
Partia Socialiste shprehet se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi se PS është e gatshme që të marrë pjesë në këtë proces dhe bën thirrje që të vazhdohet puna për reformën zgjedhore. “Partia Socialiste është e gatshme; është momenti të fillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë palëve politike, që të marrin pjesë sa më shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të fillojmë nga puna. Unë mendoj se kjo është një nga çështjet e para që duhet adresuar, pasi bëhet fjalë për gati 1/3 e elektoratit shqiptar, që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e ndryshimit dhe reflektimit të vlerave të tyre, kontributit në politikë edhe në Shqipëri për shkak të peshës që kanë. Partia Socialiste është e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces. Garantojmë mbështetjen tonë dhe jemi të bindur, që nëse kjo punë fillon tani, jemi të bindur që e drejta e votës së emigrantëve bëhet realitet”, theksoi Gjiknuri.
Ai u shpreh se PS ka qenë një nga promotorët e kësaj ideje që vota e emigrantëve të bëhet e mundur. “E kemi vendosur në Kodin Zgjedhor që kjo votë të mundësohet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kemi kohë të mjaftueshme. KQZ është në një pozicion të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Në raportin e vitit 2021, KQZ doli si organ që i përmbushi detyrat e tij. Ai nuk u përfshi në betejat politike, përkundrazi, tashmë ka një autoritet si nga ana profesionale dhe ajo teknike, për ta çuar përpara këtë proces. Në vite të mëparshme KQZ binte viktimë e akuzave politike në lidhje me integritetin zgjedhor. Nga ana tjetër këtu mund të hapen debate lidhur me të drejtën e përfaqësimit dhe peshën e votës së emigrantëve. Mendoj që zgjidhjet ekzistojnë. Tashmë kemi një Regjistër të Gjendjes Civile, që parashikon regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit me rezidencat e tyre. Pra në listat e zgjedhësve që do të dalin për zgjedhjet e përgjithshme, lista e emigrantëve të jetë e regjistruar në një vend të veçantë dhe vota e tyre të llogaritet aty. Nga kjo pikëpamje kjo siguron integritet dhe komunikim mes KQZ dhe qytetarëve që duan të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës”, deklaroi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste nënvizoi se KQZ është plotësisht e pajisur me bazën e nevojshme ligjore dhe autoritetin për të eksploruar të gjitha skemat e mundshme, që do mundësonte votën e emigrantëve. “Në bazë ligjore është shprehur vullneti politik. Akti që do nxjerrë KQZ, e ka mundësinë që të reflektojë opinionet e partive kryesore politike. Jam i bindur që të gjitha palët janë dakord, Partia Socialiste ka qenë nga promotorët e kësaj ideje, që vota e emigrantëve ka ardhur momenti të bëhet e mundur. Natyrshëm, duhet punë edhe për sensibilizimin e qytetarëve, që jetojnë jashtë Shqipërisë për tu regjistruar në këto regjistra, duke deklaruar adresat e tyre për të bërë të mundur më pas ushtrimin e votës”, u shpreh Gjiknuri.
Ju jeni te paret qe ndermerrni nisma
Ps e gatshme cdo here per cdo risi pozitive calon gjithmone ne tjeter vend
Gjithmone keni ndermarre nisma te paret. Uroj qe te bashkohen edhe partite e tjera dhe tju mbeshtesin
Partia Socialiste ka treguar qe eshte e gatshme per cdo gje qe eshte ne krah te drejtesise dhe transparences
Eshte e pritshme qe ps te bie dakord sepse eshte e vetmja parti qe dashuron drejtesine
nismat e para vine vet te parat nga ps normale
Cna duhen partite e tjera se ata vetem lemsh te bejne . Vazhdoni vete se jeni me te miret .
Normal qe eshte i gatshem pasi e din shum mir punen e tij . I lumte per ter kete arritje
Me vjen mire se si gjithmone ju beni ate qe eshte e duhura dhe doni vetem drejtesi po ca ti bejme ktyre te PD-se qe vec me ngaterru pune jane e mendjen vec me vjedh e korruptu e kan…
Ky votimi me poste i emigranteve nje gje shume e mire per ta se edhe nuk mund te kene mundesi per te ardhur per te votu ne shqiperi
Ps ka qene gjithmone e gatshme per te ndermare nisma te reja dhe qe te per perfshire sa me shume qytetare ne vendimarrje
Kjo do bënte që fëmijët e emigrantëve të mos haronin origjinën e paraarrdhësve të tyre ku pasarrdhësit të mbanin lidhje dashurore, familjare, shoqerore me vëndin e shqipeve.
Te gather per going e gruas o pede ,keni 30 vjet qe genjeni per shqiptaret qe jetoin jasht vendit sa vin zgjedhjet kto kurvat hedhin proposition qe te voting diaspora mbasi mbaroin zgjedhjet harrohet dhe per 4 vjet kto lloi putanash e kurvash si majtas e djadhtas e kan frik diaspora te votoi se ja Leroin gopin e grave e plakave ku I kan ropqirt gjakpirsa PS,PD ,LSI ,Mafia shqiptare me kollare, kushdo deputet I parlamentit duhet ndjekur rrugve dhe duhen hedhur ne kosh te plehrave se Jan plehra
PS eshte treguar e gatshme gjithmone dhe ka bere nisma shume te mira. Jane treguar dhe vazhdojne te tregohen partia me transparente e popullit
O krykusari I vjedhjeve, o hajduti I shqiptareve, por votuan emigrantet ,to nuk del kurre nga burgu ,por dhe po dole do te katandisesh duke lypur rrugeve se pasurite e vjedhura do ti kalojne popullit fukara.o gjiknur ,o mashtrues, ti do te digjesh ne fure ,si shkaterues, o zagar ti nuk do te kesh as var, cfar I ke vjedhur popullit shqiptar.
Nismat e PS shquhen për "seriozitetin" e tyre. Votimin e emigrantëve PS e mori mjaft seriozisht, kur në mandatin e dytë krijoi një ministri për diasporën dhe në krye të saj vendosi Pandeli Majkon, një luftëtar i paepur, i njohur për realizimin e çdo nisme që i është besuar. Tani, meqë arritjet dhe sukseset e kësaj ministrie ishin mbreslënëse për të plotësuar kushtet e votës së emigrantëve, sot PS cakton të flasë për këtë çështje një të ngarkuar tjetër, si zoti Gjiknuri dhe nuk i drejtohet fare Majkos për të dhënë sqarime, se ku është situata në lidhje me votën e emigrantëve, si i ngarkuar për zgjidhjen e këtij problemi gjatë katër vjetëve të shkuar. Sot shohim që problemi të paraqitet sikur flitet për herë të parë për votën e emigrantëve. Jo vetëm kaq, por nëpër forume si ky në këtë gazetë, ndërsen zagarët komentues si të mësopërmit për të lavdëruar këtë "nismë të re" të Partisë së Lavdishme Socialiste dhe udhëheqësit të saj legjendar (fatmirsisht akoma jo aq legjendar sa Saliu) shokut Edi Rama, që më në fund dashkan të vënë në lëvizje prapanicën për të bërë të mundur votimin e diasporës.