Shpëtim Nazarko: Berisha s’ka fituar asgjë, e ka qorrollepsur më shumë PD-në

24 Maj 2022, 12:51Politika TEMA

Shpëtim Nazarko: Berisha s’ka fituar asgjë, e ka qorrollepsur

Analisti Shpëtim Nazarko komentoi rizgjedhjen e Berishës si kryetar të PD-së duke u shprehur se ish-kryeministri i ka qorrollepsur akoma më shumë gjërat brenda selisë blu.

Nazarko thekson se Berisha nuk e ka kontrollin e PD. Po ashtu analisti e krahasoi krizën në PD me atë të partive simotra në Evropën Lindore, të cilat u formatuan në baza militantësh.

Besoj që Berisha nuk ka fituar asgjë dhe ka kokolepsur gjërat në PD. Supozojmë që nesër del një vendim gjykate, çfarë do bëjë Berisha?! Ta zëmë edhe kalon edhe këtë edhe nuk pyet për vendim gjykate. Vula do t’i ngelet atij tjetrit. Berisha do shënojë një PDR si Pollo dikur. Janë rrokopuja që ndodhin në 30 vite në Shqipëri dhe janë produkte të një klase politike që nuk kupton. Me këtë akt ka qorrollepsur akoma më shumë PD-në. Bazën dhe militantët i ka, por cilën parti ka?! Kjo që ka bërë Berisha më shumë i intereson PS-së se sa PD-së. Ku do shkojë? Ta zëmë se thotë unë do t’i mund të gjithë, do vete deri në krye, dhe amerikanët do detyrohen të më pranojnë. Do ishte hata e madhe, unë s’e besoj. E ka qorrollepsur PD-në në një hon më të madh. Ngjarjet do zhvillohen si më përpara, por pa një vlerë të veçantë. Pyeta njërin që merret me ligjet, përderisa ju keni shumicën pse sulmoni PD-në? S’ka vlerë tha vendimi i gjykatës sepse është për të legjitimuar një statut. Tani paska vlerë vendimi i gjykatës. Është fundi i partive të tranzicionit në Evropën Lindore, që janë të formatuara në baza militantësh. Situata e mëtejshme do jetë akoma më e turbullt për PD-në e cila duket se s’ka për të gjetur qetësi. Unë s’e di kush e ka PD-në. Nëse do quhet PD konservatore është tjetër gjë. Duhet t’i bindemi vendimeve të gjykatës. Unë s’e di që PD-në e ka Berisha. Më merrni për të çmendur! Në momentin që Apeli vendos pastaj diskutojmë për takticizma. Ta zëmë se Apeli vendos pro Berishës. Por kjo është të fantazosh, kur peshku është ende në det. Me veprimet taktike Berisha është ngatërruar me këmbët e veta dhe nuk i ka prurë asgjë PD-së”.

Nazarko tha se taktika e PD-së ka qenë e gabuar në vitet 2015 dhe 2017. Ai tha se selia blu duhet të sqarojë bazën për 160 mijë votat që kanë lëvizur nga PD te LSI.

Besoj se në zgjedhjet e 25 prillit PD arriti sukses të ndjeshëm. Arriti të shërojë një plagë, që ishin marrëdhëniet e komplikuara me LSI-në. Nëse PD-ja do bëjë çështje serioze këtë gjë, do shkojë në një arsyetim të çështjes. Në PD duhet të pyesin çfarë ka qenë e gabuar. Ka qenë një taktikë e gabuar e PD-së që çoi në humbjen e mbi 100 mijë votave në 2017-ën. Në ditën që në PD do të bëhet analiza për LSI-në, militantët do kuptojnë që drama që është shkaktuar është e një strategjie të gabuar e udhëheqësve të saj. Nëse PD-ja do të sqarojë bazën e vet që ne kemi humbur 160 mijë vota që i ka marrë LSI-ja jemi në rregull”./mcn

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Berisha nuk din se cili i PD-së mund të fitoj përball Ramës, por din me bindje te plote se cili nuk mund te fitoje.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari

      O injorant I kalibrit maksimal, kush te ka lene hapsire te llomotitesh kot se koti o debil I gazetarise?!?! Por ti je kokra e gomarit o Loqe! OK e luaj domino ,por qe se din si lozet se i me rene ne qafe gazetarise o trashamak.! Por si nuk I ngjan ndopak nazarkos tjeter qe ka dy para mend o ditezi.ik nga ekrani se merove dynjane o trap.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje