Ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë, Alibeaj: Jetët e shqiptarëve janë të pambrojtura! Policia s’duhet të jetë strehë e kriminalëve

24 Maj 2022, 10:32Politika TEMA

Ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë, Alibeaj: Jetët e

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të ndodhur në kryeqytet, në të dyja të përfshirë efektivë të policisë së shtetit. 

Në rastin e parë një efekti i policisë së komisariatit numër 3 ka qëlluar brenda ambienteve të policisë kolegun e tij 7 herë, duke i marrë jetën. Ndërkohë që në Kombinat efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, për të cilin policia në njoftim thotë se është person me probleme mendore, ndërkohë që efektivi ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas Alibeaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.

“Breshëri armësh brenda komisariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit!

Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite.

Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.
Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit”, shkruan Alibeaj. 

 

 

1 Komente

  1. k
    kur flet ene ky Bajga e Stalles per jeten e Shqipt

    ky pis ishte imagjinoni fshatari qelbet ne krye te Drejtesise ,kur salih hamut berisha vrau shqiptaret ne bulevarde para kryeministrise dhe ky surrat Bajga e Katundit del sot e bo gjasme Politikanin qe interesohet per Sigurine e jetes se Shqiptareve -te cilet e dhjesin ne koke kte katunarin dhe ne fund Bajga del me gjithe eren e tij te qelbur dhe thot se Policia na qeka Streha e Krimineleve -damethon e hudh Bajgen ke Pushteti hahahah ja pra keshtu oshte kur katnari rrit ne stane papritur na u bo Politikane dhe cfar tjeter mundet me i tregu ai qytetarit vec Bajges qe ka ne koke ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje