Krizën brenda opozitës s’e zgjidh as Grida e as Apeli

23 Maj 2022, 17:36Politika TEMA

Krizën brenda opozitës s’e zgjidh as Grida e as Apeli

Nga Ylli Pata

Qëndrimi konfuz i Grida Dumës në lidhje me rikthimin e Sali Berishës në drejtim të PD-së së tij, edhe pse sjell mjergull, nuk është manovër për të zgjidhur problemin brenda opozitës.

Siç nuk mund ta zgjidhë as Gjykata e Apelit, nëse e njeh apo nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si PD-ja reale.

Pasi vetë Sali Berisha ka djegur etapat ligjore që kanë qenë bazë në kontestin e tij në gjykatë, e tashmë nuk ka as komision rithemelimi, e as Kuvend të rithemelimit, ngaqë këto struktura u ndryshuan pas zaptimit të selisë blu nga njerëzit e doktorit dhe ai vetë.

Sido që të jetë, vendimi i Gjykatës, që gjithsesi ka rëndësinë e tij, ngaqë kemi dy palë që e kanë kërkuar përballjen ligjore, efekti më i prekshëm në këtë rast është ai politik.

E pikërisht në rrafshin politik ne kemi dy rryma që do të ndeshen në këtë proces të nisur brenda opozitës shqiptare; rryma që përkrah Sali Berishën, e si “bonus” ka Ilir Metën e LSI-në pas largimit të tij nga presidenca dhe pjesën që nuk dëshiron që Sali Berisha, apo edhe Ilir Meta, të jetë një gjyle në këmbët e asaj pjesë të publikut në vend, që kërkon të jetë alternativë e kësaj mazhorance qeverisëse.

Pjesa e Berishës, apo edhe e Metës, nuk ka më çfarë të tregojë, shpalosë, apojapë si gjë të re.

Dihet tashmë çfarë përfaqëson dhe ku kërkon të shkojë. Ky tandem politik kërkon të mbijetojë izolimit ndërkombëtar, duke u mbajtur fort në politikë, edhe pse i gjithë ky operacion është jashtë kohës e kundër dialektikës politike. Ajo që tani pritet të shpaloset, apo çfarë presin njerëzit; është ideja, vizioni, koncepti i pjesës tjetër të opozitës, e cila nuk kërkon të mbetet peng i grupit të së shkuarës.

Kjo pjesë ekziston më shumë si frymë dhe realitet politik brenda njerëzve, e më pak i përfaqësuar. Grupi i 35 deputetëve, që dukshëm nuk pranoi të atashohet në Kuvendin e Foltores është një formacion shumicë në Kuvend, njihet dhe është interlekutor i ndërkombëtarëve, pra shteteve dhe partive aleate të Partisë Demokratike në Europë, por që as nuk është i artikuluar siç duhet politikisht, e as nuk po merr një aksion të qenësishëm për të qenë në krye të punëve.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës është natyrisht një shesh beteje i rëndësishëm politik, por nëse Grupi 35 nuk e ndjen veten, apo nuk është i bashkuar ta ndërmarrë, edhe mund ta shmangë.

Gjithsesi, Presidenti i ri nuk ka përse të mendohet një “minë tokësore” që po e preke shpërthen, ngaqë një parti politike lind e jeton pikërisht për të zgjedhur drejtuesit dhe përfaqësuesit në institucionet e shtetit. E këtu opozita mund ta luajë betejën e saj hapur, duke propozuar kandidatët e saj, natyrisht edhe duke i kundërshtuar rregullat apo muret që ka vënë mazhoranca për detajet proceduriale.

Duke propozuar një draft final të saj për mënyrën e negociatave apo si të shkohet në një proces konsensual për Presidentin e ri, opozita jep shenja të një ekzistence dhe rezistenca, si ndaj të shkuarës, që përfaqëson Sali Berisha dhe Ilir Meta, por edhe të sotmës që përfaqëson mazhoranca socialiste. E kështu jep një ide për atë se si e koncepton të ardhmen.

Frika për të hyrë në proces, ngaqë mund të akuzohen si “kolaboracionistë” është thjesht një kompleks i “Mukjes”, që jo vetëm i ka kaluar koha, por edhe është i tejkaluar nga përvoja politike 30 vjeçare.

Në këtë terren, pavarësisht se kemi pasur një panoramë monopol të politikës që ka gozhduar një elitë tashmë të betonuar, herë pas here kemi pasur procese që kanë treguar tejkalimin apo sinjalin për të rrëzuar status quonë. Bëhet fjalë për vitin 1996, kur dy parti tradicionale të së djathtës shqiptare: Balli Kombëtar dhe Legaliteti, së bashku me Shoqatën e të Persekutuarve Politikë, elektorati i të cilëve kishte votuar PD-në siç ndodh dhe sot, në Shkodër bashkuan votat me socialistët për të zgjedhur Bahri Boriçin kryetar Bashkie.

Në atë votim, ngërçi i Mukjes u zhduk politikisht në sajë të vizionit të një politikani të mençur si Mentor Quku, kritik i njohur i letërsisë dhe kryetar i Ballit Kombëtar për Shkodrën.

Por edhe nëse merr apo nuk merr pjesë në zgjedhjen e Presidentit, opozita jashtë Berishës duhet të lëvizë gurët, pikërisht mbi problemin që e ka zënë atë që nga 19 maji 2021-pra Non Grata e SHBA-së dhe ajo që është shtuar nga Partitë Popullore Europiane.

Përveç strukturave lokale e qëndrore që kanë mbijetuar nga agresioni i Berishës, PD mund të thërrasë një asamble konstituente më shumë këshilluese në fillim, ku të hidhen bazat e një opozite të re.

Një asamble konstituente ku të thirren që të gjithë politikanët e larguar nga Berisha e Basha në vite, po sigurisht emra të rinj që dihen dhe janë anonçuar si mbështetës të opozitës. Kuvend që mund të shërbejë si një fabrikë idesh dhe rrugësh për “gjënë e re” që duhet të dalë në politikën shqiptare për të rrëzuar statusquonë. Natyrisht nëse duan që kjo “gjë e re” të ketë bazat tek opozita që u themelua në dhjetorin e vitit 1990. 

Takimi me fraksionin apo partinë e Sali Berishës është vërtetuar se nuk ndodh, madje edhe nuk e dëshiron vetë njeriu që e ka bllokuar për 30 vjet procesin politik brenda së djathtës, thjesht për interesa të ngushta të tijat dhe grupit që e mbështet. Që e tregoi edhe kur nuk afroi ata opozitarë anti-Basha, të cilët kërkuan ta përdornin doktorin si trampolinë për karrierën e tyre.

Nëse dëshiron realisht, është Grupi 35 që duhet të Rithemelojë Partinë Demokratike, pasi siç e tregoi koha, Sali Berisha thjesht rithemeloi grupin e tij të besnikëve…

TemA

5 Komente

  1. S
    Shaqo

    Ore Ylli, po akoma me te larguarit nga Saliu e Luli rekomandon te ribehet PD? Aty duhet transfuzion total, te rinj te shkolluar e te pamolepsur nga politika arkaike e deritanishme e PD. U ka ikur koha e jane teper te vjetra slloganet antikomuniste, po u vazhdua keshtu,me parulla e pa alternativa, do te rilind perseri e vdekur PD.

    1. B
      Bardhyli nga Kosova

      PAS KOSOVARËVE TË VUČIĆI, RAMA SHITI ÇAMËT TË DENDIAS ===================================== Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nuk njihet për ndonjë agresivitet të dukshëm së paku kundër Shqipërisë. Por, ashtu si kolegët e tij të mëparshëm, edhe ai ka mohuar ekzistencën e problemit çam dhe ka zvarritur zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve e që lidhet me ligjin e luftës të tetorit 1940. Por, nuk kemi parë të kërcënojë me bllokimin e integrimeve europiane për Shqipërinë, një praktikë kjo të cilën e ka vuajtur dhe po e vuan Maqedonia e Veriut si me Greqinë edhe me Bullgarinë. Kjo ndodhi ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Tiranë. Shqipëria është vendi i vetëm në rajon pa asnjë problem të deri-sotëm me fqinjët, së paku pas vitit 1999. Por ky avantazh nuk u shfrytëzua për ta përshpejtuar integrimin në BE. Pra, nuk plotësoi kriteret e avancimit të këtij integrimi. Sidomos prej vitit 2014 e deri në ditët e sotme. Dhe Greqia, duke parë se Shqipëria nuk punon për integrimin europian, sepse ka në agjendë korrupsionin, autokracinë dhe konfliktin politik, nuk është treguar agresive dhe nuk ka kërcënuar me veton e saj. Sot ministri Dendias e paralajmëroi veton e vendit të tij, nëse Shqipëria "ngre probleme" të paqena "ndaj saj". Ai u shpreh se “Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu”. Por, vazhdoi me pjesën tjetër, përtej "zhvillimit shumë të mirë të këtyre marrëdhënieve"! Nikos Dendias tha se “Dua të jem i çiltër! Ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj, tha, se gjërat janë ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Evropë”. Kush e lexon këtë deklaratë të re me lehtësi dy paralajmërime: Së pari, se Shqipëria do të duhet ta pranojë pa kushte, pa kundërshti, pa klauzola dhe me dashamirësi Marrëveshjen e Detit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Pra, Tirana zyrtare nuk duhet të kërkojë që ishujt të përjashtohen nga pika fillestare e matjes dhe të mos reagojë kundër 12 miljeve det që duhet t'i shkojnë Greqisë. Vetëm nëse vija kufitare detare e Greqisë zgjerohet nga gjashtë miljet e "tradhtisë së Sali Berishës" në 12 miljet e rekorduara me bujarinë e Edi Ramës, paqja mund të forcohet midis dy vendeve. Dhe gjithashtu vetëm nëse matjet fillojnë nga shkëmbi afër Ksamilit dhe ishujt e tjerë në brendësi të detit! Po ndodhi kjo, atëherë Tirana dhe Athina do ta kenë "grurë" midis tyre! Territori shqiptar i detit do të bëhet kështu kurban i teorisë edvinjote "Zero probleme me fqinjët". Por Dendias nuk kërkon vetëm kaq. Momentin e dytë ai e tha troç: Nuk duam "probleme të paqena"! "Duam të diskutojmë vetëm për çështje praktike që shqetësojnë palën greke"! (Por jo që shqetësojnë palën shqiptare)! "Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese"! Cilat janë këto çështje inekzistente? Çdokush e kupton se çfarë ka parasysh shefi i Diplomacisë së Greqisë me këtë çështje jo "ekzistuese"! Para së gjithash është fjala për problemin e pronave çame e zgjidhjen juridike të kësaj çështjeje. Por, para se të ndodhi kjo duhet hequr Ligji i Luftës. Edhe kjo varet nga ajo, nëse pala shqiptare do të heqë përfundimisht dorë ose jo nga çështja çame. Ministrja jonë Xhaçka e përmendi shkarazi kërkesën për pronat çame. Por, me gjysmë zëri, sa për të krijuar përshtypjen se "qeveria shqiptare nuk e ka varrosur këtë problem"! Në fakt diplomacia shqiptare ka heq dorë nga çdo angazhim në këtë drejtim. Pse? Nga frika se Greqia do të vinte veton për integrimin e vendit tonë në BE? Nuk besoj. Vetë kryeministri nuk është aq i interesuar që Shqipëria të afrohet sa më shumë e sa më shpejt me Europën. Ndryshe ai do t'i kishte plotësuar shtatë kriteret e kërkuara për hapjen e bisedimeve. Përkundrazi, ai e ka zhyt vendin edhe më thellë në korrupsion, ka forcuar luftën e brendshme politike, ka prekur deri te e drejta e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka vendosur një auto-kleptokraci të dukshme dhe madje kërcënon se "mund të kërkojë alternativa të tjera aleancash" përtej Europës! Kryeministri nuk e do veton greke për ndonjë projekt të tijin personal. Megjithatë Dendias e paralajmëroi: - Po u ngritën probleme "të paqena", atëherë Athina do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Kjo u tha përmes formulës se "Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intinerarin tuaj në Europë'! Mw troç nuk thuhet ajo se çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria greke, nëse Shqipëria do t'i nxjerrë telashe të paparashikuara Greqisë. Kjo deklaratë ka mundësi të jetë paramenduar edhe për t'i ardhur në ndihmë kryeministrit Rama. Pas kësaj ai mundet të justifikojë 12 miljet e detit dhe heshtjen për Çamërinë me integrimin europian. Do t'u thotë shqiptarëve: "E patë se çfarë tha Dendiasi në Tiranë? Do të bllokojë integrimin. A mund të pranoj unë që të cenoj ardhmërinë e shqiptarëve për ca metër det apo për një çështje, së cilës i ka kaluar koha? JOOOO! Atëherë do jap det dhe prona të çamëve për hir të integrimit". Kaq i duhet Ramës e kjo i duhej edhe Dendiasit që të rekordohen midis tyre për planet që kanë hartuar! Tani po vjen edhe presidenti i ri! Rama nuk do të ketë më pengesa për të bërë marrëveshje xhentelmenësh me cilindo shtet në kurriz të territoreve shqiptare. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

      1. x
        xheJ. eN. Bi.

        O Bardhyl nga vrima e bythës... Nuk ma do mëndja se imiton Dr. Adhamudh Bërishën që gjithmon gënjen dhe trillon gjëra të pa qëna. Ti e ke nga budallallëku dhe niveli i mosnjohjes së fakteve. Rama nuk e shiti çështjen çame se e ngriti në takim që për mua është gabimi më i madh, se çështja çame nuk zgjidhet dhe nuk ka për tu zgjidhur kurrë politikisht. Ajo zgjidhet vetëm juridikisht. Të gjithë që e ngrenë këtë çështje e bëjnë vetëm për kredo politike. Të njëjtin problem ka patur edhe ish Mbreti Kostandin të cilit nuk ja kthenin pasurinë se duhej të ndryshohej Kushtetuta dhe ai e fitoi vetëm në Gjykatën e Hagës. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe çamët se do kalojnë edhe 100 vjetë dhe çamët nuk do fitojnë gjë. Sa për detin duket që je bylmez dhe nuk ke idenë për këtë çështje. Kur thua se Saliu i dha 6 milje Greqisë i bie që Saliu ja ka shitur detin Greqisë se distanca nga Korfuzi deri në Sarandë është 7 milje dhe kur i ka dhënë 6 milje Greqisë nuk ja ka falur???? Po ti japë Rama sipas radikës tënde 12 milje i bie që Greqia të marë edhe Delvinën. Që je idiot këtë e dija, po nuk dija që të jesh handikapat. Me qetësi, zgjuarsi dhe dituri për idiotin dhe handikapatin Bardhyl.

      2. V
        Viktor

        SUMA GD hahaha turpi i PD

        1. r
          raul

          Shpifni shpifni se dicka do te mbetet thoshte dr. Gebelsi i Rajhut te Trete. Dhe Klevis krrici i faros me 2 gishta lart pas 31 viteve demokraci fliste mbreme se Edi Rama qenka i lidhur me Vucicin dhe merr urdhera prej tij per refuzimin e rezolutes se Srebrenices. Po mire mor hunderr i neveritur se i biri i mutit je po Shqiptaret kaq budallenj jane sa i dhane mandatin e trete ketij Edi Rames qe juve ju del 5 here ne enderr naten si ty mor Krric i faros ashtu dhe Muli Horrit, Vokshi gerdalles dhe Tomorr hunderr Alikotit qe ne cdo 3 fjale qe nxirrni nga goja njera eshte Edi Rama. Populli Shqiptar do i jape mandatin e 4 te Edi Rames dhe ai tashme ka hyre ne histori kurse ju jeni partia e molotovit, e zjarrit, e prishjes se krishtlindjeve me ane te funderrines Stresit , jeni partia e vrasjeve ne bulevard, jeni partia e Gerdecit, e 97 se, e grushtit te shtetit 98 me Sali Lushen me tank e plot bema qe nuk numerohen. Ama dje ju zgerdhiu fare ne parlament Edi Rama o Klevis krrici. E pate fundin tuaj dhe gropen e zeze se ky ju ka futur foltorja e Vicidolit qe nuk e pershendeti asnje nderkombetar per zgjedhjen e tij ne krye te shpellareve te Tropojes dhe ca qorrave nga Kavaja, se kudo po braktiset ne mase nga militantet e ndershem dhe me 2 gr tru ne koke. Sa mund te behet me Dash Shehu kryetar i bashkise Tirane aq shanse ka qe Vicidoli i foltores te vije ne pushtet o Klevis hunderri prandaj mos dil me ne ekran se na e shpife o hunderr se na kujton ate shfaqjen tende prej garipi me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit dhe gruas mashtruese me tufce ne koke Lindita Protoduari qe kakariste cdo nate ne unazen e bllokuar prej shpellareve dhe ne fund unaza u be o hunderr dhe ju ngelet me 2 gishtat ne bythe.

          Lini një Përgjigje