26 maji - Dita kur Berisha dënoi me "vdekje" zgjedhjet e lira në Shqipëri (kujtesë për foltoristët)

26 Maj 2022, 11:11Politika TEMA

26 maji - Dita kur Berisha dënoi me "vdekje" zgjedhjet e lira

26 maji i vitit 1996 shënon një nga ngjarjet më të errëta për demokracinë shqiptare, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot.

Sali Berisha bëri një masakër të vërtetë zgjedhore, duke goditur rëndë zgjedhjet e lira.

Sot, i njëjti njeri pretendon se do sjellë demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

Dhe çuditërisht, ka ende të marrë që e ndjekin pas.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj

Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish- presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjat raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit. 

Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit ishte kulmi. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. 

Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramiltarëve dhe vendimi i opozitës

Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish-presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur president. 

Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. 

Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.

Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Të martën më 28 maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin parapraknë Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipulur. Raporti final i vëzhgusve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”.

25 Komente

  1. A
    Ari

    C;ti besh, jemi njerez qe besojme te fjalet dhe, kemi kujtese/memorje te shkurter. Une jam nje nga ata prezent ne masakren e 26 Majit, por,perseri une i dhashe voten ketij fashisti/komunisti me 2005... Sigurisht, kush kryen edhe nje akti tjeter, dmth nuk e kupton dot kete moster, atehere eshte mekati i tij. p.s Por edhe keta "perendimoret" perse duhet ta riciklonin ne 2005...per "inat te PS"??!! Ta gezojne ne, dhe ata, kete jashtetokesor

    1. K
      Kalec Dega

      Duket qe TemA e Meros ka nostalgji per Berishen qe Ramazoni e nxorri ne pension…..lol

      1. F
        Fahri pilafi

        I njejte eshte dhe sot krimineli Berisha me bandat dhe kriminelet e tij!

      2. B
        Bujar Kanapari

        Me 26 Maj 1996, jo nje here, por 100 here te beheshin zgjedhjet, i fitonte PD. A ka patur parregullsi ne proces? Ka patur, sidomos pas terheqjes se komisionereve. Zgjedhjet e 26 Majit, i ndyne kandidatet per deputet te PD, duke dashur secili te siguronte mandatin per vete. Ndaj ketyre kandidateve, PD, duhet te kishte mbajtur qendrime deri ne perjashtimin nga partia, por nuk e beri. Partia Socialiste u be shumice me ngjarjet e vitit 1997. Ajo qe e demtoi me shume, ishte sistemi zgjedhor qe favorizonte partine e pare. Me gati 30 % te votes popullore, PS u perfaqesua me 6 deputet.

        1. V
          Vaso

          Kanapari po ti kishte te sigurta zgjedhjet e 26 Majit , Berisha nuk kishte pse vepronte ne ate menyre , por qe e bindur qe do ti humbiste .

          1. m
            mirel

            ...thjesht Karakari ka mendimin e vet dhe per kete duhet respektuar.

          2. V
            Vranakonti

            Dita e zgjedjeve të 26 Majit ishte dita më e zezë për popullin shqipëtar. Kënga labe " 39/të mos ardhsh kurrë se na rrëzove flamur", i shkon për shtat 26 Majit 1996 mos ardht kurrë. Sali Berisha ,atë ditë ishte njeriu më i tërbuar dhe kishte kaluar çdo limit te sjelljes njerëzore. Ai lëshoi hordhit e Gazidedes dhe te Shehut,si lukuni ujqesh mbi opozitë dhe bëri reprazalje,vrau dhe gjakosi njerëz qe kerkonin të drejtat e tyre. Opozita, PS/te dhe disa të tjera u masakruan.Në këtë kohë Sali Berisha argëtohej,zgërdhihej dhe mburrej se kishte korrur një fitore te madhe. Populli është i indinjuar shumë me drejtësinë qe e ka lënë kriminelin e Viçidolit pa ndëshkuar për këto krime makabre. Këtë moment të 26 Majit e kemi përjetuar vetë dhe nuk e harojmë kurrë.

          3. 26 MAJI , FESTË KOMBËTARE .

            26 maji duhet të shpallet ditë feste , përderisa në 2005-ën populli me në krye XHUVELIN , “VOTOI” për rivendosjen e demokracisë , votës të lirë mbas “revolucionit komunist” të 97-ës !

            1. X
              Xh Çala

              Nuk ndryshon komunisti Sale qe edhe atehere por edhe tani do pushtet. Vendin e ka ne burg.

              1. e
                ermali

                26 Maji 96,ora 09 00.Furgoni policis me militare iu afruan shkolles Sali Gjuka(Ura Vajgurore)ku votohej,fillimisht duke shkrehur karikatoret e kallashnikovit.Rruges u shkembyhen me nje zoteri me kollare.U futen ne qendren e votimit dhe kerkuan perfaqesuesin e PS.Per ta mbrojtur komisioneret i thane qe ka dale jashte.Do te jete ai zoteria qe u shkembyhem rruges thane ata.Pasi e kapen e shtrine ne toke duke e gjuajtur me shkelma dhe tyte automatiku dhe ai duke lebebetitur qe jam juaji,kam paguar sot per ju qe te bridhni dhe beni terror.Me zor ju mbush mendja dhe e leshuan.Pas pak krismat e kallashit u degjuan ne nje pike tjeter ku votohej dhe me vone morem vesh se te njejten gje kishin bere dhe neper zona te tjera.Pasdite filloi seanca e dhunes se komisionereve qe nuk dorezoni kutin e votimit te keta militare.(kush eshte kurioz ju tregoj emrin e njeriut me kollare,sot ndertues ne tirane ku e shperbleu PD,dhe emrat e komisionerve te dhunuar)

                1. K
                  Komentator Politik ????????

                  Iregularitete ka se po të zhvillohen në mënyr të rregullt gjithmon, PD-së i duhen 500 vite për të arrdhur në Pushtet, por sot duhet kuptuar pluralizmi që duhet lëshime në të gjitha anët., dhënës

                  1. M
                    MAZLLEMI

                    ⁸SALI BERISHA ka qene dhe mbetet BURRI i SHTETIT ky eshte cilesuar i tille nga vete ambasadori AMERIKAN zoti Arvizu me te cilin zona e nderuar AMBASADORJA AMERIKANE ZONJA KIM na posto edhe nje fotografi Saliu zbatoi fije per pe shkaterrimin eSHQIPERISE ne te gjitha drejtimet ekonomike dhe ushtarake udhezimet AMERIKANE dhe per kete zoti Rajerson embeshteti .Shkeljet qe u bene ne zg zhgjedhet e vitit 2011 per bashkine e TIRANES mbajne firme e zotit Arvizu pra firme AMERIKANE Zonja KIM sillet me SHQIPERINE sicuramente SHQIPERIA eshte PROTEKTORAT dhe jo vend i pavarur dhe partner.Prs eshte e quarte SALI BERISHA edhe pse NON GRATA vazhdon te mbrohet nga AMERIKA sepse AMERIKA eshte ajo qe komandon edhe SPAK un ne SHQIPERI

                    1. M
                      MAZLLEMI

                      ⁸SALI BERISHA ka qene dhe mbetet BURRI i SHTETIT ky eshte cilesuar i tille nga vete ambasadori AMERIKAN zoti Arvizu me te cilin zona e nderuar AMBASADORJA AMERIKANE ZONJA KIM na posto edhe nje fotografi Saliu zbatoi fije per pe shkaterrimin eSHQIPERISE ne te gjitha drejtimet ekonomike dhe ushtarake udhezimet AMERIKANE dhe per kete zoti Rajerson embeshteti .Shkeljet qe u bene ne zg zhgjedhet e vitit 2011 per bashkine e TIRANES mbajne firme e zotit Arvizu pra firme AMERIKANE Zonja KIM sillet me SHQIPERINE sicuramente SHQIPERIA eshte PROTEKTORAT dhe jo vend i pavarur dhe partner.Prs eshte e quarte SALI BERISHA edhe pse NON GRATA vazhdon te mbrohet nga AMERIKA sepse AMERIKA eshte ajo qe komandon edhe SPAK un ne SHQIPERI

                      1. T
                        Taulant

                        Kaluam nga 26 Maji ne blerjen e votave me thas me miell e heqje nga puna. Fakt eshte qe ne 26 Maj Partia Socialiste nuk kishte shanc te fitonte. Si rrodhen ngajrjet me vone pislleqe te tilla si Imami,Brace,Rama etj e paten hak dhe pak drurin qe hengren. Koha tregoj qe ata tradhetuan idealet e demokracise u kthyen ne simbole te korrupsionit.

                        1. F
                          Faqeziu

                          Sa per saktesim : Eshte e vertete, Berisha i mobilizoi ate dite te gjithe sherbetoret e tij besnike, SHIK, Polici, etj. Por edhe gazetaret qe i lepiheshin, me ne krye Mero Bazen. Ka te drejte komentuesi Ari : jemi popull me kujtese te shkurter, besojme kedo qe flet, mjafton t’i sherbeje Edi Rames.

                          1. E
                            Emigranti i paligjshem

                            Nje pyetje per artikull shkruesin. Me çfare te drejte thua “ dhe çuditerisht, ka ende te marrë qe e ndjekin nga pas “!!!!!! Kush je ti qe fyen inteligjencen e qindra e mijëra shqiptarëve qe mendojne ndryshe nga ti. Une personalisht kam qenë prezent ne ato zgjedhje si nje ish punonjes i policise se shtetit. E din ti artikull shkrues se cili ishte gabimi me i madh i Dr. Bershës dhe PD-se së asaj kohe. ??? Qe beri shume pak. Do ishte dashu qe te dhunoheshin shume me shume deri ne çfarosje te rraces se poshter komuniste. Do ishte dashur te gjendej menyra qe kjo rracë e felliqur te mos kishte më asnje mundesi qe te organizohej e te ringrihej. E si pasojë e kesaj dhune te pamjaftueshme pjella e shpifur komuniste u ri-organizua duke nxitur luften civile ne ‘97. E per pasoje rikthimin ne pushtet. E tani jemi ketu jemi. Per derisa ne shqiperi te jene ne pushtet vemjet e felliqura komuniste dhe kelyshët e tyre nuk do te ketë asnje lloj perparimi vetem vjedhje , korrupsion dhe krime. Sepse komunizmi si ide eshte vjedhje ,korrupsion dhe krim. Buona giornata Ora vado lavorare

                            1. T
                              Taulant

                              Ke te drejte sepse ne 1996 Partia Socialiste dhe gjithe masa e injoranteve sidomos fshati nuk gjykonin programet elektorale por donin qe te fitonte vetem PS-ja si pasuese e Partise se Punes. Gabimet e Berishes ishin te shumta .Por cila ishte alternativa ? Bixhozxhiu Nano Komunisti Servet Pellumbi apo Brace/Imami/Rama per te cilet koha tregoi qe e kishin shume pak drurin qe hengren ne 26 maj.

                              1. B
                                Bujar Kanapari çuni i Sherbetit, danoçit na Lispat

                                D.m.th, ty "Taulant" kur te tkcejne nhu e meriton drunin? Apo kush trref tdo?

                            2. H
                              Hyseni

                              Kjo foto është bërë në qytetin e Memaliajt.

                              1. A
                                ALFA ROMEO

                                FATKEQEISHT Shiptaret nuk e kane kuptuar por dhe nuk do ta kuptojne pse SALI BERISHA as nukeshte denuar dhe as qe do te denohet .Ke degjoni Spartakun. Pse e mbrojti Spartaku ne parlament me komisionin hetimor pas ndodhive te vitit 1997.Ke dgjoni Fatos Klosin mikun E ILIR METES.SALI BERISHA mbrohet nga AMERIKA pikerisht duke i hedhur hi ne sy POPULLIT me NON GRATEN e tyre.Si me doni ju o POPULL ne se arrestohe Saliu nuk do te tregoje kush e udhezoi dhe kush e ndihmoi ne zbatimin e planare per shkaterri.in e SHQIPERISE .A do te lejoje AMERIKA ti dalin te palarat BURRIT TE SHTETIT? NE SE ARRESTOHET SALI BERISHA NE KRYE TE 48 OREVE DO TE GJENDET I HEL.UAR NE QELI.PIKERISHT KESAJ I FRIKSOHET SALI BERSHA.

                                1. M
                                  MIRA

                                  Po Perbindeshi i Vicidolit, Sali Berisha a do te denohet ndonjehere me VDEKJE?!

                                  1. Z
                                    Zeneli

                                    Po.Qysh atehere ne Shqiperi nuk ka pasur zgjedhje te lira.Edhe Parlamenti i sotem eshte produkt pislleqesh politike,eshte ilegjitim.Qeveria po ashtu ilegjitime dhe zgjedhja e presidentit do te jete produkt pazaresh te pista. Keni te drejte “ u vrane zgjedhjet e lira” nje here nga Berisha dhe tani nga Rama.

                                    1. o
                                      o popull dele

                                      Shko o emigrant "lavorare" se si shum te tjer qe hiket ate dini te beni dhe plerat qe mbeten i falen akoma ktij krimineli qe sjell verdall kte "kope delesh" qe passi ju qethi leshin ,ju piu gjakun , ju mori gjithcka ,u pasurua per tre breza ,degjeneroi komplet shtetin ,vrau njerez diten e naten me pushtetin qe gallofa si ty i falet ne emer te antikomunizmit nje qelbesire komuniste ,qe vazhdon te fshij bythen me ate mendjen tuaj qe frika dhe budalliku qe ju ka mbytur qe diten qe lindet per ti sherbyer ksaj lloj kafshe ,se nuk jeni te zot te gjeni por as te mbroni dinjitet sepse di tju hedh pluhurin e hareses e te mos keni aftesin te beni ndryshe ,sepse me horrat e tij te zhytur ne krim e hajni ,ju tall e luan qe ta mbani akoma gjall ,akoma ne pushtet qe ti shpetoj ndeshkimit ! Turpi ,qe nuk egziston ma ne ate tru te kalbur qe mbani ne kok , ka mbetur jetim atje ne folen tuaj e ftyrat e degjenerimit si fantazmat shekspiriane qe e ndjekin e akoma kerkojn dit te bardha ,ju perplasin beshtymen e tyre per tju treguar se jan shumuca ! Po , jan "shumica" qe perqesh shumicen qe dhuna e pushtetit te ktij lloj krimineli i ka ber shterp per te ber ate revolucion qe te clirohen e te shpetoj Kombin..... Jeni aq te "vdekur" sa as dor e Amerikes nuk po ju shpeton dot ...E gezofshi ...E meritoni ......

                                      1. P
                                        PATRONAZHISTI

                                        Manipulimi i zgjedhjeve te26-majit 1996 eshte i vulosur nga gjithe drejtimet.Kushdo qe mendon se PD-ja do te fitonte ne ato zgjedhje tregon se nuk e ka njohur realitetin.Zgjedhjet vendore te tetorit 1992,referendumi per kushtetuten,ishin shprehje e qarte se PD-ja do te humbiste.Opozita ishte e terrorizuar nga bemat e strukturave shteterore,polici,SHIK-u,administrata e re pas nenit famekeq per pushimet nga puna 24/1 e te tjera.Fushata e opzites dhunohej kudo,afishet e saj griseshin dhe aktivistet rriheshin pa me te voglin arsye.26 maji 1996 eshte faqia me e erret e pluralizmit shqiptar Pas asaj te turpeshme jane zgedhjet e 2001-it me Dushkun e Fatosit e Ilirit dhe asnjehere nuk po gjejme derman.Ne keto farsa elektorale,pas perdes kane qene edhe nderkombetaret qe i kane lejuar.Te mos harojme perveshjen e mengave te kemishes ne numerimin e votave ne 2011-ten ku tjetersimi i rezultatit u be ne menyre demostrative dhe askush nuk tha nje fjale.Edhe ne zgjedhjet e tjera nuk kane munguar manipulimet e keto me "dakortesin" e te "medhenjve".

                                        1. 1
                                          19

                                          Emigranti i pa ligjshem shko gjej njehere me ke te ka ber mami ose joteme pastaj dil e fol mor rrace kurvash malok .

                                          Lini një Përgjigje