Ish-ministri: Përgjigja e fortë e SHBA ndaj akuzave të Bashkim Gazidedes

25 Maj 2022, 17:51Politika TEMA

Ish-ministri: Përgjigja e fortë e SHBA ndaj akuzave të Bashkim

Në Librin e tij “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë  (pranverë 1997)”, ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj flet edhe për përplasjen e Sali Berishës me SHBA, duke nxjerrë në publik ish-shefin e SHIK Bashkim Gazidede....

Nga Shaqir Vukaj

(Vijon nga numrat e kaluar)

Përgjigje e SHBA ndaj akuzave të “Gjeneral” Gazidedes dhe qeverisë së PD-së. OSBE mbështet dërgimin e një force ushtarake në Shqipëri.

E enjte, 27 mars

Duke parë rrezikun që paraqet për qytetin e Beratit dhe pamundësinë tani për tani, për të lëvizur lëndët eksplozive që ndodhen në depot pranë qytetit, urdhërova komandantin e Divizionit Tiranë, që në ato depo të organizohet shërbim roje pa ndërprerje, gjatë 24 orëve me oficerë e nënoficerë. 

Sot në Kryeministri zhvilluam një takim me kryetarët e bashkive të disa rretheve. Disa prej kryetarëve, si ai i Vlorës e ndonjë tjetër kërkonin me insistim që qeveria të njihte e të mbante lidhje vetëm me pushtetin lokal. Vërtet ne si qeveri kishim marrë kontakte e madje kishim pritur përfaqësues të organizmave të disa qyteteve, që i kishin vënë vetes emra nga më të ndryshëm si Komitete Shpëtimi, Përfaqësi Qytetare, Komitete të Mbrojtjes Qytetare etj. por në të gjitha rastet, ne u kërkonim këtyre Komiteteve që të punonin së bashku me pushtetin lokal dhe çdo veprim ta bashkërendonin më të. Por problemi ishte më i thellë. Së pari, në disa qytete e rrethe, pushteti lokal nuk ishte në krye të situatës për zgjidhjen e problemeve, e ç’është më e keqja, në disa vende pushtetarët lokalë duke filluar nga kryetarët ishin zhdukur. 

Të gjitha diskutimet u përmblodhën në vendosjen e rendit. Madje ministri i Brendshëm duke folur për punën e komisariateve dukej ose i papërgatitur ose atë e informonin keq vartësit e tij, madje si në disa raste të tjera, dukej sikur qëndronte formalisht në atë detyrë, sepse atë ministri e drejtonte dikush tjetër.

Në diskutimet tona, unë dhe Arben Malaj theksuam domosdoshmërinë e funksionimit të pushtetit lokal, por lamë të nënkuptohej se aty ku drejtuesit e tij nuk janë në krye të detyrës, ne do të konsultohemi dhe mbajmë lidhje edhe me këto Komitete, të cilët në shumicën dërrmuese të tyre përbëheshin nga përfaqësues të të gjitha partive, por në çdo rast duke bashkëpunuar me pushtetin lokal.

Sot prita një delegacion të Bashkimit Europian. Duke ditur qëllimin e vizitës së këtij delegacioni u përqendrova në punën që po bëhet për përmirësimin e situatës në vend, për grumbullimin e armëve, për riorganizimin e ushtrisë. U shpjegova se tanket dhe armatimi i rëndë janë në duart tona. U fola gjatë për masat që po marrim për pritjen e sigurimin e porteve dhe aeroporteve dhe rrugëve të komunikimit. i përsërita kërkesën tonë për ardhjen  e një force ushtarake ndërkombëtare.

Nga takimi, pyetjet dhe biseda krijova përshtypjen se ndërkombëtarët e kishin marrë seriozisht problemin e dërgimit të një force ushtarake si dhe të ndihmave për Shqipërinë. Sigurisht që eksperienca e hidhur në Ballkan (Bosnjë, Kroaci) dhe dëmi që u ishte shkaktuar Kombeve të Bashkuara, sillte vështirësi për të renë dakord se ç’farë duhej bërë dhe si duhej bërë. Nga një burim perëndimor marr vesh se kishte pas ndonjë propozim për të ndërhy NATO për të shpëtuar pushtetin e Sali Berishës, por Sekretari i Përgjithshëm Havier Solana kishte refuzuar në mënyrë kategorike.....  

Sot i dhashë BBC-së intervistën e mëposhtme:

Pyetje: Çfarë ndryshimesh ka ushtria këto ditë që nga krijimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar?

Përgjigje: Ashtu siç është thënë shumë herë një ndër strukturat që u godit me rëndë ishte ushtria. Pa hyrë në hollësi se përse ndodhi, si ndodhi, cilat ishin shkaqet, kush ishin organizatorët etj. gjë që me siguri do të bëhet në të ardhmen.

Kur ne filluam punën pothuajse gjithçka kish marrë fund. Shumica e depove, e magazinave, reparteve ushtarake ishin boshatisur, shumë oficerë e ushtarë ishin larguar.

Në këto kushte u mblodhëm dhe filluam punën, së pari për të marrë veten, pra për të inkurajuar këta njerëz si dhe për të përcaktuar pikat më të nxehta. Ditët e para kanë qenë të ngarkuara me një intensitet të jashtëzakonshëm ku u angazhuan mijëra njerëz, patriotë të vërtetë, ushtarakë e sidomos civilë, të cilët u organizuan dhe u vunë në roje të objekteve, duke shpëtuar vlera të jashtëzakonshme.

Kështu mund të deklaroj se tanket, mjetet e blinduara, aviacioni ushtarak, artileria e rëndë etj. janë në duart e ushtrisë. Krahas falënderimeve dhe mirënjohjes për këta patriotë, që qëndrojnë ditë e natë në mbrojtje të objekteve ushtarake, nëpërmjet radios tuaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të kenë kujdes, mos të tentojnë tu afrohen depove ushtarake, magazinave e tuneleve të ushtrisë, sepse pasojat mund të jenë të pallogaritshme, lëndët plasëse që ndodhen në to mund të hedhin në erë fshatra e qytete të tëra.

Pyetje: Si e gjykoni interesimin e veçantë që përfaqësuesit e diplomacisë kanë shprehur dhe angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë dhe Ushtrinë Shqiptare?

Përgjigje: Interesimi i opinionit publik ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm. Dhe kjo ka shpjegimet e veta. Në këtë kuadër, kuptohet që përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Shqipëri janë në lëvizje, në kërkim  të së vërtetës për të njohur e parë me sytë e tyre ato që ndodhën. Por edhe ne ,si Ministri e Mbrojtjes jemi përpjekur të mbajmë sa më shumë kontakte me ta dhe me përfaqësues të huaj që vijnë nga Europa dhe Amerika, për tu shpjeguar të vërtetën si dhe për të biseduar konkretisht për ndihmat që ne kërkojmë dhe presim të na vijnë.

Është pozitive që shumë shtete, pavarësisht nga ndihmat që ne i kemi kërkuar Bashkimit Europian, na janë shprehur për të na ndihmuar edhe në veçanti, gjej rastin të falënderoj italianët, grekët, turqit, francezët etj. që tashmë kanë filluar t’i konkretizojnë.

Pyetje: Angazhimi i ushtrisë për ndihmat që do i vijnë Shqipërisë?

Përgjigje: Siç jeni në dijeni, ne kemi kërkuar zyrtarisht dërgimin e një force ndërkombëtare ushtarake kryesisht në formën e një policie ushtarake, që së bashku me forcat tona të specializuara të marrin përsipër organizimin e punës për ndihmat që do i vijnë Shqipërisë, pra për ruajtjen e aeroporteve e porteve, për sigurimin e rrugëve të komunikimit e deri në magazinimin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave.

Pyetje: A mund të përcaktoni ndonjë afat kohor për riorganizimin e ushtrisë shqiptare?

Përgjigje: Siç thashë më lart, ne po punojmë intensivisht për organizimin e funksionimin e Ushtrisë Shqiptare si dhe për riorganizimin apo ndonjë reformë në ushtri. Ngjarjet e kohëve të fundit, krahas ngarkesave të tjera tepër të mëdha që kishin në zhvillimet e tyre treguan dhe të metat e dobësitë e ushtrisë tonë. Prandaj ne po punojmë intensivisht për ngritjen e një Ushtrie të vërtetë Kombëtare Shqiptare pa ngarkesa partiake (gjë që siç e dinë të gjithë edhe vitet e fundit ishin tepër të mëdha). Kjo ushtri, siç po e mendojmë ne, do të ngrihet mbi bazën e traditave luftarake të popullit tonë, mbi bazën e terrenit dhe pozicionit strategjik të Shqipërisë, mbi bazën e përvojës së organizmave ndërkombëtare, në radhë të parë të NATO-s si dhe mbi bazën e përvojës të vendeve të tjera të ngjashme me Shqipërinë.

Në këtë kuadër, do të kemi parasysh që ushtaraku i çfarëdo niveli qoftë, të jetë figurë e nderuar e kombit dhe të trajtohet në të gjitha planet, ekonomike, morale, sociale e shoqërore, ashtu siç i takon dhe duhet të jetë në të vërtetë”.

Seanca e djeshme e Kuvendit Popullor, ku raportoi Bashkim Gazidede dhe diskutuan disa deputetë, ku u bënë akuza edhe kundër SHBA-së për ato që po ndodhën në Shqipëri, nuk kaloi lehtë.  

Sot SHBA, nëpërmjet ambasadores Mariza Lino, i dha përgjigje  shumë të ashpër atyre politikanëve që e kanë çuar Shqipërinë në këtë situatë, sqaroi qëndrimin e SHBA ndaj zhvillimeve në Shqipëri etj. ku  ndërmjet tjerave tha:

“Ashtu siç kemi theksuar, qëllimet dhe objektivat tona në Shqipëri janë dhe kanë qenë të pastra. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ne duam të ndihmojmë në demokratizimin dhe implementimin e tregut të lirë këtu. Këto objektiva janë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme.

Kur ne kritikonim Qeverinë shqiptare më parë (për zgjedhjet e majit 1996), ne e kemi bërë këtë shumë hapur. Por kritikat ndaj Qeverisë shqiptare për çështjen në fjalë, disa menduan t’i lexojnë si një agjendë e fshehur tonën me qëllim shkatërrimin e Shqipërisë. Ata janë duke vepruar gabim dhe mendoj se çdo shqiptar i thjeshtë, që ka qenë në kontakt me programet tona e ka kuptuar këtë shumë më mirë se sa disa politikanë të papërgjegjshëm, të cilët duan që të ndezin situatën për qëllimet e tyre politike.

Unë do të vazhdoj të bëj thirrje për të ndaluar dhunën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”.

Më qartë e më shqip nuk mund të thuhet.

Çdo ditë marr letra nga qytetarë të thjeshtë, nga ushtarakë të dalë në lirim padrejtësisht, ushtarakë në pension, miq e shokë dhe kryesorja nga ushtarakë efektivë. Ndërmjet tjerave, ka letra për probleme personale ku kërkojnë të drejtat e tyre, por shumica e tyre shprehin atdhedashurinë e patriotizmin e këtyre njerëzve. Kishte prej atyre që më informonin me hollësi për ngjarje të ndryshme, për ato që kishin ndodhur para 12 marsit, për planet e për sulmin kundër Jugut, urdhrat që ishin dhënë, madje të dokumentuara me hollësi me numra e data, për telegramet e urdhrat me gojë, kush i kishte dhënë e shumë probleme të kësaj natyre, që nuk më ishin raportuar në rrugë zyrtare. Disa  prej tyre i kisha lexuar dhe kisha dhënë urdhër të prerë, që të ato të ruheshin me sekretin më të madh, sepse është koha e pajtimit.

Kishte dhe letra që sillnin humor në ato ditë tepër të vështira. Pa përmendur emrin, do të kujtoj një letër nga një ish ushtarak, që më kërkonte që ta emëroja Atashe Ushtarak në Moskë, sepse sipas tij e njihte mirë Rusinë, se kishte studiuar atje e se vitet e fundit kishte shkuar shumë herë për tregti. Kur e lexova sesi mu kujtua ajo shprehja  “Fshati digjet e k.... krihet”

Në darkë morëm njoftim, se mbas dy ditë bisedimesh OSBE-ja kishte vendosur të mbështeste dërgimin e një force ushtarake shumëkombëshe në Shqipëri. Kjo forcë do të veprojë nën kartën e OKB-s, në përputhje me parimet e OSBE-së ashtu siç e kishin kërkuar vendet e që kanë deklaruar se do të çojnë trupa në Shqipëri dhe konkretisht Italia, Franca, Greqia, Turqia, Austria dhe Rumania.    

Italia që ka luajtur rolin kryesor në OSBE për dërgimin e misionit në Shqipëri, tha se fillimisht kjo forcë do të përbëhet nga rreth 2500 trupa dhe në vartësi të gjendjes së sigurisë në Shqipëri, ajo mund të shkojë deri në 5000 vetë. Përfaqësuesi italian kishte thënë se synimi i kësaj force do të jetë krijimi i një mjedisi më të sigurt në Shqipëri për programet civile, të organizatave të tjera ndërkombëtare, ku përfshihen ndihmat humanitare, ndihmat financiare dhe ekonomike si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme. Forca ndërkombëtare do të sigurojë aeroportin e Tiranës, portet e Shqipërisë dhe rrugët kryesore të kalimit të ndihmave.

Sot sekretarja e Shtetit e SHBA, Madlen Ollbrajt ka deklaruar se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Shqipëri. Ajo ka thënë: “Ne mendojmë se bëhet fjalë për operacion që europianët mund dhe duhet ta zgjidhin nga pikëpamja diplomatike dhe nga  të gjitha pikëpamjet e tjera”.

Komandanti i Flotës 6-të Amerikane, n/Admirali Abbot, që para disa ditësh ishte në Shqipëri, me të cilin unë dhe Adem Çopani patëm një takim në Ambasadën e SHBA i kishte dhënë një intervistë radios “Zëri i Amerikës” për vizitën dhe përshtypjet nga Shqipëria dhe nga biseda që kishim zhvilluar.

Ndërmjet tjera ai kishte thënë, se ishte i kënaqur se në Tiranë situata po shkon drejt stabilizimit dhe pavarësisht çfarë i kishim thënë ne, ai i kishte parë me sytë e tij. Vëmendje i kishte kushtuar bisedës që kishim zhvilluar në ambasadë, ku ndërmjet tjerave, unë i kisha thënë se po punojmë për ringritjen e Ushtrisë Shqiptare, por të një ushtrie të departizuar krejtësisht, të bazuar në traditat tona, në përvojën e vendeve të tjera të ngjashme me Shqipërinë e në radhë të parë, mbështetur në mënyrën e organizmit sipas programit për Partneritetin për Paqe dhe të organizimit të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s. Dua të vë në dukje se meqë unë e kisha përsëritur disa herë mbështetjen edhe në traditat tona, disa politikanë e medie ishin marrë gjatë me këtë problem, madje duke e komentuar sikur unë kisha ndërmend të ktheheshim tek organizmi i ushtrisë të kohës së socializmit, që realisht unë nuk e njihja, sepse në punën dhe jetën time nuk kisha pasur asnjë lidhje me problemet ushtarake.

Në intervistën e tij, n/Admirali Abbot kishte thënë se “Është e qartë se modeli konkret që ministri Shqiptar do të zbatojë është një vendim që do të merret nga vetë Shqipëria. Në fakt, ministri i Mbrojtjes deklaroi se ky model do të bazohet te tradita e Shqipërisë dhe unë mendoj se kjo është e drejtë. Të gjitha vendet kanë traditat e tyre, që në fund të fundit janë të dobishme dhe çojnë në ngritjen e moralit të ushtrisë.”

Natën vonë më njoftuan se në Levan të Fierit ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë. Nga të dhënat paraprake rezulton se janë vrarë 18 vetë. Thuhet se të vrarët janë nga rrethe të tjera, por të dhënat janë kontradiktore.

Një lajm i çuditshëm vjen nga Jugosllavia. Në një mbledhje të udhëheqjes jugosllave ku kishin marrë pjesë Presidenti i Jugosllavisë, Presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi,  ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtatmadhorisë kanë vendosur që të mbajnë në gatishmëri trupat ushtarake që mbrojnë kufirin me Shqipërinë.

15 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Krimineli Sali Pinoçeti

    Përgjigjjuni
    1. M
      Malo

      Zoti Vuka! Besoj se ju e dini se Adem Copani, si shef shtabi, apo dicka te tille me funksione te larta, ka qene autori i hartimit te planeve ushtarake te sulmeve ndaj popullsise civile, sigurisht, me urdher te Sali Berishes! Kuptohet se atehere, dhe sa here ka qene ne pushtet, Sali Berisha ka qene president, kryeminister, shef policie, kryetar shiku, minister i te gjitha ministrive etj.! Nuk ka fushe veprimtarie shteterore pa doren dhe pranine e Sali Berishes! Ai eshte vdekja dhe shkaterrimi i Shqiperise! Ju duhet te keni arritur ne perfundim se perse ai vepronte kunder Shqiperise dhe shqiptareve!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokol Haxhimusaj

        I nderuar z. Shaqir: Po tè mè lejoje njè koment, mbi pjesèn e librit tè botuar sot nè gazetèn Dita, mbi letrèn e ish-ushtarakut qè kèrkonte ta caktoje atashe ushtarak nè Moskè, them se ai mund tè etiketohej naiv apo, qoftè edhe i rrjedhur, por kurrèsesi me epitetin e rèndè qè tè kishte ardhur ndèrmend! Dhe m'u kujtuan 'ledhatimet' e tua tè èmbla pèr njè qen tè tèrbuar antishqiptar, qè lexova dje nè gazetè, duart e tè cilit janè pèrlyer me gjakun e popullit tè vet! Unè e nèna ime, kemi mbetur pèrherè tè prekur nga shkrimet e tua tè mèparshme por, ndoshta, ky shkrim paraqet njè qèndrim tè caktuar, qè nuk e kap dot mendja jonè e ngushtè(!) Shèndet e tè mira, Sokol

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptar tirone

          Bravo Sokol! ke shkruar drejt, megjithese je pak si i bute me Vukaj-n. Vura re qe ke perdorur nje tastiere te gjuhes frenge, sepse ke perdorur "e"' me aksente. NQS do qe te nxjerresh "ë" perdor "' alt-0235" ne pjesen e tastieres me numura - djathtas.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bardhyli nga Kosova

          SERBOFILI EDVIN TOPTAN RAMA KUNDËR SHQIPTARËVE DHE KUNDËR KOSOVËS ===================================== Si dikur PPSH-ja, tash po shfaqet edhe Partia Serbe (PS) e esadistit Edo Toptan Rama me Serbinë, derisa Serbia është aleate e ngushtë e Rusisë, dhe nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Keqardhja e Edi Ramës ndaj Serbisë në rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Europës është linjë e politikës së tij nëntëvjeçare, por edhe më parë. Është i njohur fakti që Partia e Punës dhe Partia  Serbe (PS) kanë shfaqur historikisht afërsi me Serbinë dhe me serbët. Por, një ngjizje e tillë si në këtë periudhë të qeverisjes së Edi Ramës nuk ka ndodhur kurrë, as në periudhën e bashkim-vëllazërimit të viteve 1944-1948, kur Enver Hoxha deshi ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Jo. As atëherë nuk është ndjerë ky lloj afeksioni shpirtëror midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit e Serbisë. Dhe në fund të fundit asokohe kishte një alibi, se gjoja të dy vendet ishin fituese në luftën kundër pushtuesve e në një anë me perandorinë sovjetike. Sot nuk ka e nuk mund të ketë asnjë alibi përkrahja që kryeministri i Shqipërisë i bën Serbisë. Sepse Serbia nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është aleate e një agresori dhe shkelësi flagrant të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pra në anën e Rusisë. Kjo çfarë po bën Edvin Toptan Rama është kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, me këtë ‘keqardhje’, në fakt është kundërshti e kësaj iniciative. Ne deklarimet, veprimtarinë, fjalitë e tij Rama dëshmon se punon për Beogradin. Serbia nuk e ka zgjidhur konfliktin me Kosovën. Dhe në këtë rast nuk mund të krijohet asnjë lloj alibie për një aleancë midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo që bën Edi Rama drejtohet kundër shqiptarëve e sidomos kundër Kosovës. Keqardhja e tij pse Kosova po bën përpjekje për t'u pranuar në Këshillin e Europës është në fakt kundërshti e kësaj iniciative. Në vend që ai t'u thotë liderëve të Kosovës se çfarë mund të bëjë për ta për ta përmbyllur me sukses këtë aksion politik e kombëtar, shpreh keqardhje se po mërzitet miku i tij, Aleksandër Vuçiqi. Kaq hapur e kaq në flagrancë nuk ka ndodhur kurrë të shpalosen marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kundër Kosovës. Kurrë nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë kaq të ngushtë dhe një agresion si ky nga ana e Shqipërisë kundër Kosovës. Edi Rama është zhgënjimi më i madh i shekullit. Është etaloni i tradhtisë kombëtare. Është heroi i popullit serb dhe armik i shpallur i shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ajo që unë vlerësoj te kryeministri i sotëm fatkeq i Shqipërisë, ka të bëjë me faktin se ai nuk i fsheh qëndrimet e as qëllimet e veta. Është stoik në prapësinë e vet. Deri te përkrahja pa kushte e parezerva ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Nuk ka aksion politik e nacional të Serbisë që ai nuk e ka mbështetur në rajonin tonë. Gjithçka, çdo veprimtari, çdo fjali dhe deklaratë e Edi Ramës na shpjegon faktin se ai punon për Beogradin. Madje edhe deklarata e nëntorit 2014 në Beograd, me kërkesën që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, rezultoi se kishte prapavijë maskimin e veprimtarisë së mëvonshme anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ndërkaq miqësinë me Serbinë dhe serbët e shpalosi edhe në Bruksel, kur i bëri shoqëri të ngushtë jo vetëm presidentit Vuçiq, por edhe anëtarit të presidencës boshnjake, mikut të ngushtë të Vladimir Putin, liderit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Dodik është person non-grata për veprimtari destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Simbolika e miqësisë Rama-Vuçiq-Dodik është e thjeshtë: Këta të tre duan kufij të rinj në Ballkan me synimin krijimin e Serbisë së Madhe. Në këtë veprimtari destabilizuese dhe luftë-nxitëse dy autoritetet serbe të lartpërmendura janë të motivuar nga programet antishqiptare të Serbisë. Por është ende e paqartë se nga se është i motivuar kryeministri i vendit tim, Edi Rama. Sidoqoftë, shfaqja hapur e qëndrimit të tij pro-serb është një ndihmesë e madhe për opinionin publik, për të kuptuar se Shqipëria dhe ekzekutivi i saj drejtohet nga element anti-shqiptar e pro-serb. Duke kuptuar këtë fakt, shqiptarët mund të arsyetojnë edhe shkakun pse vendi është në prag të humnerës. Pse ky vend është i vjedhur përveçse i tradhtuar? Pse Shqipëria është degraduar në atë pikë sa ta mallkojnë shqiptarët! Pse kjo po ndodhë për herë të parë në historinë e saj!? Të gjitha këto dilema shpjegohen me faktin se kryeministri i Shqipërisë nuk punon për vendin e tij, por për armiqtë e vendit të tij! Kaq e thjeshtë është. Detajet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tregojnë se rrugëtimi shtetëror i Shqipërisë s'është i mëvetësishëm e i pavarur, por i robëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Varësinë politike shtetërore të Edi Ramës ndaj Vuçiqit mund ta krahasojmë me varësinë e një gruaje ndaj burrit të vet, e cila për shkak të veprimeve të gabuara i shpreh bashkëshortit të vetë keqardhje. Në këtë rast bashkëshortja politike, Edi Rama i shpreh keqardhje bashkëshortit serb, Aleksandër Vuçiqit, për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rrugëtimet politike të udhëheqësve shtetëror më së miri mund të kuptohen me anë të detajeve e jo ndryshe. E detajet vepruese të qeverisë esadiste të Edi Ramës e parlamentit të Shqipërisë janë pro-serbe e kundër Kosovës e shqiptarëve të diasporës, janë argumentet detajuese proserbe të Edi Ramës: - "Ballkani i hapur" proserb i Ramës; - Miqësia e qëllimshme politike e Ramës me Vuçiqin kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; - Vota e deputetëve të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës e ka kuptimin e mosnjohjes së gjenocideve serbe në Kosovë; - Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë për të provokuar qytetarët e Kosovës me këngën "Kallashnikovë"; - Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Dodikun, të cilit Uashingtoni dhe Londra i kanë vendosur sanksione për ndarjen e serbëve nga Bosnja e Hercegovina dhe për shkak të bashkëpunimit të hapur me Rusinë. Të gjitha këto detaje politike tregojnë se Shqipëria e Edi Ramës është nën ndikimet serbe të Vuçiqit. Partia Serbe e Shqipërisë (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Poshtë zagarët - Liri  Kombit shqiptar! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me drejtësi, me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

          Përgjigjjuni
          1. A
            AX

            Shko mor loqe!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Krenaria qytetare

              Pse nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare? sepse prej 2013 më në fund pushtetin e ka shumica në shqipëri. Prej 2013 llumi i shqipërisë me në krye kriminelët është bërë për ilaçe si puna jote. Ne shumica; ne krenaria qytetare shqiptare kemi hedhur në koshin e plehrave salinjtë dhe bardhylët. Pini ilaçe të qetësoheni.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cajupi

                Bardhyl o idiot, shkruan shqipen letrare nga Kosova? Apo po e shkruan nga zyrat e FSB ne Nish?

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sali pordha

                Ha mut bardhi ha.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILO

                  Edhe ty zoti SHAQIR e cfar bene ju per ushtrine .Ish ushtaraket el liruar nga reformat e viceversa 1992 dhe 1996 pergjigjen thirrjes te partise tuaj SDHEU NE RREZIK ata ju pergjigjen me ndjejne patrioti thirrjes tuaj per te vene ne gatishmeri ate pjese te teknikes luftzrake qe kishte mbetur pa u shkaterruar.E cfar bene ju per keto ish ushtarake .Ju nuk luajtet as gishtin e vogel .Ju rikthyet na detyre ushtaraket aktive qe NE ato dite te renda kishin braktisur detyren dhe kishin dezertuar dhe duheshin ti jepeshin drejtesise per ndjekje penale pari kishin thyer BETIMIN USHTARAK JUVE DUHET TE TURPEROHENI QE LIGJI NR 10142 DT 15-5' - 2009 U PRPILUA U MIRATUA DHE U ZBATUA NGA SALI BERISHA PER TE CILEN USHTARAKET NUK KANE PATUR DHE NUK KANE AS RESPEKTIN ME TE VOGEL..NUK MUND TE ZGJATEM ME TEPER SEPSE KA KAQ SHUME PER TE SHKRUASH PER TURPI TUAJ JO PERSONAL POR I PARTISE TUAJ .

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    ILO

                    Edhe ty zoti SHAQIR e cfar bene ju per ushtrine .Ish ushtaraket el liruar nga reformat e viceversa 1992 dhe 1996 pergjigjen thirrjes te partise tuaj SDHEU NE RREZIK ata ju pergjigjen me ndjejne patrioti thirrjes tuaj per te vene ne gatishmeri ate pjese te teknikes luftzrake qe kishte mbetur pa u shkaterruar.E cfar bene ju per keto ish ushtarake .Ju nuk luajtet as gishtin e vogel .Ju rikthyet na detyre ushtaraket aktive qe NE ato dite te renda kishin braktisur detyren dhe kishin dezertuar dhe duheshin ti jepeshin drejtesise per ndjekje penale pari kishin thyer BETIMIN USHTARAK JUVE DUHET TE TURPEROHENI QE LIGJI NR 10142 DT 15-5' - 2009 U PRPILUA U MIRATUA DHE U ZBATUA NGA SALI BERISHA PER TE CILEN USHTARAKET NUK KANE PATUR DHE NUK KANE AS RESPEKTIN ME TE VOGEL..NUK MUND TE ZGJATEM ME TEPER SEPSE KA KAQ SHUME PER TE SHKRUASH PER TURPI TUAJ JO PERSONAL POR I PARTISE TUAJ .

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O sali o mut peder qelbe Shqiperin me ate er !

                      terhiqeni zvarre qenin e bir qenit

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        km

                        Zoti Shaqiri.A e dini qe Adem Copani Ka qene agjent i CIA,rekrutuar ne zhunglat e vjetnamit kur eshte kapur prej tyre.Pergjegjesia e tij per 1997 eshte e njellojte,e te njejtes peshesi e Saliut dhe Atij merhumit ,gjeneralit te shik.Ndaj pergjegjesit e 1997 nuk do te gjukohen asnjehere,por do te mbulohet.Si mbi 3000shqiptaret e vrare nga shqiptaret.A eshte lufte civile 1997?

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          e verteta nuk humb kurre

                          CIA ne 1997 kishte ne krye George Tenet, nje grekofil me origjine himariote. Atehere ne Greqi emigranteve shqiptare u thuhej "Shkoni rrezoni Berishen e ejani tu japim lejeqendrimet". Ne Vlore maskat e para dolen me simbolin SERB Tre Gishta. ish zv. Ministri jashtem grek Kranidiotis qe sillej verdalle ne Jug te Shqiperise kishte pas perkthyes Paskalaq Milaqin i cili i murrej me krenari se "Nenen ma quajne Athina". Me pas ky Paskalaqi ishte Ministri i Jashtem i Shqiperise.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapajane hesapi

                            Se pari ,Adem Cobani ,qe vdiq ne ShBA,Ka qene i rekrutuar nga CIA ne vitin 1998,kur nje grup zbuluesish ushtarake u derguan ne vjetnam per eksperience.U kap ne xhungel nga komandos te CIA,u mbajt ne perpunim nje muaj dhe u lirua per tu ribadhkuar me grupin.Se dyti,gruppi i grekeve Ka qene ne fuqibashke me Saliun dhe nuk kishin cte rrezonin,vetem te Benin lojen serbe egreke per coptimin e shqiperise.Kush e Rehabilitoni Saliun?ku u fshehen pergjegjesit e shkaterrimi te shqiperise,qe u kurorezua me 1997 dhe 1998? Ne SHBA.I kishin pasaportat,vizat dhe percaktuar vendet me kohe ,qekur nisen shkaterrimet."Flisni,ju flisni.Ne i kemi te percaktuar vendet se ku do te shkojme."Thoshte nje nga pergjegjesine shkaterrimit te ushtrise.Se treti,ne krye te atyre qe dolen me tre gishta ne vlore ishte gjeneral Arben Imamit.Ku eke patur dhe ku e Ke Arbenin?vazhdimisht krah per krah me Saliun.Pse e dergoi Saliu ne Vlore?Per te vene nenkontroll revolten dhe Duke e nxitur ate, te justifikojne dergimin e ushtrise kunder jugut.Mes ketyre forcave,veshur me uniforme shqiptaret,kishte Edhe kosovare te Ziylit prej koqove.Megjithese shkaterruan shqiperine me porosi te serbit,ne 1999,shqiperia i strehoi,i ndihmoi,i ushqeu,i mjekoi,i Shpetoi nga dhuna serbe.I organizoi dhe armatosi per lufte clirimtare.Dhe ,Edhe pse sot 450milion euro bejne tregeti ,importojne nga serbi,prape thone se fajin na e Ka Edi Rama me BallkaninI e hapur.Po,Ka nje faj te madh edi Rama,qe do te hape portet e shqiperise per kosoven,Per ate qe eshte bere strehe e fshehjes se krimineleve qe kerkohen nga drejtesia shqiptaret.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje