
Nga ana e Partisë Socialiste, përtej akuzave të hedhura prej demokratëve se nuk kanë respektuar marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pakti do të respektohet dhe kandidatura për raundin e tretë, i cili zhvillohet më 30 maj, nuk do të ketë.
Ky është qëndrimi zyrtar i bërë publik nga kreu i Grupit Parlamentar të të majtëve, Taulant Balla, gjatë një daljeje për media.
“E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president; te krejtësisht i kundër nga Ilir Meta”.
Një gjë të tillë e ka thënë që përpara fillimit të procesit edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Në bazë të asaj çfarë tha Balla, u la të nënkuptohet se figura e Presidentit (nëse PS e ka tashmë një të tillë në mendje konkretisht) është radikalisht e kundërt me atë të kreut aktual të shtetit.
Kjo për të, ka të bëjë me faktin se “vendit, nuk i bëhet mirë” në rastin e kundërt.
“Kemi përjetuar një moment historik për vlerat e Shqipërisë dhe aftësitë organizative, ndaj në këtë aspekt duhet të kemi një frymë për të zgjedhur një president mbi palët”, përsiati kreu i grupit të shumicës.
Keq e kanë punen se te gjesh një shqiptar të ndershëm per ta bërë president Nuk është shaka.
Ka trazira brënda PD-së., mendoj që selia blu do jap mendim President në 2027.