
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka replikuar sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit përmendi një lapsus të tij.
Xhaferaj tha me sportivitet se lapsusi ‘Do përmirësojë cilësinë e diellit’, ishte i para shumë viteve, ndërsa solli në vëmendje raportin e DASH, që sipas tij Ramës i dogji shumë.
“I ndërruar zoti kryeministër i vendit tim, të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para 10 vitesh. Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus.
Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës. Para 2 muajsh doli një raport nga SHBA, që e quajtët copy paste, që detyronte DASH që të bënte këtë raport. Aty ka pasur një shprehje që ju ka ‘djegur’ shumë. Qeveria shqiptare dhe grupet kriminale, kanë kërcënuar gazetarët. Edi Rama dhe Emiljano Shullazi kanë kërcënuar gazetarët. Ky jeni ju!”, tha Xhaferaj.
Po ik o Ferdi ik.Do ta besh veten sa s'ta nxe bytha. Je i vockel per mos thene bezhdile.
Ky kur ishte minister kulture deklaroi se ishte ne bisedime me qeverine italiane per te sjelle eshtrat e ismail qemalit nga italia.
Fytyra e vërtetë e PD! Budallenj,llafazane,servila deri në bythëlëpirje ndaj Saliut,hajdutë e mashtrues!
Po ik o FREDI SE JU NUK JENI TE ZOT TE PERBALLENI ME BERISHEN dhe fajin ju a ka Rama.Boll me raportet sepse edhe ato do bejne kritika.Skeni nga te kapeni.