
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Rithemelimit, Edmond Spaho e cilësoi një proces mafioz atë të zgjedhjes së presidentit, i cili tashmë ka shkuar në raundin e tij të tretë pa asnjë emër për të votuar.
I ftuar në Debat me Alba Alishanin, Spaho u shpreh se për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit mungon transparenca, ndërkohë që për Edi Ramën tha se ndonëse bën sikur kërkon gjithëpërfshirje, e ka përcaktuar emrin për president.
“Ky është një proces që po merr karakteristikat e një procesi mafioz ku mungon transparenca dhe gjithëpërfshirja. Edi Rama e ka në kokë emrin e tij dhe do e nxjerrë në dy raundet e fundit. Por tani duhet të krijojë përshtypjen e një procesi të gjerë konsultimi dhe pjesëmarrje. Për këtë po përdor disa individë në opozitë që janë bërë pjesë e lojës së tij. Jo vetëm janë përdorur, por janë përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Unë nuk besoj se është një përdorim nga padija, pasi kemi folur pafund për këtë çështje. Kushdo me një analizë të ftohtë është shprehur se ky është një proces farsë. Edi Rama do të bëjë gjithçka që të marrë dhe atë pjesë të pushtetit që nuk e kontrollon. Por kjo do t’i bëjë më shumë dëm. Shpirti i Ramës ka treguar se do që çdo gjë ta ketë në duart e tij. Hidhet për ta marrë atë pushtet dhe pse nuk i shton asgjë. Ai kontrollon gjithçka”, tha Spaho.
Më tej, Spaho dënoi dhe përfshirjen e pjesës tjetër të demokratëve në negociata me mazhorancën për presidentin pasi sipas tij koha e tregoi që u përdor.
Për deputetin e Rithemelimit, Alibeaj nuk është caktuar prej askujt për të negociuar për presidentin, ndërsa për emrat e propozuar u shpreh se të paktën duhet t’i kishin pyetur më para.
“Nëse vërtetë donte të përfshinte opozitën, do ishte krejt normale që presidentin ta zgjidhte opozita. Tani maskat po hiqen. Nëse deri dje po flitej për bashkëpunim me opozitën, doli se ishte fasadë. Kjo është një marrëveshje Rama-Basha dhe Alibeaj është një mashë që është lënë për të përzierë zjarrin sipas interesave.
Askush nuk e ka autorizuar Alibeajn të bëjë këto gjëra. Ai po i bën në emër të vetë dhe Lulzim Bashës. Një grup individësh u grumbulluan dhe propozuan disa emra për të cilët nuk ishin konsultuar me ata individë. Të propozosh emrin e dikujt të paktën duhet ta kesh konsultuar paraprakisht”, u shpreh Spaho.
kur gjen surratkurvash si ky perse jo heheheh . Rama eshte pjes e Camorres Napolitane . Prisni - prisni se i bo gjonat kadal -kadal ai o qerrata i modh .se vallahi ne Rec ka me ju plas te gjitheve ,me jushndru ne Majmun per Kopshtin Zoollogjike .-Tani o faza e crregullimit mendor qe po ju bon ,pasanej ne fazen e dyte do ju detyroj te kerceni nga huri ne hu ,si Majmunet . Prisni - Prisni se s'keni pa gjo akoma ju Prostitutat e Bordellos Esadiste . Ato qe i keni bo kzij populli kan me ju dal nga batha
E kush te dhjet ty o gamar qorr qe shkon mbrapa kaut gerdalle o plak shkerdhat kujto ti se salehi do te mare pushtet dhe do te hedhe ty ndonje kocke si ti dhe ai salushi jeni te vdekur dhe te pa kallur mos tju rrej menja kot,
Pse o i rrjedhur/pjerdhur " profesor"? Moisiun e pyetën më parë!? Po Vampirin dhe Nishanxhiun,i pordhi kush kur i zgjodhi!? Vetëm Meta mund të jetë pyetur nga Rama E fillove politikën si askush,po e përfundon si asgjë!
Ky eshte mish pa koke. Mish per Sali.
O profesor hajde ma kap me dore,ma co ne vlore e ma shetit nja 2-3 ore.Ju jeni nje tuf parazitesh deshtake e qe sju do kush ,pos ca truthareve ose hajduteve qe keni favorizuar.Ju o mavri me boje skeni per ta pare me kurre pushtetin me sy pasi me vote populli do ju jape vetem Noc rrokun
Si nuk e pyet njeri këtë PALAÇON e Gazment Bardhit ?!!
Në 5 vite President Meta., vetëm disa shqiptar u gëzuan nga medaljet e tijë, dhe disa shqiptar që tërhiqnin nënshtetsin dhe më pas e kerkonin sërish.