Dëshmia e ish-ministrit: Miqësia dhe dyshimet e para për Sali Berishën

24 Maj 2022, 19:12Politika TEMA

Dëshmia e ish-ministrit: Miqësia dhe dyshimet e para për Sali

Gazeta TemA vijon të publikojë pjjesë të librit t ëish-ministrit të Mbrojtjes dhe ish-nën kryetarit të Parlamentit shqiptar, Shaqir Vukaj, i cili dëshmon për ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë pas viteve 90. Libri "Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë  (pranverë 1997)”, prek në vetën e parë të dhëna e ngjarje të zhvillimeve dramatike të Shqipërisë, deri tek ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997…

Nga Shaqir Vukaj

(Vijon nga Numri i kaluar)

Lëvizja studentore ishte e natyrshme, ashtu siç kishte ndodhur edhe shumë herë në histori. Ne në Shkodër i ndiqnim me shumë vëmendje kërkesat e studentëve, takimet me Ramiz Alinë etj. Në biseda me disa nga miqtë që përmenda më sipër, diskutonim se problemet ekonomike që ngritën fillimisht studentët ishte preteksti, sepse qëllimet ishin politike dhe se në të gjitha këto ngjarje kishin dorë edhe të tjerë, që luanin fijet nga larg......

Shkodra e priti me gëzim të jashtëzakonshëm formimin e Partisë Demokratike. Fatkeqësisht, krijimi i saj u “përshëndet” nga lumpeni i Shkodrës më13 dhjetor, dy-tre ditë mbas krijimit të Partisë Demokratike. Me emrin e saj në gojë e me thirrje politike, kjo kategori sulmoi, shkatërroi e vodhi të gjitha dyqanet e pjacës së Shkodrës, që ishte simboli i qytetit.....

Ditët e para të janarit u zhvillua mitingu i parë i Partisë Demokratike në Shkodër. Ishte një miting i jashtëzakonshëm, me një pjesëmarrje që rrallë ishte parë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se menjëherë mbas përfundimit të mitingut, një pjesë e pjesëmarrësve, me emrin e Partisë Demokratike në gojë u drejtuan drejt Degës së Punëve të Brendshme për lirimin e të burgosurve, dhe vetëm qëndrimi i vendosur i policisë bëri që turma të shpërndahej. Megjithatë, edhe atë ditë, ky grupim nuk u shpërnda pa bërë dëme, shkatërrime e vjedhje.

Menjëherë mbas krijimit të PD-së në Shkodër, filloi regjistrimi masiv në Partinë Demokratike. Bënte përshtypje se edhe disa anëtarë të Partisë të Punës filluan të dorëzojnë dokumentet e partisë dhe të regjistrohen në Partinë Demokratike. Madje kishte prej atyre që e kishin shfrytëzuar me të gjitha mënyrat Partinë e Punës dhe tani pa pikë turpi i serviloseshin drejtuesve të PD-së. i pamoralshëm dhe i turpshëm ishte qëndrimi i disa ish kuadrove drejtues, i ndonjë Sekretari Byroje ndërmarrje apo kooperative bujqësore, ndonjë drejtues ndërmarrje e deri ndonjë drejtuesi të Komitetit Ekzekutiv....

Partia Demokratike, si një lëvizje e re, me parulla demokratike po mblidhte rreth vetes të mirë e të këqij, ish të dënuar politikë e të dënuar për vjedhje, ish komunistë e mbështetës të Partisë së Punës, qejfmbetur apo të dënuar prej saj pa faj, intelektualë e studentë, besimtarë e ateistë, punëtorë e fshatarë, ndërmjet të cilëve njerëz shumë të mirë që me të drejtë kërkonin ndryshime.

Fillimisht edhe unë kisha iluzione se vërtetë po dilte në skenë një forcë e re përparimtare. Kur shihja se në krye të saj kanë dalë njerëz që u kishte dalë emri si intelektualë me emër si Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Genc Ruli etj. Kisha respekt të veçantë për Sali Berishën  që e kisha njohur vite më parë.

Që në rini kisha dëgjuar fjalë të mira për Sali Berishën. Ferit Hoti, shok i imi i fëmijërisë e rinisë, më kishte folur shumë herë për të, si student i shkëlqyer, si mjek shumë i mirë e humanitar etj. Këto m’i kishte përforcuar Dr.Sitki Bushati, një mik i vjetër i familjes e shok i ngushtë me vëllanë tim, i cili ishte në një katedër në Fakultetin e Mjekësisë me Sali Berishën. Dr. Sitkiu fliste me super relativa për Dr.Saliun, si për një studiues e shkencëtar të nivelit të lartë.

Në vitin 1976, vëllai im pësoi infarkt, dhe ndërmjet mjekëve që e kishin mjekuar me përkushtim ishte dhe Dr. Sali Berisha. Më kishte mbetur në mendje një ngjarje e thjeshtë. Meqenëse Saliu në atë kohë pinte duhan, gjeta dy kg. duhan special në Shkodër dhe ia solla, por ai nuk  pranoi në asnjë mënyrë t’i merrte pa para, gjë që ma kishte rritur respektin për të.

Kur isha drejtor i Ndërmarrjes Ushqimore, një ditë më vjen në zyrë, Ferit Hoti së bashku me Sali Berishën. Pa e zgjatur, ai kërkonte, nëse kisha mundësi t’i gjeja verë “Kallmet”, për ta blerë në ndonjë dyqan të tregtisë. Nga biseda e pashë se ishte njohës i mirë i verës dhe që nga ai moment sa herë donte, nëpërmjet Feritit, blinte me shumicë verë “Kallmet” në një ndërmarrje tregtare në Shkodër (shumë vite më vonë, në v.2005, gjatë një takimi në Sllovaki, më ka thënë se kishte në shtëpi verë “Kallmet” të ruajtur që nga ajo kohë).

Me Sali Berishën u njoha edhe më mirë më vonë, kur ai si mjek mori përsipër mjekimin e bashkëshortes time që vuante nga tensioni i lartë. Dr. Saliu e shtroi dy herë në pavijonin e tij. Gjatë asaj kohe kam ndenjur disa herë me të, por më bënte përshtypje të veçantë angazhimi i tij dhe njohuritë që kishte në fushën e politikës së jashtme. Edhe më shumë mu rrit respekti për të, mbas botimit artikujve në prag të përmbysjes së sistemit, ku me guxim e kurajë trajtonte problemet e mprehta politike e situatën e rëndë që po kalonte Shqipëria.

Pavarësisht se që ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike me të u bashkuan lloj lloj njerëzish, rrugaçë e hajdutë, unë kisha besim tek Sali Berisha që doli në krye të saj. Mendoja se një njeri si ai ishte i përshtatshëm për ta drejtuar atë parti.

Më ka mbetur në mend një ngjarje e thjeshtë me të. Në verën e vitit 1991, tashmë të dy deputetë, por ai Kryetar i Partisë Demokratike më ftoi të pinim kafe në bufenë e kuvendit. Për të shkuar aty duhej të kalonim nëpërmjet sallës dhe Saliu, siç e kishte zakon, që ecte shpejt më kaloi shumë, e unë qetë qetë po e ndiqja. Në një moment u ndalua dhe më tha, hajt pra ec. Unë i them, nuk ngutem se kam frikë se thej qafën. E kuptoi domethënien, por nuk e zgjati. Në kafe, kur po rrinim te banaku u afruan Kryetari i Partisë Ekologjike, Namik Hoti dhe Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Hidajet Beqiri. Unë pashë një fotograf aty afër dhe iu drejtova, ma bëj një fotografi me kryetarët e partive, që ta kem kujtim. Saliut dukej nuk i pëlqeu dhe mu drejtua, përsëri ti. Fotografi shkrepi aparatin. Mbas shumë kohësh, atë fotografi e kam parë në një gazetë, mbasi ishte arrestuar Hidajet Beqiri me diçiturën poshtë: “Kush e ka radhën prej këtyre të arrestohet?”

  Sigurisht që Sali Berishën më vonë e njoha më mirë, ashtu siç e njohën shumica e shqiptarëve....Për mendimin tim do të ishte më mirë për të e për Shqipërinë të kishte vazhduar punën si mjek, i respektuar e i nderuar, siç njihej nga shumë njerëz. Politika e “prishi”, ose më mirë të thuash nxori në pah etjen e tij për pushtet....

Fillimisht më bënte përshtypje se nismëtarët e krijimit të Partisë Demokratike ishin anëtarë apo kandidatë të Partisë së Punës, ose të lidhur ngushtë me të, si Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, Genc Rruli, Besnik Mustafai, Azem Hajdari etj. që më vonë dolën në krye të saj. Në Shkodër ndodhi ndryshe. Që në fillim, në krye të Partisë Demokratike dolën ish të burgosur politikë, ish të persekutuar apo përfaqësues të “Klasave të përmbysura”, si dhe ndonjë ish i burgosur ordiner.... Por ajo që binte në sy, ishte se në të u futën lloj lloj vagabondësh e rrugaçësh, hajdutë ordinerë e të burgosur për vjedhje, madje ishte kjo kategori që përbënte skalionin e parë në të gjitha zhvillimet e mëvonshme. (Disa prej tyre i njihja mirë, sepse i kisha pas punonjës në Ndërmarrjen Ushqimore ku kisha punuar shumë vite). Shkodranëve u bënte përshtypje se me Partinë Demokratike u bashkuan edhe elementë që ata i njihnin si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.....

Nuk di me hollësi si ka ndodhur në qytetet e tjera, por në Shkodër ishte kjo kategori, ishin njerëzit e rrugës që po dominonin Partinë Demokratike. Dhe kjo u pëlqente drejtuesve të saj, që i grumbullonin e i mbanin rreth vetes, sepse ishin ata që do të gjendeshin në krye të çdo “aksioni”. Ata ishin mbështetja e baza e kësaj partie, çka do ta pranonin edhe vetë drejtuesit e saj.  Ja si do të shkruante më vonë gazeta e kësaj partie:

“Sado shkrime e diskutime të frymëzuara e të mençura të bëjnë intelektualët tanë, pa politikën e rrugës, ata do të kishin mbetur si relikte nëpër arkiva” (Gazeta “Rilindja Demokratike” dt.19.02.1992).

Është tepër interesant fakti se disa prej këtyre “trimave” më vonë u shpërblyen në mënyrat më të ndryshmet, e disa prej tyre u dekoruan.

Shkodra dhe Partia Demokratike

Siç shkrova më sipër, në Shkodër, Partia Demokratike që me krijimin e saj u përkrah nga shumë shkodranë. Dhe kjo kishte arsyet e veta, që është vështirë t’i shpjegosh me pak fjalë. Duhet pas parasysh se në emër të Diktaturës së Proletariatit dhe të luftës së klasave, Shkodra ishte ndër rrethet dhe qytetet më të persekutuar.

Pa marrë përsipër një analizë të plotë, do përpiqem të jap disa mendime modeste. Gjithë këto vite është thënë e shkruar se Shkodra nuk e ka dashtë komunizmin, se Shkodra nuk i do socialistët etj. dhe është fakt se Shkodra që në fillim u bë bastion i Partisë Demokratike dhe vazhdon të jetë edhe sot.

Një qytet social, ku marrëdhëniet midis qytetarëve kanë qenë model, qytet me kulturë, artdashës e i dhënë mbas sportit (për herë të parë aty u luajt futbolli, u organizua e para garë çiklistike e në shumë lloje sporti u organizuan për herë të parë gara sportive), qytet me njerëz gjithë humor, tepër liberal për kohën, ku të huajt e jabanxhinjtë kanë gjetur mikpritje si askund tjetër, opozitar me të gjithë etj. Shkodra është qyteti kur herë të parë në Shqipëri ku shkodranët bënë fotografi (madje ndër të parët në botë, fotografi Marubi aplikoi në Shkodër zbulimet e vëllezërve Lumie), ku u krijuan bandat e orkestrat e para në Shqipëri, ku u shkrua romani i parë shqiptar në gjuhën shqipe. Shkodra është qyteti që i ka dhënë Shqipërisë mendje të ndritura e patriotë si Pashko Vas Shkodrani, demokratë e mendje hapur si Luigj Gurakuqi. Aty krijuan korifenjtë e poezisë shqipe, Dom Ndre Mjeda, Patër Gjergj Fishta e Migjeni. Duke qenë i tillë kuptohet që ai qytet ishte i hapur edhe për depërtimin e ideve nga më të ndryshmet, përfshijë edhe ato të majta.

Pikërisht Shkodra ishte qyteti ku lindi e majta për herë të parë në Shqipëri. Kështu për herë të parë 1 Maji është festuar në v.1905 në Shkodër. Aty janë krijuar grupet e para Social-Demokrate e Socialiste. Grupi Komunist i Shkodrës, krahas atij të Korçës janë grupet e para komuniste në Shqipëri.   

Është e vërtetë se gjatë Luftës Nacional Çlirimtare Shkodra nuk u aktivizua në ato përmasa siç ishte në traditat e siç kishte ndodhur shumë herë në historinë e popullit tonë. Janë të shkruara me germa të arta në historinë e popullit tonë Kryengritja e Malësisë së Madhe e v.1911, ku mbas 500 vjet robërie, për herë të parë u ngrit Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjën në mes, lufta e qëndresa e populli të Shkodrës për mbrojtjen e Shkodrës në v.1912-1913 kundër pushtuesve serbo-malazezë, që mbetet një shembull i shkëlqyer, që pa frikë mund të radhitet ndër qëndresat e rralla të popujve gjatë rrethimeve nga armiku. Lufta e Koplikut e vitit 1920, ku shqiptarët treguan shembuj të papërsëritshëm heroizmi për mbrojtjen e trojeve tona (fatkeqësisht e pa studiuar në të gjitha përmasat e saj) është një faqe tjetër e shkruar në histori nga bijtë e  Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.

Për të kuptuar më mirë se përse populli nuk u ngrit masivisht në luftë kundër pushtuesit duhet pas parasysh se një pjesë e mirë e popullsisë, veçanërisht e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës etj. ishte e besimit katolik, ku Kisha Katolike kishte influencë të jashtëzakonshme, pa përmendë disa nga krerët e këtyre krahinave, që u vunë plotësisht në shërbim të pushtuesit italian e më vonë gjerman (Gjon Marka Gjoni i Mirditës, Kol Bib Mirakaj i Pukës, Llesh Marashi i Malësisë së Madhe etj.)

Dokumente pa fund vërtetojnë rolin negativ që kanë luajtur një pjesë e drejtuesve të Klerit Katolik në prag dhe gjatë pushtimit italian e më vonë gjerman për të penguar luftën kundër pushtuesve.

Është tepër kuptimplotë qëndrimi i Provinciatit Françeskan, shprehur nëpërmjet telegramit që Patër Çiprian Nika i dërgonte Ministrit Françeskan në Romë, At Leonardo M. Zellos, ku ndërmjet tjerave  i shkruante:

“Shumë i nderuemi Atë. Më datën e 7 prillit trupat italiane zbarkuen në katër portet e Shqipnisë. Për fat nuk pati gjakderdhje me përjashtim në Durrës, ku disa vullnetarë kishin vendosë të luftonin. Popullsia, në mënyrë të veçantë ajo katolike ishte e lajmërueme të mos bante qindresë. Me datën 8 rreth orës 17, trupat e motorizueme hynë në qytetin e Shkodrës. Për të bisedue mbi dorëzimin e qytetit unë dërgova në Komision, Patër Anton Harapin, i cili në emën të popullsisë shkodrane bindi Komandën Ushtarake Shqiptare që mos të bante qindresë të kotë”.

Është tepër interesant qëndrimi i parisë së Shkodrës (që Patër Çipriani e quan Komision), ku Patër Anton Harapi do të luante një rol të veçantë, siç e përcakton Patër Çipriani. Ky Komision, në emër të popullsisë së Shkodrës, takoi Komandantin e Trupave xhenjero-tokësore Kuçuk Ullugai (ish oficer i forcave bjellogardiste që sollën Ahmet Zogun në pushtet në vitin 1924, por që qëndroi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe shërbeu në Ushtrinë Shqiptare deri sa u emërua Komandant në Shkodër) i cili përgatitej për të mbrojtur qytetin e Shkodrës. Paria e Shkodrës (pikërisht ata që pritën me lule pushtuesit italianë tek ura e Bahaçallekut, ku bënin pjesë edhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare) i kërkoi Kuçuk Ullugait që të mos luftonte kundër italianëve dhe ai, mbasi i dëgjoi iu drejtua: “Pjellë e keqe e këtij populli. Unë që kam ardhë prej stepave të Rusisë jam gati të derdhë gjak për këtë popull që më ka mbajtë me bukë tash 15 vjet. Mallkuar qofshi!” dhe në atë moment iku nga zyra, nga Shkodra e nga Shqipëria.

Është tepër kuptimplotë fakti se dreka e parë zyrtare për komandantët italianë që pushtuan Shkodrën u shtrua në Arqipeshkvinë e Shkodrës, siç është tregues tepër i qartë edhe telegrami i Arqipeshkvinjëve të Shqipërisë drejtuar Viktor Emanuelit më 29 prill, ku i shprehnin kënaqësinë e tyre për “Bashkimin personal të dy mbretnive” dhe e mbyllnin me fjalët “Bashkojmë në fronin August falënderimet dhe homazhet e një besnikërie të pafund”, nënshkruar nga Arqipeshkvinjtë Shqiptarë, G.Thaçi, P.Gjura, B.Shllaku, L.Bumçi, V.Prendushi dhe F.M.Gjini.

Po tu shtosh këtyre se edhe disa krerë të Klerit Mysliman si dhe disa përfaqësues të familjeve e fiseve me emër e me influencë në Qarkun e Shkodrës të besimit mysliman, si Maliq Bushati, Jup Kazazi etj. që u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të pushtuesve, kuptohet situata e krijuar në atë kohë në Shkodër.

Vijon

13 Komente

  1. A
    Agron

    Ti je intelektual i arsimuar në Moskë dhe bën dallim nga të tjerët, që fatkeqësisht nuk janë i nivelit tënd. Shumica kanë qënë injorantë. Sikur të ishin dhe të tjerët si ty, kush e di ku do ishte vendi ynë sot.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqiptar tirone

      Ke marre persiper te shkruash per PD dhe Berishen dhe jo te futesh ne komente per klerin katolik, etj. Po te kishe bythe, do te kishe shkruar te verteten per sistemin komunist, "bir i denje" i te cilit ke qene. Duhet te shkruaje edhe urrejtjen patologjike qe kane pasur komunistet kunder veriut te Shqiperise dhe ne veçanti kunder Shkodres, atij qyteti qe i ka dhene jete te gjithe Shqiperise. Me sa shoh ke mbetur rob i psikologjise komuniste qe e ke pasur primare gjithe jeten tende. Shkruan per Berishen, sikur ishte asi i kardiologjise shqiptare, por me sa shoh, nuk i njihje Pandeli Çinen, Anesti Kondilin, e dhjetra kardiologe te tjere qe ishin pararoja e kardiologjise shqiptare, dhe qe nuk ishin medioker as si mjeke dhe as si humane. Ti vetem shkodran i mire nuk mund te jesh dhe nuk mund te ngjitesh ne lartesine e atyre personaliteteve qe permend me larte. Nje pyetje per ty, shoku komunist: Po jugosllavet çfare ishin miqte apo pushtuesit e Shqiperise, sepse ata kriminele e kane drejtuar kete shtet dhe me sa duket po e drejtone gjithmone? Apo per keta nuk ka asnje dokument?

      Përgjigjjuni
      1. c
        cccp

        Ti shqiptar tirone, kur ke dale nga klinika 5 ?

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptar tirone

          Degjo ti CCCP i Bashkimit Sovjetik, qe shkruan me germa cirillike dhe jo latine. Dukesh qe je nje cope injoranti, sepse aq e ke kapacitetin per te shkruar. Nuk e di se çfare moshe ke ti, porse qenke i pjerdhur si jo pak te tjere. Me siguri je nga ata koqet qe erdhen vetem nga disa fshatra te jugut dhe u bene policë ne Tirane. Mos u gerric me veriun e Shqiperise dhe veçanerisht me Shkodren. Me qe ke kulture "te madhe" po te jap dy perkufizime qe kane dhene disa deputete italiane per komunizmin ne televizion ne fillim te vitit 1972: 1) Komunizmi eshte nje sistem shume i organizuar, per te çorganizuar! 2) Komunizmi eshte nje sistem qe ha pjellen e vet! Po te jesh njeri me pak tru, duhet te shohesh se sa te drejte kane pasur keta njerez. Nuk ma merr mendja se ke per t'i kuptuar se çfare kane dashur te thone keta "onorevoli", por merr Pellumb Xhufin qe te t'i shpjegoje, se ai eshte historian bythe. Tipa si ti jane mjerimi i Shqiperise!

          Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Njeri inelektual, mendje hapur, i vertete, i flet zemra dhe jo buzet dhe xhepi. Bukur mire Vuka...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        SERBOFILI EDVIN TOPTAN RAMA KUNDËR SHQIPTARËVE DHE KUNDËR KOSPVËS ===================================== Si dikur PPSH-ja, tash po shfaqet edhe Partia Serbe (PS) e esadistit Edo Toptan Rama me Serbinë, derisa Serbia është aleate e ngushtë e Rusisë, dhe nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Keqardhja e Edi Ramës ndaj Serbisë në rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Europës është linjë e politikës së tij nëntëvjeçare, por edhe më parë. Është i njohur fakti që Partia e Punës dhe Partia  Serbe (PS) kanë shfaqur historikisht afërsi me Serbinë dhe me serbët. Por, një ngjizje e tillë si në këtë periudhë të qeverisjes së Edi Ramës nuk ka ndodhur kurrë, as në periudhën e bashkim-vëllazërimit të viteve 1944-1948, kur Enver Hoxha deshi ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Jo. As atëherë nuk është ndjerë ky lloj afeksioni shpirtëror midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit e Serbisë. Dhe në fund të fundit asokohe kishte një alibi, se gjoja të dy vendet ishin fituese në luftën kundër pushtuesve e në një anë me perandorinë sovjetike. Sot nuk ka e nuk mund të ketë asnjë alibi përkrahja që kryeministri i Shqipërisë i bën Serbisë. Sepse Serbia nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është aleate e një agresori dhe shkelësi flagrant të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pra në anën e Rusisë. Kjo çfarë po bën Edvin Toptan Rama është kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, me këtë ‘keqardhje’, në fakt është kundërshti e kësaj iniciative. Ne deklarimet, veprimtarinë, fjalitë e tij Rama dëshmon se punon për Beogradin. Serbia nuk e ka zgjidhur konfliktin me Kosovën. Dhe në këtë rast nuk mund të krijohet asnjë lloj alibie për një aleancë midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo që bën Edi Rama drejtohet kundër shqiptarëve e sidomos kundër Kosovës. Keqardhja e tij pse Kosova po bën përpjekje për t'u pranuar në Këshillin e Europës është në fakt kundërshti e kësaj iniciative. Në vend që ai t'u thotë liderëve të Kosovës se çfarë mund të bëjë për ta për ta përmbyllur me sukses këtë aksion politik e kombëtar, shpreh keqardhje se po mërzitet miku i tij, Aleksandër Vuçiqi. Kaq hapur e kaq në flagrancë nuk ka ndodhur kurrë të shpalosen marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kundër Kosovës. Kurrë nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë kaq të ngushtë dhe një agresion si ky nga ana e Shqipërisë kundër Kosovës. Edi Rama është zhgënjimi më i madh i shekullit. Është etaloni i tradhtisë kombëtare. Është heroi i popullit serb dhe armik i shpallur i shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ajo që unë vlerësoj te kryeministri i sotëm fatkeq i Shqipërisë, ka të bëjë me faktin se ai nuk i fsheh qëndrimet e as qëllimet e veta. Është stoik në prapësinë e vet. Deri te përkrahja pa kushte e parezerva ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Nuk ka aksion politik e nacional të Serbisë që ai nuk e ka mbështetur në rajonin tonë. Gjithçka, çdo veprimtari, çdo fjali dhe deklaratë e Edi Ramës na shpjegon faktin se ai punon për Beogradin. Madje edhe deklarata e nëntorit 2014 në Beograd, me kërkesën që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, rezultoi se kishte prapavijë maskimin e veprimtarisë së mëvonshme anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ndërkaq miqësinë me Serbinë dhe serbët e shpalosi edhe në Bruksel, kur i bëri shoqëri të ngushtë jo vetëm presidentit Vuçiq, por edhe anëtarit të presidencës boshnjake, mikut të ngushtë të Vladimir Putin, liderit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Dodik është person non-grata për veprimtari destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Simbolika e miqësisë Rama-Vuçiq-Dodik është e thjeshtë: Këta të tre duan kufij të rinj në Ballkan me synimin krijimin e Serbisë së Madhe. Në këtë veprimtari destabilizuese dhe luftë-nxitëse dy autoritetet serbe të lartpërmendura janë të motivuar nga programet antishqiptare të Serbisë. Por është ende e paqartë se nga se është i motivuar kryeministri i vendit tim, Edi Rama. Sidoqoftë, shfaqja hapur e qëndrimit të tij pro-serb është një ndihmesë e madhe për opinionin publik, për të kuptuar se Shqipëria dhe ekzekutivi i saj drejtohet nga element anti-shqiptar e pro-serb. Duke kuptuar këtë fakt, shqiptarët mund të arsyetojnë edhe shkakun pse vendi është në prag të humnerës. Pse ky vend është i vjedhur përveçse i tradhtuar? Pse Shqipëria është degraduar në atë pikë sa ta mallkojnë shqiptarët! Pse kjo po ndodhë për herë të parë në historinë e saj!? Të gjitha këto dilema shpjegohen me faktin se kryeministri i Shqipërisë nuk punon për vendin e tij, por për armiqtë e vendit të tij! Kaq e thjeshtë është. Detajet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tregojnë se rrugëtimi shtetëror i Shqipërisë s'është i mëvetësishëm e i pavarur, por i robëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Varësinë politike shtetërore të Edi Ramës ndaj Vuçiqit mund ta krahasojmë me varësinë e një gruaje ndaj burrit të vet, e cila për shkak të veprimeve të gabuara i shpreh bashkëshortit të vetë keqardhje. Në këtë rast bashkëshortja politike, Edi Rama i shpreh keqardhje bashkëshortit serb, Aleksandër Vuçiqit, për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rrugëtimet politike të udhëheqësve shtetëror më së miri mund të kuptohen me anë të detajeve e jo ndryshe. E detajet vepruese të qeverisë esadiste të Edi Ramës e parlamentit të Shqipërisë janë pro-serbe e kundër Kosovës e shqiptarëve të diasporës, janë argumentet detajuese proserbe të Edi Ramës: - "Ballkani i hapur" proserb i Ramës; - Miqësia e qëllimshme politike e Ramës me Vuçiqin kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; - Vota e deputetëve të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës e ka kuptimin e mosnjohjes së gjenocideve serbe në Kosovë; - Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë për të provokuar qytetarët e Kosovës me këngën "Kallashnikovë"; - Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Dodikun, të cilit Uashingtoni dhe Londra i kanë vendosur sanksione për ndarjen e serbëve nga Bosnja e Hercegovina dhe për shkak të bashkëpunimit të hapur me Rusinë. Të gjitha këto detaje politike tregojnë se Shqipëria e Edi Ramës është nën ndikimet serbe të Vuçiqit. Partia Serbe e Shqipërisë (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Poshtë zagarët - Liri  Kombit shqiptar! (Faleminderit që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

        Përgjigjjuni
        1. m
          moderni

          ik o Dhyl ik, vetem llogje pazari, asnje fakt.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fitim Sejdiu Londer

          O zotni shkodran, e ke fidhu shkrimin per Salin e PD, dhe na shkrun edhe per (pushtimin italian). Na nxirni pale dokumenta per bashkepunetoret" e fashizmit ne Shkoder. Zoteri nxirini te tere documentation e luftes se 2te boterore dhe te meret vesh kush ishin italianet dhe partizanet. Te paret hoqen kufijt mes shqiptareve, kurse te dytet dihet vrane e prene koka shqiptaresh ne te dy anet dhe rivendosen kufijt. Anej nga ajo krahina juj thuhet " rno me tregue". Kerse ti rnon me gnye. Nuk asht faji jot(45 vjet diktature dhe pas 90tes rremuje). Keto jan pasojat e komunizmit dhe jo te fashizmit. Do roj qe te tregoj, kur erdhen italianet shqiptaret mbanin veshur brekushe dhe citjane. U veshen me kostume. Kur u hoq kufiri u ben zoter te vendit te tyre. Shtrohe pyetja ironike, keta kodosha amerikane mos vadhe kopjuan planet e atyre italiane( clirimi I krahines se Kosoves)

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhevdeti

            Bardhyli i "Rithemelimit", Disa komentues i thojne Meros "na e hiq kete mut Bardhyli nga Kosova" qe shkruen nga 2 metra komente pa lidhje e qe nuk i lexon askush. Te gjithe e njohin kush asht autori i vertete i ketyre shkrimeve. Ndersa une mendoj se Tema duhet t ia botoje te gjitha, qofshin edhe 3 metra, une kan qejf qe ky mut Bardhyli eshte katandisur ne kete derexhe dhe le ta shohin njerezit se kush jane keta plehra qe e katandisen PD deri ne kete derexhe. Vazhdo Bardhyl, por me qe ke kaq shume koihe lexo edhe shkrimin e Patriotit Shaqir Vukajt, i cili duhet pershendetur per paraqitjen e sakte te atij realitetit te frikshem e qe njerezit duhet ti dijne e te mos i harrojne, pasi kjo eshte aresyeja qe e Madhja Amerike i ka vu pikat mbi "I" dhe Shqiperia u çlirue ma ne fund nga keta fare bardhylash. Bardhyl, te kam thane mos harro me vue samarin qe te ka dhurue DASH-i.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Atdhetari

              Ti je bardhyli nga Serbia, një bastard njeri, një rrugaq, një pusht, një pis, që nuk di çfarë flet. Nderime per atdhetarin e shquar, intelektualin, diplomatin dhe personalitetin e spikatur të Shkodrës dhe të të gjithë Shqiperisë, Shaqir Vukaj, që me penën e Tij te arte ndriçon mendjet e shwiptarëve.

              Përgjigjjuni
              1. k
                klemi

                Z.Vukaj, une personalisht, si dhe shumica e shqiptareve berishen e kam njohur si njeri megalloman, hajdut me cizme (edhe kur ishte thjeshte mjek, konkretisht), njeri tinzar dhe kriminel i pashpirt, shembujt jane te pafund. Berishen e ndjekin ata qe kane perfituar prej tij dhe shpresojne te perfitojne (per mua ne boten tjeter). Kete kosovarin, si shume te tjere, botuesi duhet ta fshije nga faqja e gazetes. Nuk jane shqiptaret te tille, qe bejne sikur me vepriomet e tyre e perkrahin kosoven, por ne fakt shumica e kosovareve kane qene dhe vazhdojne te jene perkrahes te serbise. Per kete mjafton te shikosh marredheniet tregtare midis kosove dhe serbise.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jari

                  O shaqo, flet so kodra pas bregut, mos vjen era presidence!? Jo o shaqo bregu ,Jo nuk ke kellqe ti ,shijo pensionin se na mbyten pensionistat ,ne presidence ,ne politike, ne Parlament ,ne arkeologji dhe ne te semes. Por rini ore rehat , keni pensione majme ,se per andej tek bota tjeter nuk ju duhen parate........

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aspirantja

                    Vukaj, ke shkruajtur e ke thene, por ke harruar ose nuk ke guxim te thuash se Sali Berisha ishte Sekretar i Partise se Punes ne spitalin ku punonte dhe ka futur ne burge sa e sa mjeke. Tani na del "demokrat" i flaket. ai u katapultua si spiun qe ishte ne krye te PD. ai udhehoqi shkaterrimin e gjithe arritjeve te atij sistemi ne te gjitha fushat, Arsim, Economi, Industri. Ku jane gjithe ato Fabrika e Kombinate Tece e shume e shume te tjera. pse nuk e ke thene kete?????? une mendoj se dhe ti je pjese e cka shkaterroi Sali Berisha,

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje