Arrestimi i Kokës dhe Tahirit, Mcallister: Zhvillime spektakolare, Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit

24 Maj 2022, 13:47Politika TEMA

Arrestimi i Kokës dhe Tahirit, Mcallister: Zhvillime spektakolare,

Zyrtari i Parlamentit Europian McAllester në një konferencë për mediat u pyet lidhur me arrestimet e ministrave, nëse këto arrestime i sheh si një sukses të reformës në drejtësi apo tregon se korrupsioni është i lidhur me qeverinë.

Zyrtari i PE tha se kjo ka treguar se autoritet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këto kanë qenë zhvillime spektakolare dhe na tregon që policia, prokurorët janë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Ne i angazhojmë që të vazhdojnë në këtë fortë, ky ka qenë edhe mesazhi për Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Drejtësisë”, tha ai.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ka te drejte Mc Palla...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje