VIDEO/ Alibeaj “përplaset” me Ramën: Shiko “non grata-t” e tu, si s’të vret ndërgjegjja për krimet e të parëve të tu. Ja si përgjigjet Rama

23 Maj 2022, 20:14Politika TEMA

VIDEO/ Alibeaj “përplaset” me Ramën: Shiko “non

Krimet e komunizmit kanë sjellë debate në Kuvend me deputetit Tomor Alizoti dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që Alizoti braktisi sallën, Enkelejd Alibeaj i kujtoi kryeministrit se ai ka kaluar jetën nëpër burgjet e diktaturës.

Sakaq, Alibej i tha Ramës të shikojë non gratat e tij, duke iu referuar kështu sulmeve të Rams për Berishën.

Enkelejd Alibeaj: Nuk ke ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. E di që ai të gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve. Ke ti ndonjë lloj ndjesie njerëzore? Prandaj iku ai. Do të lartësonte realisht nëse do të ndjeje diçka. Askush nuk të thotë të kesh përgjegjësi për të parët e tu. Se ke filluar gjithë kohës të thuash non grata, non grata. Për të qenë i ndshëm shiko non gratat e tu.

Edi Rama: Ku janë?

Enkelejd Alibeaj: Ke dy, tre, dy të tjerë i ke andej…

Edi Rama: Më trego një

Enkelejd Alibeaj: Ti di të lexosh edhe shqip edhe anglisht. Lexo atë të DASH. Kjo do të tregonte ty amerikanin, pro perëndimorin. Flet ti për mbështetjen që u ke dhënë të përdjekurve. Pse do ta nxjerrësh këtë si virtyt. Edhe ne s’kemi bërë shumë. Kemi një borxh të madh të atyre njerëzve të parët e atij që iku. Ty të dalin çdo 5 maj me flamur të kuq dhe ti nuk pipëtinë. Në respekt të atyre që eshtrat u janë kthyer përmbys. E bën dot këtë ti. Do jem unë i pari që të them faleminderit.

Duke vijuar replikat me Alibeajn, Rama tha se sot është për të ardhur keq kur sheh demokratët që sillen si komunistë. Sipas tij e gjithë kjo vjen pasi shumica e deputetëve të pranishëm në Kuvend janë rritur në prehrin e Sekretarit të Partisë së Enver Hoxhës, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“The shumë gjëra, the që shava atë, nuk e shava. Ua kam thënë ju keni probleme të mëdha me gjuhën shqipe. E para meqë më the për të parët e mi, me kë të parë e ke? Nëse e ke me tim atë, im atë është ai përpara veprës së të cilit edhe Leskua edhe ti edhe Fredua dhe të gjithë ju thyeni kërbishten atje. Nëse e ke me gjyshërit, merr dhe lexo kush ishin,. Nëse e ke me stërgjyshërit, lexo se kush ishin. Unë në bllok nuk kam jetuar kurrë, e kam pasur shtëpinë në rrugën Muhamet Gjollesha pallati 18, kam patur një shtëpi si gjithë të tjerët.

Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror dhe nuk kam unë asnjë problem se çfarë thoni ju, çfarë ju kanë thënë, apo çfarë do më thonë. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni shembulli i inercisë së ideologjisë së Enver Hoxhës. Enver Hoxha sot është gjallë përmes jush, përmes mënyrës se si ju e kuptoni kundërshtarin njësoj si ai, me ndryshimin që ju nuk keni fuqinë që kishte ai, që të fuste plumbin ose në burg. 

Unë nuk pres as respektin e askujt prej jush, mua më mjafton respekti i atyre që kur dolën nga burgu pas shumë e shumë vitesh, jo vetëm që nuk kishin asnjë lidhje me ju, por ishin komplet e kundërta juaj, sepse ishin komplet e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës ju bëri si veten, në shumë prej jush futi urrejtjen, dhe tek shumë prej jush futi kompleksin e inferioritetit dhe përçmimit. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës, dhe nuk përballet kundërshtari me këto argumenta. 

Ju u rritët politikisht në vatrën e sekretarit të Enver Hoxhës, e mori PD-në dhe e zotëroi plotësisht se ishte nxënës i Enverit. Ju jeni qeverisur nga komunisti antikomunist, që është edhe më i ziu. Ju nuk keni asnjë vizion ardhmërie, asnjë kuptim të demokracisë, shikoni si u demaskuat të gjithë ju, me ato konventat e referendumet, të gjithë duke vjedhur votat”, tha Rama.

22 Komente

  1. T
    Taruba

    Isa Toska, krimineli i Luftes se Dyte Boterore, masakrues i popullsise civile, qe meritonte varien ne mes te Fierit. Pasardhesit e tij, vogelueshi Alibeaj, eshte nip krimineli e kollaboracionisti, dhe e ka merituar te zhgryhet baltovinave te kenetes se Terbufit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Taruba,bravo.Enkelejd Alibejmuti eshte nipi i Isa Toskes,krimineli me i madh,aq sa vriste njerez te pafajshem kure shonin rruges per ne shtepi. Isa krimineli u thoshte ushtareve te tij ,kushe e godet me plumbin e pare ate qe po kalon ne rruge.Ai u hynte ne shtepi te fshatareve,perdhunonte grate e familjes dhe me ne fund vriste gruan dhe burrin e saj.Krimet e Isa Toskes jane pambarim dhe shume te zeza.Prandaj ky nipi i Isa Toskes te mos e hapin gojen fare kundra Rames se eshte i dhjere per vete.

      Përgjigjjuni
    2. s
      spata

      Ti kerci kuqi i Mallakastres laje gojen kur ze ne goje ata qe i dhane lirine ketij populli . Fara jote me soje e sorollop ti ndizni nje qiri atij qe goditi vetem organizatoret e tradhetise kombetare . Ke studjuar dhe ne Greqi zotrote por nga nje vesh te jane hyre e nga tjetri te kane dale se cbene grekrit ne luften e dyte boterore ndaj te njejtes fare si jotja . Me Ramen diskuto si te te vije per mbare se ai i ka fshire ato qe ti i kujton . Bishte miu keni qene dhe te tille do mbeteni edhe per 2 shekuj .

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Sakte, keshtu e do ky kelysh I Vogel e nje ujku te madh, alibeu!!

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zoti KM ,amon mer yahoo se nji cop Fshatari osht d

        Duhet me u tregu ene pak Tolerant si me maloket ene me fshataret .N'fun te funit ,kjo osht Demokracia . S'duhen me u mor per baze fjalet e hajvanve te katundit Demokratike z.KM - leni mer te pellasin si dikur staneve dhe ju qeshni pa i rrepliku . Hac mo ,se s'bohet Majmuni Demokratik njeri !

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maloja

          Bravo Taruba per te verteten qe ke shkruar.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

            Me avash, avash, Alibej te bej ADN do te dale nipi i kapter Babes qe shkerdhente burgaxhijet dhe asnjehere nek bente indietro vetem shtypte e shtynte perpara.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zgalem

              Pervec inteligjences , Rama ka qartesi politike dhe historike . Alizoti e quan veten fisnik dhe mbase e ka te tille origjinen , por nuk kalohet jeta duke u mburrur me te kaluaren . Ai , qe takon te pyet si je , pastaj , si ke qene . Kishim kohe , pa degjuar ne Kuvend , mburrkat biografike , na i solli Alizoti , me Alibein . Per kete i keni marre votat , qte vini ne Kuvend ? Luften e biografive e keni te trasheguar nga Ati juaj politik , NOn Grata . Ai eshte marre me biografite e Shoshorit dhe te kolegeve , qe i interrnoi . Vazhdoni , qe ne Kuvend te beni biografite e njerzve . PO te ishin dhe te sakta , do t'u falej , por ju krijoni biografi alla enveriste . Vijoni me keto mend , se do tu nxjerrin ne breg . Ju s'kini asgje te sakte , per te justifikuar deputetllekun . Zgalem

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipe

                Po mire mo klysh krimineli kolaboracionist…,si shpetove nuk na thua…?!!!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjeramadhi

                  Qenka trap dhe ky alibeja mire ne kohen e hoxhes se nuk mundeshe po tani pse lejon te qije sala hajvan

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vini

                    SPATA,JU NA DHATE "LIRINE" DHE PASTAJ I LEPITE BYTHEN NJE KRIMINELI QE VRISTE POPULLIN E TIJ PER NJE LLAF GOJE.KASHTU QE JETONI DHE ATO VITE QE JU KANE NGELUR DHE MBYLLENI GOJEN SE BOLL NA CATE TRAPIN DUKE MBURRURR NJE KRIMINEL.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      spata

                      Kujt o dezi ti themi kriminel, atyre djemve,vajzave nga 20 e 22 vjec, burrave e grave, pleqve e plakave qe rrembyen armet e derdhen gjakun, qe ti te gezosh kete mbrekulli. Nese e ke mllefin me diktatorin mos i bej freski fares se Alibeajt. Nese je soj i tij damken ska kush tua heqi.Une zotrote bej efendi kam rrojtur e rroje si shqiponja qe nuk ushqehem me bajgat e politikes.

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tualet Palla

                      Qenkan hedhur ne sulm te tere barktharet, pra kopilat e gjyshit Tim qe ishte bej…

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fieraku

                        ky eshte nipi i kriminelit te luftes Isa Toska ...

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Istor Jani

                          @Fieraku, Cfare e ka konkretisht kriminelin Isa Toska ky miush i zgjebosur?

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          PO , PO

                          Kur flet edhe i nipi i kriminelit me te urryer te Myzeqese , mos mbetet njeri me cipe publike ! Bemat e pergjakeshme te Isa Toskes nuk kane te numuruar dhe u sjellin te rrenqethura edhe sot myzeqareve .

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhaxhi

                            Alibeaj dhe ky pijaneci i Vlores Bujar Leskaj jane shembulli me i mire qe tregon se xhaxhi kishte shume te keqija por edhe shume te mira. Te dy te lidhur ngushte me grupe kriminale te regjur dhe u futen ne politike nga rrugacet dhe kriminelet. Pyeteni Alibeajn per te vellane dhe Leshkon per Mukajt e Vlores.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bardhyli nga Kosova

                              TRADHTIA KA EMËR - EDVIN TOPTAN RAMA DHE DRITAN ABAZ VIÇI ===================================== Shqiptarët ka disa muaj që po mundohen ta gjejnë shpirtin e tyre të lartësuar duke kërkuar në gjithë rruzullin vlera referente, për tu krenuar me vetveten, para botës dhe madje edhe para atyre shqiptarëve kritik, e pesimistëve, që kalojnë në nihilizëm duke mohuar çdo gjë shqiptare. Pas zgjedhjes së Dritan Abaz Viçit kryeministër në Mal të Zi, filluan shkrime dhe reagime të panumërta, se koha e shqiptarëve më në fund po vjen, se kanë tre kryeministra në Ballkan dhe se i katërti po vjen. Duke e menduar pritjen për një kryeministër në Maqedoni, ndodhi befasia. U zbulua se kandidati për kryeministër i Australisë nga partia laburistë Antoni Albaneze, kishte origjinë arbërore. Ishin grekët, që sapo shqiptarët e kishin shpallur në media se Albaneze është me origjinë shqiptare, që u munduan menjëherë ta shpallnin grek. Ndoshta disa me apo pa qëllim, edhe mund të jenë lajthitur nga prania e madhe arvanitase në Greqi, rreth 5 milionë. Emri Arvanit konsiderohet trajta greke për emrin Arbëresh. Por, si duket kësaj dileme i ka dhënë vulën, gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, i cili duke e shpërndarë një postim të Kos-data, ka shkruar thjesht, Albaneze është shqiptar me origjinë nga Italia, sikurse edhe vetë ai, një arbëresh. “Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është Arberesh sikur edhe unë”, shkroi ai. Pra, gazetari i njohur i CNN Kaczynski ka përdorur trajtën e saktë të shkrimit të emrit Arbëresh, si i themi ne në gjuhë letrare, dhe jo si i referohen të huajt shqiptarëve dhe arbëreshëve, me albanez. "Dua të drejtoj një qeveri që ka të njëjtën ndjenjë optimizmi dhe shprese që mendoj se përcakton popullin australian", ka thënë Albanese të hënën në vendlindjen e tij në Sidnei të Australisë, përpara se ta jepte betimin në kryeqytetin në Canberra. Ngjashëm është betuar edhe Dritani, thuajse pa fjalë dhe premtime për shqiptarët, edhe pse të paktën zyrtarisht 5% e banorëve që jetojnë aty janë shqiptarë. Por, derisa shqiptarët sikur po bëheshin gati të festonin kryeministrin e katërt shqiptarë në botë, papritmas ndodhi një thyerje, e kësaj atmosfere mitizuese. Ishte vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që u përkujdes ta bëjë këtë. Si gjithmonë festat dhe gazmendet familjare, i prish djali plëngprishës. Këtë di të bëjë dhe e bëri Rama. Ai tha se kishte gjak italian, por se a është ashtu, Zoti e di më së miri, por gjyshja ashtu i kishte treguar: “Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”. Si një i shfrenuar në veprime kombëtare, në retorikë, ec e kuptoje tash, nëse italianët janë shqiptarë (me versaçe) apo ky është venecian italian, pa versaçe. Venetët në gjithë historinë e lashtësisë, nuk kanë qenë pjesë e popullit latin. Përkundrazi ata mendoheshin si një popull ilir, apo edhe një popull i pavarur, që kishte afri të mëdha me shqiptarët. Ndoshta edhe qëllimisht e ka bërë këtë veçim, pra për të mos thënë apo pranuar se ka gjak italian. Por, meqë fjalët e tij janë të lidhura më shumë me shpirtin se me gjakun, bazuar në vendimet e tij, ai shumë më pak ngjan me shpirt shqiptar, se sa me shpirtin sllav apo të ndonjë fqinji tjetër. Nëse një shpirt fle në trupin tuaj (z.Rama), ai është serb, grek me bollëk, e madje edhe turk, e çfarëdo, por vështirë po e gjejmë shpirtin tonë tek ti. Më e mira do të ishte që ju të paktën tani, ti kishit ruajtur edhe pak nervat, dhe të mos e nxirrnit shpirtin tuaj edhe njëherë në “Pazar”. Ti rri me Vuçiqin më mirë se me këdo, nga shqiptarët e pushtetshëm. Përveç raporteve të mira që kishe me ish-presidentin Hashim Thaçi, por si duket më shumë i kishit ndërtuar ato nëpërmjet raporteve me liderin serb, se sa me interesat tuaja e tona. Ti ishe në një mendje me Thaçin për ndarjen e Kosovës. Tani je në një mendje me Dendiasin për dhënien e detit Greqisë. Bile kur jemi tek Greqia, pavarësisht që me të pushtetshmit grek nuk ke vëllazëri e miqësi të dukshme, atyre ju bindesh si nxënës! Pra, në vend që të reagosh, siç ju reagon shqiptarëve, me arrogancë, agresivitet dhe paskrupullësi, t’i heshte, kur Dendias, të tha të mos bëzash për asgjë, sepse Greqia do t’i vë veto anëtarësimit të Shqipërisë në BE! Si e lejove ti dhe ministrja Xhaçka, shantazhin publik, me të vërteta absolute, si gjenocidi dhe etnocidi grek ndaj çamëve. Po, pse nuk i thoshe atij përfaqësuesi të Megalidesë greke, që kërkon ta marrë edhe tërë jugun, se duhet të na ktheni Korfuzin! Se duhet t’ua njihni çdo të drejtë qytetare dhe etnike, arvanitasve. Se atje nuk janë 40 mijë çamër, por janë 4-5 milionë arvanitas dhe një milion shqiptarë të rinjë, të pranuar tashmë atje nga hapja e Shqipërisë më 1990. Këta fqinjët tanë si në jug, si në veri, nuk ndalen, po nuk ua përplase në fytyrë krimet dhe të vërtetat! Gjenocidin çam, duhej, t’i thoshit do e lëmë për fund, krejt për fund, atëherë kur ne të jemi mbi 10 milionë shqiptarë së bashku në Ballkan. Por, ti se bën dot, sepse shpirti yt është atashuar tek ai serb. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Neutrali

                                PO SALI BERISHA JOT KU KA PUNUAR NE KOHEN E ENVERIZMIT O ENKEL? ERA E PORDHES TENDE NUK TE BEZDIS TY POR KA QELBUR GJITH SHQIPERIN. SALIQIN TEND) QE TI NE REALITET NUK E SHEH DOT ME SY POR KE FRIK SE AI PAGUAN NDONJE CECEN DHE TE HEQ LEKUREN) E KA AKUZUAR PER CDO KRIM PARA DIKTATURES ENVERISTE DHE QINDRA HER ME TEPER KETO 31 VJET TE DIKTATURES KAPITALISTE. THEM DIKTATUR ENVERISTE SE AJO NUK KISHTE ASGJE KOMUNISTE. VETEM NJE KINE ESHTE VERTET KOMUNISTE. MJER NE QE LINDEM E U RRITEM NE DIKTATUREN MONSTER ENVERISTE.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ard

                                  Mos i jepni merita Isa Toskes si kolaboracionist ,ka qen thjesht komandant i nje bande kacakesh i armatosur dhe perkrahur nga pushtuesit per te terrorizuar familjet qe perkrahnin luften antifashiste ,thjesht grabiste perdhunonte dhe vriste njerez te pafajshem , per tju mar vethet e florinjte grave u priste veshin. U ekzekutua si qen ne ndertesen e komunes Bubullime ku ishte fshehur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mos shiko mbrapa Alibej .

                                    Kadal o Alibej nese do bashkepunosh me Edin do ngjitesh shkalle nese do te ecesh.Me kete mendje me Edin nuk matesh dote se je deri ne gryke.jo me te shkuaren nisu nga mometi se keni boll pune per te ber.mos mba barre e se shkuare ene ate me Salen ene ti i ke bere duarte pise

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      ardi 222

                                      me vjen keq per gjuhen e yrryer qe perdorni duke trajtuar njeri tjetrin pa respekt pse? sepse akoma kemi vrere kjo eshte menyra e tefolurit dhe te sjellurit per bindjet e secilit ne fund cfare kuptimi ka te djathte apo te majte cfar kuptimi ka ?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje