Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, edhe pse jo perfekte. Të votojë diaspora

24 Maj 2022, 10:54Politika TEMA

Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, edhe pse jo perfekte.

Është zhvilluar këtë të martë Konferenca e Kombëtare e nga KQZ dhe OSBE. E pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila gjatë fjalës së saj është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte. Ambasadorja ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në Shqipëri.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit. Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë.

Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit tanë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore. E drejta e diasporës për të votuar mbështetet nga Kushtetuta. Sistemet tona të qeverisjes janë gjithmonë të papërsosura. Mbrojtja më e mirë e domokracisë është ushtrimi i saj. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin reformat që janë të nevojshme për të forcuar institucionet e Shqipërisë. Ne mbështesim të gjitha proceset zgjedhore që ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën evropiane“, tha mes të tjerash Kim.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ku ku...rrofsh Kimete!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Zgjedhjet politike ësht rol i ambasadave ti vëzhgoj në fshehtesi, nëse mendimi tyre është i tillë, na bëhet zemra mal., por duhet ditur që me Anglin dhe Amerikën., populli shqiptar kërkon te udhetoj vetëm me një pashaport brënda ditës.Dhe sa koh duhet të na pranohet kjo e drejtë?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje