e te pa infektuar nga korrupsioni i brendshem.Tani mbetet te shohim se si do e prese kete hapje per voten e emigranteve opozita shqiptare ne teresi dhe vecanerisht partia me e madhe e saj, PD e Alibeaj e Co. te edukuar me frymen berishiste ,tani pa Berishen,por me te njejten filozofi e praktike!Sepse deri tani ata kane qene kunder votes se emigranteve,ashtu sic kane qene dhe kunder depolitizimit te komisioneve zgjedhore,sepse jane rob e komisionereve partiake,me te cilet japin e marrin per te gatuar rezultatet zgjedhore,per ti urdheruar te ikin nga komisionet kur e shohin se jane ne humbje e per te kundershtuar,si gjithmone,rezultatet qe nuk i kenaqin.Kjo tani eshte e njohur nderkombetarisht.Eshte si Aksiome!S'ka njohje te reultatit zgjedhor,po nuk fitoi partia anti-demokratike e quajtur "Demokratike" qe vjedh dhe votat brenda partise!.Te shohim sa do te vazhdoje akoma fabula e kesaj bandopartie me njohjen e reultatit zgjedhor!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentator Politik ????????

        Aty ku ka tym ka zjarr.Ministria punëve të jashtëme nëpërmjet ambasadave ka pajisur mijra shtetas me pashaport dhe karta identiteti., mendoj që dhe etapa votimit do franchir së shpejti në të 5 kontinentet e botës te të gjithë shqipëtarët. Kjo form do vinte ne dijeni autoritetet administrative se kush ka vdekur dhe kush ësht në gjëndje të votoj.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari

          O celiibashit, ik e pastro fytyren e paruar se ruga per te perfshire emigrantet ne votime ,kalon nga kraba ,mos ngatero drejtim o budalla se ti, ri duke fjetur me keq se lulushi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje