
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin demokrat Bujar Leskaj, pasi ky i fundit i kërkoi mazhorancës që të përkujtojë 21 majin, ditën e revoltës së Spaçit, të cilët e quajti si ditën e qendrestarëve antikomunistë.
Rama në fjalën e tij kërkoi që si fillim ata që kërkojnë të nderohen viktimat e Spaçit më parë duhet të distancohen nga ata që sot SHBA i ka shpallur non-grata.
“Bashkohem me zotin Leskaj në të gjithë emrat që përmendi. Por ndahem me të në një fakt domethënës, se gjithë përmendja e atyre që janë të vdekur dhe të paharruar, humbet çdo kuptim kur ata që i përmendin nuk jetojnë me idealet, parimet, qëllimet dhe shembullin e tyre. Ju flisni sot këtu për ata, por ndërkohë ata donin një Shqipëri ku e drejta e pronës të ishte e garantuar.
Ju përfaqësoni këtu partinë që shkatërroi të drejtën e pronës, ata donin në Shqipëri, që mos ishin të tërë si këmbët e dhisë, ndërsa ju nuk patët kurajën të hapin dosjet e sigurimit të shtetit, dosjet e sigurimit të shtetit i hapëm ne, ju i mbajtët mbyllur. Së treti ata luftuan për një Shqipëri të drejtë, ku drejtësia të ishte në sensin e qeverisjes përtej thjeshtë dhe vetëm rendit ligjor. Në fakt ju duhet të gjeni emrat dhe të bëni dhe një listë tjetër të atyre që vdiqën në demokraci dhe nuk morën asnjë lek shpërblim nga ju.
Ata donin një Shqipëri të orientuar nga perëndimi dhe jo nga lindja. Ju personalisht përfaqësoni sot palën anti-amerikane, ju jeni në krah të atij që e ngritët sërish si flamur, që në vend të logos së PD ka damkën e DASH si i korruptuar domethënës. Nëse vërtetë i respektonte të vdekurit e komunizmit, bashkohuni me ata. Kështu që shko laje gojën mirë njëherë për të gjitha ato që ke thënë në emër të atij flamuri të rreckosur, pastaj fol për ata që komunizmi ju mori jetën”, tha Rama.
Boll me nongradat qe shkaktuan gerdecin kane marr fund
Non grada dhe partia e tij ska me te drejte te jap komente e te hedhe balte mbi punen e bere mga rama dhe qeveria aktuale se e pame kur ishin ata ne pushtet
Ca merresh me nongrata o rama kan marr fund
O leskaj e merrni me mend ku keni arrit cfare llumi jeni ju jeni per naj pace pilaf per naj teke raki sjeni ju per politik shtrengoheni fort doktorin
Nongrada eshte i vdekur me kohe se di si i dgjohet me zeri
Leri te flasin kote ti vazhdo me punen tende o gjigand se po na krenon
Se kuptoj si ka akoma njerez qe e quajne veten pollitikan te zote qe i shkojne mbrapa sali berishes
Sa mire ia beni z. Rama se atyre i ka errur syt e keqa dhe berisha edhe ndjekin udhen e tij po se din qe do perfundojn akoma me keq , do zhyten me shum drejt llumit
Sa mir i keni fol se kta qe flasin kshu jan me te kqinjt sidomos kur ndjekin udhen e nje nongrate , ishalla po msojn mos tbejn kshu gabimesh
te verteten flet z. rama
Mire saliu qe eshte non grata po ka marre dhe gjithe partin me vete, eshte per te ardhur keq qe nuk ka nje opozite ky vend.