
Nga takimi me të rinjtë në Vlorë, kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë, ku tha se socialistët që kanë probleme me të janë me gishtat e dorës, por mbështetësit do bëhen 1 milion sipas tij.“Shpatën që e ka në dorë drejtësia e mbante kryetari, aty te zyra ime ishte shpata. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije.
Është për të ndëshkuar më të fortët dhe prandaj ata që thonë socialistët janë nëpër burgje, na marrin të keqen.
Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës, ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 mln”-u shpreh Rama.
Kjo është demagogji, pasi ata që drejtojnë shtetin nuk janë 1 milion, por disa mijëra dhe raporti bëhet mbi bazën e këtyre, jo të 1 milion votuesve. Pensionistët 700 mijë, nuk marrin pjesë në qeverisjen e vëndit, ata janë kontigjent që qeverisen. Po ashtu, këta 1 milion janë votues, jo anëtar të Partisë Socialiste. Ndaj lëri pallavrat, nuk ka njeri me dy pare mënd në kokë që t'i hajë këto justifikime idiote.
Nuk e di nese jeni 1 milion, por aq sa jeni keni "zgjedhur"(keshtu supozohet) pasi e keni situr mire e mire, nje zv.kryeminister, qe sot eshte ne arrati! Po keshtu, keni kaluar ne site dhe ne filter kandidatura per deputete, ministra kryebashkiake, deri te lali Eri, por qe sot jane neper biruca!...
Rilindasit jane neper burgje, kurse sociliastet vuajne.