"Butrinti", Rama-opozitës: Kur flisni ju për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhen dy…, një ta mbash një ta çash

23 Maj 2022, 18:21Politika TEMA

"Butrinti", Rama-opozitës: Kur flisni ju për mbrojtjen e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me diskutimet që u bënë ditën e sotme në Kuvend sa i takon Parkut të Butrintit. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama nuk i kurseu ironitë për Sali Berishën si dhe për opozitën.

“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë.

Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë.

Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha ai.

19 Komente

  1. A
    Andi

    Sa pune po beni per vendin tone duhen vlersuar

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olta

      Te drejte ka se ata skan goj te flasin per asgje

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kleo

        Butrinti do jete nje investim shum i mire kur te behet pasi do sjelli shume turiste ne vend

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alida

          Rama po ben investime dhe shume pune te mira per vendin tone eshts per tu duartrokitur

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klaus

            Keta nongradat mire qe sbene asnje investim per shqiperine po kishin tendencen edhe ta shkatrronin per perfitimet e tyre

            Përgjigjjuni
            1. R
              Romario

              Vetem gjate kesaj qeverisje po shof qe ti perkushtohet kjo vemendje e merituar bukurive kulturore dhe natyrore te vendit!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eri

                Po se opozita ne kohen e vet jo vetem qe nuk i dha rendesine e duhur trashegimive kulturore por i ka shkaterruar ato

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emanuel

                  Ore keta nuk kan mbrojtur opoziten e vet jo te mbrojn gjerat kulturore ju jeni mesuar vetem te shkatrroni o sali

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Po cfare opozite eshte kjo se vetem negativitet te kote percjell. Investimet e bera jane shume te sakta eshte e kote qe flasin

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petrit8

                      Kta nongratat qe flasin per mbrojtje e niuk duan te votojne jan ata qe jepnin leje ndertimi dikur per shkatrrimin e vendit

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Petrit

                        Mos degjoni nongratat po vazhdoni meprojektin dhe mbrojtjen e parkut te butrintit sepse esht vend shum i vizituar nga turist rrjedhimisht ndikon pozitivisht ne ekonomine e vendit

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dagabaga

                          Medet ne per opoziten qe na ka rene per pjese...

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rea

                            po mire e ka rama kur bejne dhe kta sikur te mesojne se si mbrohet nje trashegimi kuturore kur kta pe sa kohe kane qene ne pushtet i kane shkaterruar ato e jo me ti mbrojne qe as qe behet fjale.

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              era

                              aman pse e quani akoma opozite kur ajo nuk sherben per asgje. aty ka vetem njerez te deshtuar dhe qe nuk dine te bejne punen e vet.ju e keni shkaterruar kete vend o minjte e nongrates.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eldi

                                Ata skan goje te thone asgje ne lidhje jo vetem me butrintin po me as nje pune te hajrit te bere ketu

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arkimedi

                                  Butrinti do jet nje investim shum i mire dhe rama e ka shum mir ku u ben kta tjapin mend per sesi mesohet sesi mbrohet nje trashgimi kulturore

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Seneka

                                    Ik ne shkolle, te mesosh shqip.... Arkimedi do rrotullohej ne varr po te lexonte rreshtin qe ke shkruar. 20 fjale, 8 gabime...

                                    Përgjigjjuni
                                  2. B
                                    Boli

                                    Ku kan goj me fol per mbrojte te trashgimive ata qe e cuan vendin ton drejt shkatrrimit. Vetem fal jush tani vendi yn po merr pamje tjeter

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bregdeti

                                      Vulgariteti ne rend te dites...shembull je, o "gjigand"..qe pretendon te jesh dhe lider global. Vite me pare, kur te shante Saliu nga nena dhe nuk i pergjigjeshe...., mendova se vertet do ishe dicka e fisme, me e kualifikuar, me me kulture.... Kohet e fundit po e kuptoj qe e paske pasur nga frika, jo nga edukata. Re ne llucen e Saliut, Zhelepines, Palokes, Mulit etj.... Nuk i rezistove dot presionit te vulgarizmit. U dorzove dhe po behesh shembull dhe per shpuren tende...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje