
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Sali Berisha kanë debatuar në Kuvend për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.Balla iu përgjigj Berishes pas deklaratave të tij mbi marrëveshjen e Butrintit duke thënë se arsyeja e vetme që ai i kundërvihet është se kemi të bëjmë me një fondacion amerikan.
“Të ngatërrosh Ramsarin e të thuash që te kjo zona do ndërtohen vila, zot, mend kanë ikur por gjeji ku kanë shkuar. As në A3 nuk ndërtohet. Një gjë është konkluzioni i këtij diturimi. Asnjë nga ju nuk keni pasur merakun e Butrintit. Me vjen keq për një pjesë të sallës së opozitës, që u pengmorët nga “nongrata” e madhe e PD. Sepse e nxori kokën sot, e foli i fundit. Iu turr fondit amerikan.
Kur unë ju thashë para dy muajsh, sa të vijë kontrata e radhës me një kompani amerikane, do dilni kundra. E keni gabim, sepse fondi është shqiptar. Fondi ka ardhur në Shqipëri kur parafolësi ishte në pushtet, është lartësuar kur zotëria ishte kryeministër. Kurse sot nuk bën më sepse ka emërtesën amerikan. Po të kishte emërtesë tjetër s’do ishte kundra. Po ju të tjerët pse i shkuat pas. Pse ratë pre e presionit. Kur duhej të ndiqnit logjikën politike të votës. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë që investimet që do të bëhen sipas kontratës…Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë pronë e shtetit shqiptar. Ai do të administrohet nga një fondacion i posaçëm…Kurrë SHBA-të nuk janë përfshirë në një çështje që nuk ka qenë në favor të shqiptarëve…
Fondacioni është e mira e duhur sepse ju nuk e dini që kur ishte zotëria në pushtet nisi të privatizonte kalatë e kështjellat, u njohu pronarët. E para ju s’keni mundësi të pengoni asgjë, 74 votat janë atje, është miratuar marrëveshja. Jam e sigurt që do t’i bëni thirrje aleatit tuaj ta kthejë mbrapsht. Sa ta kthejë baba Likja, do mbledhim Kuvendin do ta kthejmë pas. Se nuk kemi kohë për të humbur”, u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje