
Presidenca shpërndau këtë të martë një njoftim, sipas të cilit ishte përkthyer në shqip libri “Kuran – me referenca nga Bibla; Një kuptim bashkëkohor” me autorët amerikanë Safi Kaskasi dhe David Hungerford.
Përurimi i këtij libri mbërrin pak ditë pasi gazeta austriake, “Kronen Zeitung” publikoi një artikull ku e cilësonte Presidentit Ilir Meta si ‘thellësisht të korruptuar’ dhe ngrinte dyshime për burimet financiare të lobimeve në SHBA.
Cila është lidhja mes librit dhe autorëve të këtij libri me artikullin e gazetës austriake? Është e thjeshtë. Safi Kaskasi është një ndër lobuesit më të mëdhenj pranë Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit në SHBA.
Mbërritja e tij në Shqipëri në këtë periudhë ngre dyshime të qenësishme se nuk ka bërë mijëra kilometra vetëm për të përuruar përkthimin e një libri. Meta dhe Kryemadhi e kanë takuar, të paktën publikisht, në korrik të vitit të kaluar, gjatë një vizite private në SHBA.
As Presidenti dhe as kryetarja e LSI-së nuk e bënë publike këtë takim, por vetë Safi Kaskasi e publikoi në Facebook.
“Unë dhe gruaja ime u vizituam këtë mëngjes nga Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Na ftuan që t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar përkthimin e librit në shqip”, shkruan Kaskas.
Kush është Safi Kaskas?
Sipas CV-së që gjendet në internet, Safi Kaskas është amerikano-libanez dhe lobist i njohur që operon në SHBA dhe Arabinë Saudite. Kaskas ka një veprimtari të pasur lobimi në Uashington dhe konsiderohet si një prej personave “më të dashur” atje.
Safi Kaskas e përshkruan veten si menaxher ekzekutiv dhe strateg politik me mbi 40 vjet përvojë me bazë të gjerë në planifikim, udhëheqje dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike.
Ai është bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh si president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Vazhdon të shërbejë si anëtar i bordit të drejtorëve të Universitetit. Si themelues dhe president i Strategjisë së Menaxhimit të Edge Strategic, Kaskas ndihmoi shumë korporata të nivelit të mesëm dhe të madh në zgjerimin e portofolave të tyre falë edhe lobimit në Uashington.
Vizita e lobistit u paraqit si event për promovimin e një libri, por nuk ka asnjë dyshim që lidhet me rolin e zotit Kaskas si lobist. Meta është shqetësuar nga shkrimi i gazetës më të madhe austriake dhe nuk përjashtohet nisja e një historie tjetër të fshehtë lobimi, kur jo pak është folur se pas lënies së mandatit Ilir Meta do të shpallet ‘non grata’ nga SHBA.(VOX News)
Po ku i gjenden këmbët Likes, atij as Eurot nuk i mbarojnë, ju akoma një avaz, i ka kopsitur gjërat Agushi e mos i qani hallin.
Amerika para do keshtu qe nuk eshte ndonje habi me vendet e vetshpallura koloni!Kjo eshte karakteristike e ketyre bosave te parave.Problemi eshte se parate e vjedhura nuk do ti kthehen popullit shqipetar por do te shkojne andej nga grumbullohet!Pastaj perse ju bene pershtypje kjo ardhje e tij sepse Amerika te gjithe ata qe e vodhen kete vend i ka te strehuar aty vetem per pasurite e tyre,Genc Ruli,Andi Harasani jane me tipiket per te mos thene edhe emra te tjere.Ndaj lerini ti marre ato para problemi eshte rueni se mos ka ardhur te marre "floririn e Krabes" !Se s'ka si e leviz ndryshe toto Likja! Kjo eshte dhjemokracia qe instaluam fane ndihmes se miqeve te pertej Atlantikut ,qe pasi ua mbushi xhepat tani po ua mbledh!
na qelben mutlimanet Arberine
Po ç'lidhje ka ky me Kuranin dhe Biblën... Ky është Batakçi... Joo Bektashi jooo! Por BATAKÇI !
Do prishim minaret e kosovës pasi tërheq terrorist arab.