
Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë disa mesazhe të qarta për politikën shqiptare. Mcallister u shpreh ndër të tjera se BE nuk ka pse humb kohë me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi te dyja vendet i kanë plotësuar kushtet.
"Shqipëria është një anëtarë e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropaine një aleat e do të që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falendoj Shqipërinë për angazhimin e saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë. Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive. Vetëm atëherë do të merren parasysh. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm edhe në Reformën në Drejtësi",- tha Mcallister.
Lini një Përgjigje