“Punë e madhe që s’na njeh Rama, SHBA e BE”, flet "Rithemelimi": Rëndësi ka që kemi Berishën

25 Maj 2022, 13:01Politika TEMA

“Punë e madhe që s’na njeh Rama, SHBA e BE”, flet

Të shtunën përfundon afati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Dhe sipas Lisandër Hoxhës, Komisioni e kreu detyrën e tij dhe tashmë partia po kompletohet me të gjitha organet drejtuese.

Edhe pse 35 deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e bëra nga “Rithemelimi”, i ftuar në ABC Live, Hoxha thotë se nuk asnjë proces përjashtues, përkundrazi sipas tij ka pasur ftesa publike dhe private të cilat, shton ai, janë refuzuar.

“Proces përjashtues? Ata janë ftuar të gjithë. Ka pasur ftesa private dhe publike. Nëse dikush nga grupi parlamentar është i pakënaqur, është pjesë e tij. Nuk është shumica e grupit parlamentar. Në fund të ditës e zgjedhin ata qëndrim e tyre. PD kanë hyrë standarte që s’kanë qenë në PD dhe as në politikën shqiptare. Disave u duhet kohë që të afrohen me ndryshimet e reja. Kthimi i opozitës në krye të detyrës janë lajmi më i mirë. Pjesa tjetër janë retorikë.”

Ndërsa u shpreh se PD tashmë është e bashkuar, Lisandër Hoxha thotë se më 6 mars përfundoi “lufta” mes demokratëve dhe tashmë, sipas tij, dihet se kush ka shumicën në PD.

“Ka pasur debate të brendshme që nuk janë bërë publike. Ka pasur tentativa për ta përmirësuar PD. Kam folur që në shtator 2020 që jemi munduar të flisnim për problemet në PD. Sistemi ishte i kapur. Sot kemi bërë hapa të rëndësishëm, dhe duhet që atë që bëmë de juro në 11 dhjetor ta bëjmë de facto që kjo forcë të fitojë besimin e humbur. Me 6 mars mbaroi lufta, ne u larguam nga fushëbeteja me njëri-tjetri. Thuhej që s’jeni shumicë. Ne kaluam çdo lloj sprove. S’ka askush asnjë dyshim që ne jemi shumica e opozitës.”

Më 22 maj në krye të demokratëve u zgjodh Sali Berisha, dhe sipas asaj që deklaroi Lisandër Hoxha, ishte e pamundur që atë pozicion ta mbante dikush tjetër. Ish-kryeministri, thotë ai, është i vetmi që mund ta bashkojë të djathtën në këtë moment.

“Ne e zgjodhëm Berishën me votë. Ishte e pamundur që dikush tjetër të zgjidhej në krye të PD. Se ai e nisi lëvizjen politike, me 30 vetë. I vetmi person që bashkon të djathtën në këtë moment.  Nëse nuk do të hynte për bashkimin e të djathtës, sot do të kishim 6 të djathta.”

Partia Demokratike me Berishën në krye nuk njihet nga mazhoranca, por s’i duket kjo nuk përbën problem për ta.

“Nëse nuk të njeh Edi Rama, punë e madhe. Ka marrë fund marrëveshja me Ramën. Ne duam të na njohin shqiptarët,” thotë Lisandër Hoxha.

18 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Lufta në Ukrain, covid 19, kriza ekonomike, papunesia., jan të gjithë faktor të ndezjes së gjakrave. Duhet patur kujdes me të gjith shtetet. Merkel komentoj fjalimin e Ramës S'kemi nevoj për tepricat e tyre., sot ata nuk na ndihmojn por kjo nuk do të thotë se nuk mund të na prishin punë.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Rendesi ka qe Rithemelimi ka komshi Arben Llallen ne plazhin e Lalezit.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sali pordha

      O lisander ju ju njef fshati fshiquras dhe fshati gogolas.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Thjesht perfaqesuesi i mentalitetit tropojan.Haxhiqamilist tropojan i kohrave moderne!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjynah qe ka te rinj si ky gomari saliut

          Kaq i ri dhe kaq gomar qe shkon pas kriminelit shurraq sali.

          Përgjigjjuni
          1. J
            James usa

            Lol. Po ky eshte nipi I Saliut. I takon ta mbroj.

            Përgjigjjuni
          2. p
            petro

            Lart me lart o shoke flamujt e kongresit beteja fitore te tjera na presin

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi

              Kur kanë filluar të japin mend malokët e mutit, eshtë për t'ja hequr vetes. Si nuk doli një malok muti me mënd në kokë.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PPSH

                ik or bole tropoje

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KASEM

                  Eh mor Lisander per inat te Bashes u bashkuat me hajdutin dhe kriminelin Sali Berisha tju rroje se per te se qeth me njeri.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fjala

                    Ky Lis-hander ka kaq kohe qe na çau menderen me syzat, qendrimin por me shume fjalet e tij qe as majmunet nuk fshijne bythen. Kur behesh i besdishem kaq shume "para ndeshjes", dmth para se te legjitimohesh, merre me mend se kush je per njerezit me mbrapa: nje hiç qe s'te pjerdh njeri. Dhe fatkeqesi e madhe po shume eshte qe ne Shqiperi ka te rinj si ky qe jo vetem s'i premtojne gje vendit dhe vetes te tyre, por urrehen qe sot qe s'jane gje. Te rinj qe lepijne bythen e nje plaku, ndoshta dhe dobiç i Sheqeres , jane ata qe s'ka shprese nga vetja e tyre, medioker e presin qe te marrin diçka nga dikush tjeter qe i lepihen/ pa asnje shpres. Ne presim qe te vdes Saliu nga natyra se edhe Arben Kraja eshte futur ne breket e tij, ndersa keta qe i vene prapa sot, neser do ikijn refugjate fshehurazi mos ti shikoj njeri edhe ketu, po u ka ngele pak dinjitet njeriu, ndryshe lija e majmunit do ti zere rruges.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DEMOKRATI

                      Si nuk ke turp se je i ri edhe sikur te jesh paguar me nje shume te majme, me moshen qe ke nuk duhet ti bashkohesh nje personi "non grata" qe pervec kesaj akuzohet per korrupsion te madh. Ai eshte shpallur non grata familjarisht dhe DASH nuk del kot e shpall pa prova, lërini budadalleqet e Sorosit, qe eshte per ti hedhur hi syve fanatiket te PD.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na rujt zoti

                        Pretendon kolltuk ky mediokri Se me zotësi nuk e marrin as recepsionist.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taras Bulba

                          Ja dhe nje berishist koqe ,ju nuk ju njeh USA dhe Europa ,dhe gjithashtu edhe PS , tani sot e tutje hani mutin e Non Grata

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alfred kurti

                            Koqe kandari dhe me syze

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Ky eshte nje cope gomari, por jo i vetmi ne ate stan.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I Fabrikuari i PD

                                Ky Lizandri eshte nje lloj si i ndjeri Olldashi,ne dukje, por ka nje gje te vecante, eshte " Astrolog" . O Demokrat i perzgjedhur: Ku i ke " Primaret" per Kryetar. Ku i kishe kandidatet, qe duhet te benin ballafaqim ne cdo Qytet. Ti flet per PD , sikur ajo eshte ne 1992. Ti vet erdhe ne PD ne 2020,, i Perzgjedhur" . ne PD ka rrjedhur shume uje, i paster dhe i papaster. PD eshte bere si "Gomari" nje kafshe e duruar e punetore, i cili thoshte shyqyr jam ne enderr, kur Ujku po e kafshonte. Ujku si kafshe ka nje te vecante, nuk ha ne fshatin e vet. Por te te tjeret te shqyen.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Reshit LALA

                                  Është fatkeqësi, jo për Berishën, por për ata që e ndjekin. Partia demokratike e shqipërisë akuzohet se ka shkatërruar shqipërinë, e ka djegur dhe e ka shitur. Sali Berisha në krye të shtetit në emër të PD-së vodhi lekët me piramdat dhe i hodhi shqiptarët në luftë civile ku u vranë mbi 4000 shqiptarë. Në shqipëri dhe kryesisht në PD janë zhdukur shumë njerës- është varë Azem Hajdari, Sokol Olldashi, është vrarë Tropoja (Haklajt) e shumë të tjerë. Me urdhër të Berishës janë, vrarë njerës në bulevard. Me pjesmarrjen drejte për drejtë të djalit të Berishës u bë tragjedia e gërdecit. Këto i dinë shqiptarë, por nuk i quajnë krime mbështetësit e Berishës. Këto i di edhe Amerika, por Berisha shet përralla për syfyr e thotë Rama me Sorosin. Unë i them Berishës: Leri përrallat me Sorosin, se e ke punën me DEPARTAMENTIN E SHTETITAMERIKAN, QË KA MARRË TË DHËNAT NGA FBI-JA E CIA. Populli thotë: Më thuaj me kë rri të them-kush je?! Nuk e di a janë si Berisha ndjekësit e tij- por duket se mbështesin Berishën, që të vijnë në pushtet për të vjedhur siç kanë vjedhur. Me largimin e Berishës nga ana e Bashës- Partisë Demokratike të shqipërisë ju dha mundësia të ndahet nga e kaluara dhe krimet e bëra dhe, që i dinë të gjithë- t'ja ngarkojë krahut ekstrem me Berishën. Fakti, që ekstremistët ringjallen shtë lajmi i keq për PD-në. Ekstremizmi nuk ka vend në politikë.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje